Të korruptuar deri në fyt, ish pushtetarët bëjnë fushatë elektorale mashtrimi me fushatë të kundërligjshme punësimi

Të korruptuar deri në fyt, ish pushtetarët bëjnë fushatë elektorale mashtrimi me fushatë të kundërligjshme punësimi
Të korruptuar deri në fyt, ish pushtetarët bëjnë fushatë elektorale mashtrimi me fushatë të kundërligjshme punësimi

Dardan Grapci

  • 27 January 2021 - 07:34

Shkruan: Dardan Grapci

Do të ishte në interes të shtetit që punësimet në kohë të fushatës zgjedhore të hetohen nga Prokuroria dhe të ngritën aktakuzat për ata që e shpërdorojnë ligjin. Do të ishte mirë që të ketë një bashkëpunim të ngushtë në mes të Prokurorisë dhe gjykatave komunale, që të jenë sa me sy hapur e ti ndjekin dhe ndëshkojnë-trajtojnë me prioritet rastet e tillë. Sidomos duhet përqendruar tek punësimet në ndërmarrjet publike të cilat po shndërrohen nga partitë politike në ombrella të strehimit të militantëve të tyre, familjarëve dhe të afërmeve të rrethit tjetër të ngushtë, analfabet e të pa ditur që frikësohen edhe kur e shohin kompjuterin e lëre më të shkruajnë.

-Është e turpshme dhe e dëmshme për shtetin, se si në këtë periudhe kohore parazgjedhore, ish partitë politike që janë në pushtet në ikje, kanë filluar të punësojnë njerëz nga strukturat e veta klienteliste, në ndërmarrje publike dhe institucione shtetërore, qeveritare, në mënyrë që ta ruajnë dhe shtojnë votën e tyre. Kjo ndodhë në një shtet ku nuk sundon ligji, Kuptohet që skajshmërish po përdoret dhe do të vazhdon të keqpërdoret punësimi edhe në këto zgjedhje, kryesisht punësimi partiak dhe i jashtëligjshëm vetëm sa për ti bëre për vete qytetarët për të votuar për ta. Ata që nuk janë pjesë e kësaj klientele kriminale përsëri pas zgjedhjeve do të mbeten të pa punë sepse mashtrimi është i përkohshëm.

Duke e ditur nga e kaluara asnjë nga këto punësime partiake nuk kanë zgjatur më shumë se 1 vit, për shkak se janë gjetur arsye të ndryshme që të largohen përsëri nga puna, nëse të punësuarit nuk i kanë pasur në mbështetje lidhjet e forta politike. Ky fenomen i ka përcjellë vazhdimisht edhe zgjedhjet lokale por edhe ato qendrore.

Prandaj edhe kur po flitet për 35 pozite apo 35 persona që do të mundë të punësohen në Postën e Kosovës nuk do mbijetojnë më shumë se 1 vit, duke e ditur që gjithashtu brenda këtij viti do i kemi edhe zgjedhjet lokale, kështu që këto punësime lidhen krejtësisht me një vit të tërë elektoral dhe më pastaj mundë të fillon faza tjetër e reduktimit dhe e spastrimit. Kjo formë mbi punësimi dhe manipulimi do të duhej ndjekur dhe gjykuar sipas ligjit. Do të ishte në interes të shtetit që punësimet në kohë të fushatës zgjedhore të hetohen nga Prokuroria dhe të ngritën aktakuzat për ata që e shpërdorojnë ligjin.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".