Berisha: Vendosni në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit

  • A.P /
  • 19 June 2026 - 09:15
Berisha: Vendosni në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit

Kreu i opozitës shqiptare Sali Berisha kërkoi gjatë fjalës së tij në kuvend që të, “vendosen në agjendë ligjet që kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetjen e plotë të Parlamentit Evropian”

Berisha: Edhe njëherë, ndryshoni axhendën, vendosni në axhendë ligjet, të cilat kërkojnë protestuesit dhe kanë mbështetje të plotë të Parlamentit Evropian.

Parlamenti Evropian dje ka vendosur në rezolutë kërkesën për moratorium të çdo lloj leje në zonat e mbrojtura, të çdo lloj ndërtimi, të çdo lloj zhvillimi në zonat e mbrojtura dhe anulimin e ligjit që ka kërkuar prej kohësh Komisioni Evropian.

Përputhuni me axhendën e madhe të protestuesve.

Natyrisht e kam thënë dhe e them, mister Arameros, opozita e opozitës është vegël e qeverisë dhe nuk më impresionon mua kurrë.

(Kosova Sot Online)