Urgjentisht dhe pa vonesë të “çarmatosen” hajnat e shtetit!

Urgjentisht dhe pa vonesë të “çarmatosen” hajnat e shtetit!
Urgjentisht dhe pa vonesë të “çarmatosen” hajnat e shtetit!

Muhamet Kelmendi

  • 18 April 2021 - 08:17

Shkruan: Prof. Muhamet Kelmendi

Paraqitja e Ligjit për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme është një fillim i mirë në luftën kundër dukurive negative dhe të krimit e të korrupsionit në vend. Këto dukuri nuk mund të luftohen me sukses nëse nuk vihen në zbatim dy masa juridike. Së pari, është përgjegjësia penale për çfarëdo krimi dhe korrupsioni të bërë dhe së dyti, është konfiskimi i pasurisë së krijuar në mënyrë kundërligjore. Këto dy masa shkojnë së bashku dhe vetëm kështu fiton e drejta e drejtesia per te gjithe ne Kosove.

Ligji i tillë kërkon që të krijohen organe e mekanizma ligjor kompetente dhe të përgatitura profesionalisht për të hetuar seriozisht prejardhjen e pasurisë së pajustifikueshme. Kryesisht kërkohet të krijohen organe profesionale një dhe dy shkallësh për të hetuar dukuritë e tilla dhe e gjithë kjo mund dhe duhet të përfundoj në gjykata. Kjo është njëra anë e punës. Mirëpo pa masa tjera që janë të drejtuara në krijimin e një sistemi funksional të drejtësisë nuk ka mundësi që pushteti të mbështetet në ligj. Prandaj Kosovës i duhet domosdo edhe ligji nder me te vlefshmit ligji VETTING. Ky ligj kërkohet të përgatitet dhe të futet në zbatim sa më shpejtë e me procedure te shpejtuar . Por spastrimi i organeve të pushtetit nuk duhet të ndalet vetëm këtu. Ai duhet të shtrihet në polici, në shërbimet dhe në agjencitë e ndryshme dhe në administratën e inkriminuar te shtetit, deri edhe ne shoqeri publike dhe në organet e pushtetit qendror dhe ate lokal.

A mund të arrihen këto synime? Natyrisht se po. Pushteti fatmiresisht është i koncentruar në një subjekt politik, në VV si maxhorance, dhe këta i kanë numrat në Kuvend për ta marre secilin vendim, për ta miratuar secilin ligj te dobishem per shtetin . Nuk kanë fare nevojë për asnjë votë jashtë partnerëve në koalicion. Kështu është edhe për pagat dhe për çdo fushë tjetër.

Nevojitet vetëm një guxim e fokusim i përqendruar dhe të futen masat për luftimin e dukurive të tilla negative me sukses. Prandaj gjithsesi që në Kosovë ka nevojë imediate që të nxirret një ligj i tillë. Ka kohë që krimi dhe korrupsioni dhe krimi ka kapluar e kapur fart strukturat e ndryshme të shoqërisë. Ndarja në shtresa shoqërore mbi bazën e pasurisë tashmë në Kosovë eshte e dukshme. Kështu kemi një shtresë, jo të madhe, por që bie në sy, shumë të pasur dhe që jeton në një jetë përrallore dhe, natyrisht se e kemi masën e gjerë që nuk jeton mirë dhe në fund një shtesë që vuan edhe për bukë. Kjo ndarje është bërë me siguri jo në bazë të të ardhurave të mbështetura në veprimtari legale. Ata kanë krijuar pasuri mbi bazën e veprimeve të dyshimtë dhe jo legale financiare dhe ekonomike. Këtu duhet një ligj që e rregullon këtë çështje. Por, ky ligj kurrsesi nuk mundet të përjashtoj përgjegjësinë penale sipas Kodit Penal të Kosovës. Kuptohet se me Ligjin për konfiskimin pasurisë së pa justifikueshme nuk përjashtohet edhe kontesti gjyqësor për konfiskim të pasurisë, sikundër edhe përgjegjësia penale. Sipas Ligjit zhvillohet procedura për konfiskimin e pasurisë dhe dy mënyra janë që nxirret vendimi mbi të. 1. Vendimi adimistritativ dhe 2. Vendimi gjyqësor. Dhe, në shtetet demokratike, pa vendim gjyqësor nuk mundë të konfiskohet pasuria. Vendimi administrativ shërben si bazë për procedurë gjyqësore. Vendimi i Gjykatës është përfundimtar.

Pasuri të pajustifikueshme kanë krijuar shtresat e punësuara në pushtet dhe shumë individ e subjekte ekonomike e tregtare jashtë pushtetit , por shume here te lidhur me pushtetin. Pasuritë e tyre janë shumë të mëdha dhe natyrisht se kërkohet të hetohet ajo pasuri e krijuar nga subjektet private dhe juridike. Jo për të marr të njëjtën, nëse ka bazë juridike, por për të konstatuar ligjshmërinë e pasurisë së krijuar. Krimit dhe korrupsioni duhet t'u vije fundi. Pa përgjegjësi penale dhe konfiskim të pasurisë nuk spastrohen organet e shtetit, politika dhe vetë subjektet private te lidhura me pushtetin . Me këto dy masa realizohet një përgjegjësi e duhur juridiko- penale dhe ekonomike.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".