Një grua është therur me thikë në Prishtinë

  • A.P /
  • 11 June 2026 - 12:00
Një grua është therur me thikë në Prishtinë

Një grua është therur me thikë të mërkurën në Prishtinë. 

Rasti është cilësuar si vrasje në tentativë dhe për të është arrestuar një i dyshuar i cili thuhet se ka pranuar tretman psikiatrik dhe pastaj është dërguar në mbajtje. 

“Viktima  femër kosovare ka pësuar lëndime trupore pasi është sulmuar me mjet të mprehtë nga i dyshuari mashkull kosovar. I dyshuari është arrestuar dhe ka pranuar trajtim mjekësor psikiatrik. Në vendin e ngjarjes është sekuestruar një mjet i mprehtë që dyshohet se është përdorur në rast. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

(Kosova Sot Online)