Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 11:05
Policia jep detaje për plagosjen në Prishtinë

Të enjten mbrëma u plagosën dy persona pas një përleshje në Prishtinë. Policia të premten njoftoi se dy persona ishin sulmuar fillimisht nga një i dyshuar e më vonë i dyshuari është lokalizuar dhe është parë se ishte i plagosur. 

Sipas Policisë, njëri prej viktimave dhe i dyshuari janë dërguar në QKUK, e viktima raportohet të jetë në gjendje të rëndë. 

“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit  nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, thuhet në raportin e PK-së. 

Njësitë relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe është konfiskuar vetura në të cilën kishte ndodhur rasti. 

Me vendim të prokurorit të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor.  

(Kosova Sot Online)