Nëna raporton zhdukjen e djalit të saj
Policia e Kosovës, ka njoftuar se dje në Ferizaj, është raportuar për një person të zhdukur.
Në raport shtohet se rastin në polici e ka paraqitur nëna e viktimës, dhe se, rasti është duke u hetuar.
‘‘PERSON I ZHDUKUR
Ferizaj / 09.06.2026 – 18:00. Me 10.06.2026 një femër kosovare ka raportuar se djali i saj është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend ndodhje e tij. Rasti është duke u hetuar’’, ka njoftuar Policia.
(Kosova Sot Online)
