Kjo është më shumë se skandaloze, kur Gjykata Kushtetuese bëhet vet shkelëse e Kushtetutës!

Kjo është më shumë se skandaloze, kur Gjykata Kushtetuese bëhet vet shkelëse e Kushtetutës!
Kjo është më shumë se skandaloze, kur Gjykata Kushtetuese bëhet vet shkelëse e Kushtetutës!

Muhamet Kelmendi

  • 27 January 2021 - 07:50

Shkruan: Muhamet Kelmendi

Për një gjobë në komunikacion që shkon nga 10 euro nuk ndalet kandidimi. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese është thjeshtë antikushtetuese dhe shkelje e ashpër e lirive dhe të drejtave njerëzore e të qytetarëve. Me atë akt juridik u ndalon gjykata me dhjetëra e mijëra vetave të drejtat ligjore. Me dhjetëra e mijëra janë të gjobitur në komunikacion dhe të gjithë ata nuk kanë të drejtë kandidimi. Rastet e theksuara tregojnë se Gjykata Kushtetuese është antikushtetuese në veprim. E kundër këtij niveli nuk ka shkallë tjetër ankimimi. Ky është verdikti përfundimtar.

Duke shqyrtuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese në Kosovë menjëherë të bie të kuptosh se kjo gjykatë është shkelësja më e rëndë e normës kushtetuese. Në aktgjykimin e shpallur mbi shpërndarjen e Kuvendit dalin disa çështje shumë antiligjore të vendosura. Së pari, është çështja e shpërndarjes së Kuvendit të Kosovës, vetëm mbi faktin se një deputet qenka i dënuar. Në rastin e tillë neni 70 paragrafi 4 nuk përcakton shpërndarjen e Kuvendit, por vetëm të Qeverisë, sepse është zgjedhur me një votë më shumë. Me paragrafin 4 të nenit 70 të Kushtetutës kërkohet zëvendësimi i deputetit me një kandidate tjetër nga lista e njëjtë dhe nuk shpërndahet Kuvendi.

Së dyti, nuk është e drejtë që Gjykata Kushtetuese, të detyroj zgjedhjet, sepse nuk ka të drejtë. Thjeshtë çështja e tillë është e Kuvendit, si dhe atëherë kur nuk mundet Kuvendi t' i kryej detyrat e veta. Këtu me norma mendohet zgjedhja e Qeverisë, e Presidentit dhe e çështjeve tjera jetike ku Kuvendi vepron. Pra, kur Kuvendi nuk funksionon. Por, edhe këtu është çështje e Kuvendit. Për atë është mocioni dhe mënyrat tjera kushtetuese për shpërndarjen e Kuvendit. Së treti, përveç shpërndarjes së Kuvendit, vazhdon me shkelje të normave kushtetuese nga kjo gjykatë. Nuk mundë të ndalohet askush nga kandidimi pa aktgjykim të formës së prerë dhe ku dënimi është një e më shumë vjet burg. Nuk qëndron askund në normat kushtetuese ndonjë sanksionim ku ndalohet kandidimi jashtë normës së nenit 70, paragrafit 4 të Kushtetutës.

Në anën tjetër, pse është gjykata. Vetëm gjykatat me aktgjykim mundë të ndalojnë ushtrimin e funksionit të ndonjë kandidati të dënuar. Me këtë tregohet se Gjykatat duhet që me aktgjykim të përfshijnë edhe këtë dënim. Se katërti, po ku ka raste që për dënime me kusht, për dënime me gjobë, arrest shtëpie e raste të tilla të ndalohet kandidimi. Ku e ka marr Gjykata Kushtetuese këtë bazë juridike? Në Kushtetutë nuk ka askund një normë të tillë. Në asnjë nen nuk del ky sanksionim. Edhe në aspektin e interpretimit nuk ka mundësi që kështu të vendoset. Këtu janë tejkaluar shumë kompetencat e gjykatës. Atë e kanë vetëm gjykatat që kanë shqiptuar verdiktin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".