Të hetohen të gjithë ish-qeveritarët që abuzuan!

Të hetohen të gjithë ish-qeveritarët që abuzuan!
Të hetohen të gjithë ish-qeveritarët që abuzuan!

Hasan Preteni

  • 11 July 2021 - 08:17

Shkruan: ANALISTI- Hasan Preteni

Duhet përshëndetur çdo veprim të prokurorive dhe gjykatave në drejtimin e duhur. Me siguri do të ketë skeptik të cilët do të pohojnë se kjo është pjesë e politikës hakmarrëse. Gjithmonë do të ketë reagime pro dhe kontra por duhet ndjekur rrugën e drejtë. Kurajë edhe për mediat elektronike dhe të shkruara, hulumtoni dhe hetoni, bashkëpunoni me “gjyqësorin”, karvani duhet ecur.

Mafia e pastron mafinë, duhet që të  hapen dy-tri raste të fuqishme dhe e pastaj si me inercie do të hapen edhe  rastet tjera. Zyrtarët nëpër institucione kanë shumë informacione për keqpërdorime por po hezitojnë që të bashkëpunojnë me hetuesin. Me krijimin e klimës së besimit gjithçka do të ndryshoj. Besimi dhe mosbesimi tek institucionet ishte rreziku më i madh, të gjithë duhet të reflektojnë. Me fuqizimin e rendit dhe ligjit do të rritet edhe niveli i demokracisë, konkurrencës së lirë në treg, zhvillimi ekonomik, transparenca, llogaridhënia dhe besimi i qytetarëve tek institucionet!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".