Milingonat hanë beben e braktisur në pyll

  • 03 June 2015 - 10:38
Milingonat hanë beben e braktisur në pyll

Një bebe e sapolindur, e braktisur në pyll, u gjet e mbuluar nga milingonat, që kishin nisur ta hanin.

Policia tha se vogëlushja, rreth tre ditëshe, u gjet nga një burrë, që dëgjoi të qarat e saj, ndërsa po kthehej nga puna.

Bebja ishte hedhur në rrethinat e qytetit Chelyabinsk në Rusi.

Sipas policisë, nëse do kishte qëndruar më shumë, bebja nuk do kishte rezistuar, transmeton Mapo.

Tashmë bebja pritet ta marrë veten plotësisht.

Policia po heton për të zbuluar prindërit e vajzës.

Image