Sejmenët e Hashim Thaçit në Gjykatën Kushtetuese pengojnë zgjedhjet e lira dhe mohojnë të drejtën e kandidimit për deputet sipas urdhërit të shefit, duke shkelur mbi ligjin dhe Kushtetutën

Sejmenët e Hashim Thaçit në Gjykatën Kushtetuese pengojnë zgjedhjet e lira dhe mohojnë të drejtën e kandidimit për deputet sipas urdhërit të shefit, duke shkelur mbi ligjin dhe Kushtetutën

Hajrullah Tërnava

  • 27 January 2021 - 07:43

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Kodi penal nuk ia njeh pasojat juridike dënimit me gjobë, me kusht me vërejte dhe me lirim nga dënimi. Prandaj me këto përvoja po dëshmohet katërçipërisht se ata gjyqtarët e kushtetueses kanë qenë të ndikuar dhe detyruar nga presioni i Hashim Thaçi i cili përmes gjyqtarit Nexhmi Rexhepi i cili kurrë në jetë nuk ka qenë gjyqtar, dhe nuk ka dije as përvojë, andaj ai aty ishte dërguar nga Hashim Thaçi, vetëm për të manipuluar rastet, me gjyqtar jo profesional e të pa ditur, siç është edhe Radomir Labani dhe të tjerët ose gati të gjithë. Kjo situate e krijuar tani, është një katastrofe që duhet ti faturohet Hashim Thaçit dhe grupit të tij në presidencë dhe në PDK- e LDK, dhe jo vetëm.

-Situata parazgjedhore, e krijuar në këtë kohë, e sidomos me vendimin e Gjykatës Kushtetues, i ka kontribuar kësaj gjendje kaotike që edhe juristët më eminent po bien në kontradikta me vlerësimet e tyre. Në këto vlerësime duhet të dëgjohen ata jurist që e kanë përvojën e tyre, që në realitet kanë një të kaluar nëpër instancat e larta gjyqësore, e sidomos ata të cilët e kanë një të kaluar të pastër profesionale juridike, sikur në këtë rast ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, që po vazhdon ta kundërshton fuqishëm Gjykatën Kushtetuese, duke thënë që vendimi me të cilin ndalohet kandidimi i deputetëve në zgjedhjet e 14 shkurtit është plotësisht i gabuar.

Pra ky është një konstatim i saktë nga një profesionist i fushës që e konstaton se vendimi i Kushtetueses se çdokush që është shpallur fajtor në tri vitet e fundit dhe nuk ka të drejtë të kandidohet, është vendim plotësisht i gabuar. Është i gabuar, për faktin se ai eshte dimension puro-ligjor dhe i pastër ligjor, nuk është dimension kushtetues dhe nuk ka të bëjë me Kushtetutën, ashtu siç e thotë edhe Fejzullah. Madje me të drejtë ai e ka shtuar e ka thënë se është çështje ligjore për të cilën duhet të shprehet KQZ-ja, PZAP-i dhe Gjykata Supreme, sepse vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është i drejtë kur e thotë që askush nuk ka të drejtë të kandidohet nëse tri vitet e fundit ka qenë i shpallur fajtor me vendim gjyqësor, dhe kjo është e gabuar.

Përndryshe me të drejtë Prof. Hasani konstaton se Ligji mbi zgjedhjet është shumë i qartë, ngase gjithnjë ai pikë reference e ka kodin penal. Ata e kanë kurdisur këtë skenar për interesat e PDK-s e LDK-së, për ta kapur rishtas pushtetin dhe për të qëndruar sa më gjatë në pushtet që ta kenë mbikëqyrjen e institucioneve në tërësi dhe po këto parti ashtu si deri më tani ta qeverisin e zhvatin këtë shtet në mënyrë ashtu si dëshirojnë vetë ata. Prandaj edhe kjo provoj, duhet vetëdijesuar qytetarët e Kosovës, që në këto zgjedhje votën tua japin partive që deri më tani nuk janë provuar në qeverisjen e nivelit qendror të shtetit, me një shpresë se do të bëjnë më të mirën e mundshme ndaj këtij shteti, dhe me ligjet e reja, si ligji VITTING, do ta spastrojnë ketë vend, dhe njëherë e përgjithmonë të filloj jetësimi i ligjeve pozitive me njerëz të pastër që këtij vendi ia duan të mirën, që punojnë për të mirën e qytetarëve të këtij shteti.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".