Bllokohet kufiri Kosovë-RMV

  • A.P /
  • 18 May 2026 - 14:41
Bllokohet kufiri Kosovë-RMV

Policia e Maqedonisë së Veriut e ka ndalur krejtësisht qarkullimin e personave dhe automjeteve në kufirin me Kosovën.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar të Kosovës thotë se “sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë”, duke shkaktuar “kolona të gjata”.

“Ju njoftojmë, se prej orës 13:40 sipas njoftimit nga zyrtarët e Policisës së RMV, sistemi i regjistrimit të hyrje/daljeve në RMV ka rënë dhe me këtë rast Policia e RMV kanë ndalur krejt qarkullimin, hyrje /daljet e personave,veturave dhe autobusëve. Për momentin janë duke u krijuar kolona të gjata për shkak të ndërprerjes së qarkullimit. Ju rekomandojmë që të shfrytëzoni PKK Stançiq-Bellanovc apo PKK Glloboqicë. Për çdo ndryshim do t’u njoftojmë me kohë”, thuhet në njoftim.

QKMK kërkon që për më shumë informata, të kontaktoni me ta në numrat: 045198000, 045198606 dhe pa pagesë në 080050095.

(Kosova Sot Online)