Lexoni edhe:
Klani PRONTO e zbuloi lidhjen e fuqishme të drejtësisë më krimin e organizuar!
Shkruan: ANALISTI-Gani Qarri
Në gjendjen çfarë Qeveria e re e ka gjetur Kosovën, heqja e monopoleve të krijuara gjatë mandatave të kaluara të qeverisjeve të inkriminuara, mbetet sfida kryesore për të inkurajuar investitorët dhe krijuar klimë të favorshme investimesh për zhvillim qoftë nga investitor të brendshëm apo edhe ata të jashtëm-e të huaj, pasi që deri më tani janë penguar nga vetë politika e inkriminuar dhe udhëheqësit e kriminalizuar shtetëror duke kërkuar harraq dhe përqindje në tenderë, pothuajse nga secili i interesuar potencial për investim në vendin tonë.
Përveç rëndësisë së veçantë për punësimin e të rinjve dhe rritjen e standardit të jetesës së popullsisë, investimet e huaja luajnë një rol kyç edhe në produktivitetin ekonomik, zhvillimin e vendit, rritjen e prodhimit vendor, transferimit të njohurive teknologjike dhe integrimit global nëpërmjet lidhjeve të interesit me vendet e ndryshme në botë, të cilat ndikojnë në hapjen e tregjeve të reja të punës dhe rrisin konkurrencën në lëmin e tregtisë si dhe ndikojnë drejtpërsëdrejti në mirëqenien e qytetarëve dhe familjeve e shoqërisë në vend.
Klani PRONTO e zbuloi lidhjen e fuqishme të drejtësisë më krimin e organizuar!Lexoni edhe:
Për aq më tepër, përveç dëshirës për investim, dhe ligjeve për mbrojtjen e tyre, kërkohet edhe një kuadër i mirë përgatitur ligjor, si dhe ndalimi i korrupsionit dhe krimit të organizuar me ligj, si pengesat kryesore për investim, ndaj një kërkesë e tillë i është adresuar Qeverisë Kurti edhe nga Këshilli i Investitorëve Evropianë në konferencën e mbajtur me rastin e 5-vjetorit të hyrjes në fuqi të MSA-së, si marrëveshja e parë kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, e cila ende nuk po gjen zbatim në masën e duhur dhe nivelin e pritur e të parashikuar më parë.
Kështu që, siç shprehet edhe shefi i zyrës së BE-së, z.Tomash Sznyoug, MSA- ja është një marrëveshje shume e rëndësishme me interes si për Kosovën, po ashtu edhe për BE-në, sidomos në aspektin zhvillimor, e cila ndihmon veçanërisht Kosovën që ta forcojë sa më shumë demokracinë dhe të ketë institucione stabile me interes të zhvillimit të vendit, prandaj Qeveria Kurti duhet të ndërmarrë, sa më parë masat e nevojshme dhe bëjë sa më shpejtë hapat konkret, për të tërhequr investitorët e huaj.
Kjo marrëveshje e ndihmon Kosovën në shumë sektorë të zhvillimit dhe hapjes së perspektives për vende të reja të punës për fuqinë e re punëtore, ndaj Qeveria Kurti duhet të veprojë shpejtë dhe me urgjencë që ta përmirësojë sa më shpejtë klimën e investimeve dhe të bërit biznes në vend, pasi që lidhjet klienteliste me oligarko mafinë, monopolet e nëntokës kriminale dhe kërkimi i harraqit, për më tepër se dy dekada, i kanë penguar në vazhdimësi investitorët serioz për vite të tëra që të sjellin projektet dhe programet e tyre investive si dhe të hapin ndërmarrjet e veta zhvillimore në Republikën e Kosovës, tash e mbi dy dekada me radhë, derisa në pushtet ishin figurat më të kriminalizuara në vend.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".