Klani PRONTO e zbuloi lidhjen e fuqishme të drejtësisë më krimin e organizuar!

Klani PRONTO e zbuloi lidhjen e fuqishme të drejtësisë më krimin e organizuar!
Klani PRONTO e zbuloi lidhjen e fuqishme të drejtësisë më krimin e organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 17 maj 2021 - 07:47

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Situatën e deritashme e institucioneve të drejtësisë e dëshmuan pikërisht rastet PRONTO dhe Veteranët, por edhe dhjetëra dosje tjera të fjetura për shumë vite, të denoncuara e të kallëzuara nga qytetarët e guximshëm dhe nga bizneset e palidhura me krimin e organizuar për : “ mega krimin e organizuar ku janë të përfshirë̈ shume qeveritare të ish-qeverive dhe kryetar komunash, dhe se kjo garniturë e prokurorëve dhe gjyqtarëve është e pafuqishme për t'u përballur me mafio-politikanët e ish pushtetarët të lidhur me mafio- oligarkë të korruptues e sundues të klanit Pronto, që po e sundojnë dhe po qëndrojnë edhe për afro 15 vite "mbi ligjet dhe kushtetutën " e vendit.

Tani gjatë kësaj qeverisje besohet se do të dalin në shesh edhe shumë të papritura sa i përket krimit, e sidomos krimit të organizuar që i kanë krye të mëdhenjtë e shtetit, në ato institucione që vetëm ata kanë pasur qasje, sepse ata nga komoditeti që e kishin dhe kapjen e shtetit që e kishin bërë kurrë nuk e kanë pritur një ndërrim të tillë çfarë ju ka ndodhur tani, e sidomos ata nga pavarësimi i tyre si të guximshëm që u bënë tani gjithkund në ato poste të ndjeshme të institucioneve i kishin njerëzit e tyre të besueshëm, e që edhe këta ua shihnin hairin të mëdhenjve sepse edhe ata u bënë milionerë pranë të mëdhenjve, dhe punësuan familjar e farefisni të tërë deri sa e pruan Kosovën në këtë gjendje ku gjendemi tani, me këto veprime u dëshmuan katërçipërisht edhe dy rastet e mëdha të amnistimit të aferave me të mëdha e skandaloze nga (pa) drejtësia kosovare, afera e listave të veteranëve dhe afera Pronto, se sa thellë dhe fuqishëm si mishi e thoni, janë̈ të lidhura nëntoka kriminale dhe (pa) drejtësia e degraduar në Kosovë, duke qëndruar tërësisht e gjithnjë mbi Ligjin dhe Kushtetutën e vendit, duke shitur e duke blerë çdo gjë kriminalisht, përfshirë edhe rastet më të rënda në Prokurori dhe në Gjykata, çdo gjë saç̧ ua ka qejfi e interesi i “nëntokës kriminale dhe i ish-pushtetarëve mafioze të politikës me pozita të larta që 13-14-vite kanë kapur shtetin.

Shkaktarët e aferës me fryrjen skandaloze të listave të veteraneve u shpallën të pafajshëm, kurse edhe aktorët e teatrit kriminal PRONTO pas gjykimit dhe dënimit me kusht janë̈ rikthyer në rigjykim me shpresë për ta fituar gjyqin dhe për tu shpallur të pa fajshëm. Çdo gjë edhe në të kaluarën nga ana e të mëdhenjve nëse është gjykuar lehtë sa për “sy e faqe” po ata akter të dënuar janë ankuar dhe ato dënime iu kanë asgjësua ose iu kanë falë në tërësi apo me kusht janë dënuar, prandaj edhe kjo situate është̈ pikërisht kjo shpërfaqjeje e kapjes së madhe të drejtësisë nga krimi i organizuar, arsyeja se pse prokurorët dhe gjyqtaret “e kaparisur” nga krimi i organizuar ngase ata vetëm improvizojnë dhe nuk dëshirojnë e as nuk e kanë guximin të merren me rastet e ndjeshme, ku mundë të jenë të përfshirë mafio-politikanë të nivelit të lartë të lidhur me oligarkë mafioz, nga frika që ata kanë se nëse i prishen punët me ish-pushtetin e pushtetarët do ta pësojnë edhe në karrierën e tyre, apo edhe janë të shantazhuar nga vet nëntoka kriminale për postet që mbajnë̈ në prokurori dhe gjykata.

Marrë në tërësi situatat që po dëshmohen dhe po dihen tani, kësaj qeverie i preferohet të jetë më e guximshme dhe qysh nga tani të filloj luftimin më të ashpër ndaj krimit, sepse opinioni e pret një luftim të tillë dhe për këto shkaqe ia ka dhanë votën në shumicë kësaj qeverie, dhe me një luftim të sinqertë, popullit do ti forcohet shpresa e luftimit të vërtetë të krimit në përgjithësi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"