Pa Amerikën nuk bëhej Ushtria e Kosovës, politikanët tonë të korruptuar mburren duke na mashtruar

Pa Amerikën nuk bëhej Ushtria e Kosovës, politikanët tonë të korruptuar mburren duke na mashtruar
Pa Amerikën nuk bëhej Ushtria e Kosovës, politikanët tonë të korruptuar mburren duke na mashtruar

Dardan Grapci

  • 20 December 2020 - 08:40

Shkruan: Dardan Grapci

Politikanet e Kosovës, ish udhëheqësit e së kaluarës duhet të vijnë në vete dhe ta kuptojnë se sa poshtë kanë ra me sjelljet e tyre, aq sa populli është irrituar prej tyre dhe nuk i mbështetë më për shkak të premtimeve që ishin vetëm mashtrime , prandaj të tillët po izolohen gradualisht edhe nga Amerika. Ata nuk ishin të zotët ta bëjnë pavarësisht dhe me vetë iniciativë as këtë ushtri që e kemi tani. Unë kam një porosi serioze për ta, ju them kthjelluni në mendje, pranojeni që keni dështuar ta formoni Ushtrinë e Kosovës pa mbështetjen e miqve, jo që nuk keni dashtë, por për shkak se nuk keni pasur mundësi dhe guxim për të marr hapa serioz, keni pritë që se kush do të merr para në zarfe me dyer të mbyllura për interesa personale dhe prioritetet i keni harruar, por keni dështuar në fund dhe të tjerët na kanë ndihmuar.

-Krerët e shtetit të Kosovës dhe ish pushtetarët e mandatit te kaluar lirisht munden te fillojnë te qajnë, sepse mos te kishte qenë Amerika dhe NATO, sot FSK-ja do ishte vetëm thjeshtë një ushtri në pamjen me uniformë simbolike por jo edhe në kuptimin e plotë, me të gjitha atributet që i ka tani, funksionale dhe operacionale, të një ushtrie të mirëfilltë shtetërore. Prandaj duke i falënderuar SHBA-në dhe NATON , unë them që ndodhi transformimi i TMK-së në FSK dhe së fundi në ushtri moderne të kalibrit të NATO-s, si ushtria me e re në botë, e shtetit të ri të Kosovës. Transformimin me ligj i FSK-s në ushtri ka qenë jo vetëm një “dhuratë” nga miqtë ndërkombëtar për popullin e Kosovës, por edhe një sinjal i qartë dhe serioz që na bënë të kuptojmë se Amerika asnjëherë nuk do ta lërë Kosovën të vetmuar dhe në duart dhe fatin e disa politikanëve të cilët janë të zhytur deri në fyt, në korrupsioni dhe krim.



Kështu që Forcat e Sigurisë së Kosovës janë pjesa më e ndritshme e shtetit të Kosovës, aty janë djemtë dhe vajzat tona që dita-ditës po ju dëshmojnë vendeve të NATO-s dhe vetë Amerikës që kanë kapacitete dhe dëshirë për ta mbrojtur qytetarin në çdo kohe nga rreziku i jashtëm, nga apo armiku. FSK-ja është ushtri e re por në të gjitha sprovat e deritanishme e ka kaluar provimin shembullor dhe ka dëshmuar se është ushtri e vogël me standarde e me renome ndërkombëtare, ushtri të cilës ia kanë zili të gjitha ushtritë fqinjë në raport me numrin dhe nevojën për kapacitetet që ka ndërtuar deri më tani. Ushtarët e Kosovës janë treguar të aftë dhe të gatshëm për të ndihmuar kudo që është nevoja, janë të gatshëm për ta marr armën në dorë për ta mbrojtur atdheun dhe janë të gatshëm që ta japin jetën për këtë popull, prandaj duhet të jemi krenar si qytetar që i kemi, dhe duhet ti respektojmë kudo e kurdo.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".