Të gjithë të zhyturit në llum e tradhti, flasin për komb e patriotizëm

Të gjithë të zhyturit në llum e tradhti, flasin për komb e patriotizëm
Të gjithë të zhyturit në llum e tradhti, flasin për komb e patriotizëm

Skender Kapiti

  • 31 August 2020 - 12:16

Ajo e cila vërehet sot në Shqipëri dhe në Kosovë është kulmi  i hipokrizizë intelektuale , meditike e gjithfarëshe, por sidomos kulmi i hipokrizisë politike.

Dhe pikërisht janë ata të cilët janë përzier me krimin dhe të mbushur me rekorde krimi, por që flasin per luftë kundër krimit.

Janë ata, hajdutët dhe të korruptuarit që bërtasin kapeni hajdutin dhe luftoni korrupsionin.

Është padrejtësia e cila uluret dhe mbrohet  me drejtësinë.

Është  antiligji që mbrohet nga ligji.

Janë kryetradhtarët që shesin detin e që akuzojnë të tjerët për tradhti.

Janë amoralët që flasin për moralitet.

Janë injorantët që japin leksione diturie e kompetence.

Janë ata që i falën Malit të Zi  8000 hektarë tokë, e ata flasin për komb, shtet e patriotizëm.

Janë ata që deshën ta coptojnë Kosovën dhe duan të dukën si partriotë  të Bashkimit Kombëtar.

(Kosova Sot Online)