Sami Lushtaku: Po i them Albin Kurtit lem rehat o vlla

  • A.P /
  • 19 May 2026 - 10:45
Sami Lushtaku: Po i them Albin Kurtit lem rehat o vlla

Kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku, pas deklaratve të kryeministrit në detyrë Albin Kurti, i cili tha se Lushtaku ka synuar të aksidentohet me eskortën e tij, është deklaruar në Pressing duke thënë se për këtë situatë ekzistojnë pamjet e kamerave dhe të njëjtat policia i ka dërguar në prokurori.

“Unë s’po e kuptoj, po i them Albin Kurtit, lem rehat o vlla”, tha Lushtaku.

Ai  tha se nuk bëhet fjalë “as për dalje të pakujdesshme, janë kamerat o vlla…Albulena Haxhiu më ka akuzu po atë ditë, policia janë ardhë i kanë marrë kamerat dhe i kanë dërgu në prokurori..”, deklaroi Lushtaku.

(Kosova Sot Online)