Vizita në Luginën e Preshëvës e Kongresistëve SELF & SUBRAMANYAM pritet, të konstatoj diskriminimin sistemtik të Serbisë ndaj Shqiptarëve Etnik
A.P
Gazeta ’’KOSOVA SOT’’: Është paralajmëruar se Kongresistët Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, pritet të vizitojnë Krahinën e Preshevës. Si e komentoni këtë vizitë e kongresistëve amerikanë, duke qenë se kongresisti amerikan Keith SELF, ka ngritur çështjen e diskriminimit ndaj komunitetit shqiptar në Luginën e Preshevës në Kongresin e SHBA-së?
Refik Hasani: Paralajmërimi për një vizitë në Luginën e Preshevës, nga Kongresitët amerikan Keith Self dhe Suhas Subramanyam, është e një rëndësie të veçantë. Uroj që kjo vizitë të realizohet sa më parë dhe vërtet vizita të përfshijë e mbuloj Preshevën, Medvegjën dhe Bujanocin, pasi ka një rëndësie të jashtëzakonshme të vizitohen vendbanimet dhe lokalitete e 3 Komunave, pra vizitë si e plotë në gjithë këtë Krahinë. Meqë nga Kongresmeni amerikan Keith SELF, Kryetar i Nënkomitetit për Evropë i cili më 21 janar 2026, në mbledhjen e Komitetit për Punë të Jashtme të Kongresit të SHBA-s, inicoi duke prezentuar Rezolutën me numër H.R. 6411, dhe për raportim vizita është një rëndësie të posaqme, që edhe të miratohet Rezoluta në fjalë mbrenda afatit të rregull 6 mujor.
Pres nga kjo vizitë që do të realizohet në Krahinën e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanoci, që Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, të kërkojn nga instanca më të lartë të Republikës së Serbisë numrin zyrtar nga rexhistri civil i të pasivizuarëve, që është diskriminim përmesë pasivizimit të adresave-një pastrimi etnik.
Pres nga kjo vizitë e Kongresistëve amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM,të VIZITOJN GJITHË, bazat ushtarake të përqendruar e të vendosura në lokalitete të këtij Rajoni, pasi aktualisht jan 48-minibaza ushtarake, në Zonën Tokësore të Sigurisë, sepse kemi militarizim më të lartë në Evropë, që ka përqendrim në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, armatime e arsenale të ndryshme luftarake që jan në gatishmëri lufte.
Pres nga kjo vizitë e Kongresistëve amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM,TË KONSTATOJN, ME FAKTE, DËSHMI E PROVA SE KEMI, moszbatim gati plotësisht ku Serbia nuk zbaton marrëveshjen e Konçulit të arritur më 20 maj 2001.
Pres nga kjo vizitë e Kongresistëve amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM,TË MONITOROJN, TË INSPEKTOJN, TË PASQYROJN, se Serbia, vazhdon shkelje të rënda, cenim të vazhdueshme, mohim sistematik shtetëror, diskriminimi klasik, pasi nuk ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e nënshkruara me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të këtij Rajoni në vitet 2001, 2009, 2013 dhe 2022, të gjithë këto të zën vend raportime e mbledhura e grumbulluara gjatë kësaj vizite, të njëjtat të raportohen në instanca të Senatit, Kongresit Amerikan, duke përfshi edhe instanca tjera të BE-ës dhe OKB-së.
Gazeta ’’KOSOVA SOT’’:A mund të sjellë kjo vizitë presion më të madh ndërkombëtar për çështjen e diskriminimit të shqiptarëve nga ana e Serbisë?
Refik Hasani: Vizita e paralajamëruar në Luginën e Preshevës, nga Kongresitët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, mendoj se është një presion më i madh ndërkombëtar për çështjen e diskriminimit të shqiptarëve nga ana e Serbisë. Ky është një zhvillim me tretman që ndërkombëtarizimi ka arritur në nivelet më të larta të vendimmarrjes së politikës së jashtme të SHBA-së, dhe çështja e Krahinës son në instanca e mekanizma më të lart të Senatit, Kongresit dhe Presidentit të SHBA-ës, sepse në këtë Krahinë ka një diskriminim sistematik dhe mbi të gjitha nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik.
Kjo vizitë fletë më së miri se është një mbështetja thelbësore, pasi kemi shprehur vullnetin plebishitar si Komunitet i organizuar edhe kjo Krahinë i përket Evropës, se kjo Krahinë nuk është çështje e brendshme e Serbisë, dhe nuk e ka të zgjidhur statusin politik dhe juridik, dhe kërkon zgjidhje të drejtë, të pranueshme me ndërmjtësim dhe garanci të faktorit politik dhe ushtarak ndërkombatërë.
Është për të përshëndetur vizitën që do të realizohet në Krahinën e Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanoci, nga Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, pasi diskriminimi i kësaj Krahine është bërë pjesë e diskutimit zyrtar në nivelet më të larta të politikëbërjes amerikane dhe për ti shprehu mirënjohjen e sinqertë jo vetëm këtyre dy Kongresmenëve amerikan, por edhe Kongresmenëve tjerë si Demokratik dhe Republikan, por edhe komunitetit shqiptaro-amerikan në angazhimin dhe kontributin ku përmes avokimit, lobimit të vazhdueshëm, takimeve dhe adresimeve me fakte, prova e dëshmi të bollshme u arrit të njihet e pranohet edhe zyrtarisht diskriminimi sistematik që ushtron Republika e Serbisë ndaj etnikumit autokton shqiptarë në Preshevë, Medvegjë, dhe Bujanoc.
Gazeta ’’KOSOVA SOT’’:Cili është mesazhi drejtuar subjekteve politike shqiptare pozit-opozitë, që gjatë vizitës në Luginën e Preshevës, nga Kongresitët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, të jen unifikuar në qëndrime?
Refik Hasani: Pres nga liderët e gjithë subjekteve politike shqiptare pozit-opozit, që veprojn në 3 komunat, bashkarisht, të paraqiten me një zë, me raporte, pasqyrime të unifikuara, të artikuluara, harmonizuar para delagacionit në krye me Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, TË RIKUJTOJN GJITHNJË, Referendumin e 1 e 2 Mars 1992, dhe sakrificën përmes kryengritjes së armatosur, që është ruajtuar pragu i shtëpisë, dinjiteti dhe identiteti përmesë luftës së UÇPMB-ës.
Pres nga liderët e gjithë subjekteve politike shqiptare, para delagacionit në krye me Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, TË DENOJN ME NJË ZË TË UNIFIKUAR, ndaljen e mënjëhershme të praktikave margjinalizuese-diskriminuese, sepse jan pasivizuar shprehur në numër, mbi 25 mijë qytetarë shqiptarë, u jan pasivizuar adresat nga rexhistrat civil-jan pasivizuar në kuptimin administrativ, duke i humbur të gjithë të drejtat, por edhe mospërfaqësimi proporcional i shqiptarëve në Gjykata, Prokurori, momoszbatim në zingjirin Komandues të policisë dhe Komandant të Policisë në këto komuna, të jetë nga përkatësia nacionale shqiptare, mos përfaqësim në strukturat shtetërore të ndieshme të sigurisë, mosndalimi i diskriminimit në kulturë, në informim, në investime, mos ndalim, pasi u jemi ekzpozuar frigës, militarizimit, nën tendenca të vazhdueshme për shpërngulje, asimilim e pastrim Etnik.
Pres nga liderët e gjithë subjekteve politike shqiptare, para delagacionit në krye me Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, TË THEKSOJN TË GJITHË NJË ZËRIT, se shqiptarët në Serbi, ju takon dhe duhet përfaqësimi me vende të rezervuara në Parlament të Serbisë, por edhe në të drejtë në shkollimin në nivel Universiteti.
Pres nga liderët e gjithë subjekteve politike shqiptare, para delagacionit në krye me Kongresistët amerikan Keith SELF dhe Suhas SUBRAMANYAM, TË PARASHTROJN,E PARAQESIN DUKE FAKTUAR-TË GJITHË ME NJË ZË, në mosinvestim në infrastruktur, në institicione shkollore, në moszbatim në hapjen e një Spitali Regjional, me gjithë Klinikat përkatëse për pacientë të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, në mosinvestim në kulturë, në moszbatimin në hapjen-themelimin e një Instituti për trashigimi Kulturoro-Historike,në mosndërprerjen e përdorimit të Gjuhës me urrejtje, racizëm dhe ksenofobi.
Për fundë subjektet politike të kësaj Krahine, pasi nuk ishin të unifikuar në qëndrime, duke mos paraqitur kërkesa të artikuluara, për zgjedhje për Parlament të Sebisë,të garojn me një listë të përbashkët jan duke humbur, por edhe ju ka munguar ndërtimi i një qëndrim të përbashkët edhe lidhur me Trupin Koordinues i Qeverisë së Serbisë për komunat: Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc.
Vetëm të unifikuar, përmesë një qëndrim të vullnetitë plebishitar të artikuluar sikur në Referendumin e 1-2 marsit 1992, bashkëveveprim, të harmonizuar në sakrificën përmes kryengritjes së armatosur, që është ruajtuar pragu i shtëpisë, dinjiteti dhe identiteti përmesë luftës së UÇPMB-ës, dhe është arritur Marrëveshja e Konçulit më 20 maj 2001.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".
