Shkarkimi i shefit të AKI-së pa marrëveshje mes Avdullah Hotit dhe Ramush Haradinajn e godet, e rrëzon koalicionin qeverisës

Shkarkimi i shefit të AKI-së pa marrëveshje mes Avdullah Hotit dhe Ramush Haradinajn e godet, e rrëzon koalicionin qeverisës

Hajrullah Tërnava

  • 20 December 2020 - 13:29

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Sikur të mos ishin koordinuar në këto qëndrime LDK dhe AAK, thellimi i mosmarrëveshjeve do të ishte edhe më i madh, dhe patjetër shumë shpejtë do të prishej koalicioni mes këtyre partive dhe do të caktohej edhe afati i zgjedhjeve të reja. Kësaj situate do ti paraprinte edhe një luftë propagandistike që do të rikujtoni edhe shkarkimin e drejtorit të Policisë dhe Task Forcës kundër korrupsionit. Kreshnik Gashi është emëruar Drejtor i Agjencisë Kosovare për Inteligjence nga Presidenti Hashim Thaçi dhe ish-kryeministri në largim, Ramush Haradinaj, dhe aso kohe të gjitha emërimet sa ishte Haradinaj kryeministër në dorëheqje janë kundërshtuar nga LDK-je me paralajmërimin e shkarkimit të tyre, posa të vijnë në pushtet.

-Situata në të cilën tani gjendet kjo qeveri tregon jo stabilitet të qeverisjes, e sidomos tani kur po ballafaqohemi edhe me pandeminë e korona virusit, dhe ky koalicion LDK-AAK, tani në këtë kohë mundë të ketë konotacione dhe botëkuptime të ndryshme të kësaj qeverisje. Megjithatë ky veprim i ndërmarr nga kjo qeveri për shkarkimet e zyrtarëve të AKI-së, të kreut të këtij shërbimi Kreshnik Gashit, që kishte krijuar ekses si zyrtar i AKI-së, sepse ajo çfarë e tha U.D. Kryetarja e shtetit Vjosa Osmani, se kishte tentim të hapjes së kasafortës-sefit, me këtë u dëshmua se kishte ndodhur ai skandal-ekses, prandaj është e kuptueshme të ndërmerret ky veprim i kërkesës së dorëheqjes së zyrtarëve të AKI-së, të Kreshnik Gashit dhe të tjerëve që ishin pjesëmarrës në këtë vepër.

Sjelljet e këtyre zyrtarëve të këtij shërbimi, janë të pa tolerueshme sepse me këtë veprime i tejkalojnë autorizimet e tyre si institucioni më i ndjeshëm në shtetin tonë. Me këto veprime mundë të kuptohet se mundë ketë përplasje mes koalicionit dhe ai mosbesim tani mes partnerëve qeveritar, është shumë i qartë. E kur ndodhë një skandal i tillë i nivelit më të lartë të institucioneve shtetërore, sikur në këtë rast në zyrën e Kryetares së shtetit, zyrtarët e koalicionit së pari merren vesh mes veti për një vendim të tillë dhe pastaj realizohet ai vendim dhe njoftohet opinioni. Kërkimi i dorëheqjes së zyrtarëve në fjalë, duhet që të iu shërbej si mësim edhe tjerëve për të ardhmen, se kush bënë gabime të tilla dihet se çfarë i pret edhe ata. Nuk duhet që të heshtën e të mos sqarohen gjërat kur ndodhin kështu.

Avdullah Hoti si Kryeministër në marrëveshje me koalicionin qeverisës, ka vepruar në suaza ligjore për këtë veprim. Edhe te shërbimi i AKI-së, që është shërbimi më i besueshëm institucional i larte i shtetit, shihet se me këtë veprim i kanë tejkalua autorizimet e tyre, megjithatë hierarkikja e U. D të Kryetares është më e lartë dhe vendimmarrëse. Nëse krejt ky veprim është ndërmarr duke u sqaruar partnerët mes vete, koalicioni LDK-AAK, besoj se nuk mundë të ketë mosmarrëveshje në koalicion.

Prandaj mendoj se edhe këmbëngulësia e Ramush Hajredinit që të bëhet kryetar i shtetit, tani mundë të zbutet dhe të mirëkuptohet nga ana e LDK-së me këtë marrëveshje duhet të punohet më me ngulmë që ti bindin edhe të tjerët që ti bëjnë votat për zgjedhjen e Kryetarit që në këtë kohë iu konvenon të gjitha partive përpos LVV-së, sepse në të kundërtën nëse shkohet në zgjedhje të gjitha këto parti do të pësojnë fiasko, dhe partia e LVV me Listën e Vjosa Osmanit, sikur po deklarohet edhe ajo, do të jenë fituese në zgjedhjet e radhës qe priten të ndodhin, në pjesën e parë të vitit të ardhshëm.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".