Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pastrohet urgjent e pa pritur asnjë ditë nga tipat e pseudo gjyqtarëve të tipit Makifete Saliuka, abuzues të ligjit me shkelje që rrezikojnë edhe jetën e njeriut

Sistemi i drejtësisë në Kosovë duhet të pastrohet urgjent e pa pritur asnjë ditë nga tipat e pseudo gjyqtarëve të tipit Makifete Saliuka, abuzues të ligjit me shkelje që rrezikojnë edhe jetën e njeriut

Hajrullah Tërnava

  • 30 August 2021 - 07:57

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Se drejtësia në Kosovë ka shkelur edhe të drejtat e njeriut, duke rrezikuar jeta njerëzish, flet më së miri rasti i Diana Kastratit, një̈ rast i rendë̈ kriminal i cili ndërlidhet me mandatin ogurzi të MakifeteSaliukes, Kryetare e Gjykatës Komunale të Prishtinës. Saliuka u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, në vitin 2000, pozitë të cilën e la në vitin 2010, për ta marrë detyrën e kryetares së këtij institucioni. Me Gjykatën Komunale të Prishtinës udhëhoqi deri në fund të vitit 2012. Mandati i saj mbahet mend për shumë dështime dhe mos veprime në zbatim të ligjit, për lidhje me nëntokën, por kulmi është rasti i Diana Kastratit 27 vjeçare nga Prishtina, studente e mjekësisë, e cila kishte kërkuar mbrojtje 24 orësh nga policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë, pas kërcënimeve me vrasje nga ana e ish-bashkëshortit. Pavarësisht kërkesës që kishte bërë ajo, Gjykata Komunale në atë kohë e kryesuar nga Makifete Saliuka, që kishte qenë e obliguar me ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, t`i sigurojë mbrojtje emergjente që nga momenti i paraqitjes, nuk i ishte përgjigjur fare.

-Me miratimin e ligjit te Vetting, sa më parë duhet të fillohet spastrimi i institucioneve të drejtësisë, e në rend të parëgjyqësia, prokuroria dhe institucionet tjera që janë të ndërlidhura me drejtësinë. Prandaj të gjitha ato institucione duhet t’i nënshtrohen procesit Vetting, dhe përgjegjësisë para ligjit, të gjithë aktorët e deritashëm që e abuzuan sistemin e drejtësisë̈ në Kosovë, që nga ditët e para të pas luftës të instaluar nga administrata e UNMIK-ut, e ku me të parën e zuri hapin Qeveria e Përkohshme e Kosovës dhe SHIK-u ilegal për të instaluar në sistem njerëzit e vetë të ndikuar, të strukturave të veta kriminale për ta përdorë drejtësinë̈ si mjet shantazhi ndaj rivalëve dhe si ombrellë të sigurt të mbrojtjes nga ligji dhe të vazhdimit të aktivitetit kriminal.

Gjithsesi se duhet të futen nën thjerrëzën e VETTING-ut të gjithë drejtuesit e deritashëm dhe mekanizmave të drejtësisë, të mandateve të kaluara në sistem, Kryeprokuror dhe prokuror, kryetar gjykatash dhe gjyqtar në të gjitha nivelet, që nga ajo Themelore, e Apelit dhe Supreme, pasi që në të gjitha këto nivele krimopolitika dhe SHIK-u ilegal kishte arritur ti instalon mercenarët e vetë të cilët në emër të drejtësisë abuzuan me ligjin dhe shkelën të drejtat dhe liritë e njeriut, deri në rrezikimin e jetës dhe të pasurive të tyre. Në gjyqësorin e Kosovës, në të gjitha gjykatat, janë të punësuar rreth 400 gjyqtar, të cilët me futjen nën thjerrëzën e Vettingut, jo vetëm që do të përgjysmohen, por nuk do ta kalon as një e treta e tyre.

Prandaj është e nevojshme që sa më parë të fillohet me pastrimet dhe diferencimet brenda për brenda gjyqësorit të Kosovës, për t’i diferencuar dhe larguar ata që janë të përfshirë në skandale dhe nuk e meritojnë të merren me ligjin. Menjëherë pas themelimit të Departamentit të Çështjeve Gjyqësore (DOJ) në korrik të vitit 1999, i cili më vonë u bë Departamenti i Drejtësisë në vitin 2001, është përkujdesur SHIK-u dhe QPK-ja që të zënëfillet e kapjes së sistemit të ri të drejtësisë në Kosovë të cilin e mbajtën dhe po vazhdojnë ta mbajnë peng për plot dy dekada. Sa për ilustrim mundë dhe duhet të përmendet edhe rasti tragjik i vrasjes së Diana Kastratit e cila ishte viktimë e drejtpërdrejtë̈ e mos funksionimit të sistemit të sigurisë dhe të drejtësisë̈ në atë kohë sepse kishim një sistem të kapur të drejtësisë.

Degradimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë përmes kapjes kriminale nga strukturat e SHIK-ut ka ndodhur duke zbarkuar me njerëzit e vetë fillimisht në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për ta shtrirë rrjetin edhe në gjykatat tjera të këtij niveli si dhe më lartë deri në Supreme. Ngulfataja e funksionimit të drejtësisë ndodhë me Prishtinën, ku çelësin e kësaj gjykate e mori në dorë i pari Nuhi Uka, u dërgua aty nga SHIK-u, kurse në staf të grupit të parë të gjyqtarëve ishte edhe Hamdi Ibrahimi. Prej vitit 2002 deri në vitin 2008 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë. Nga viti 2008 është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ku mbas 48 muajve është zgjedhur kryetar i kësaj Gjykate.

Me ndërrimin e sistemit gjyqësor Ibrahimi me datën 01.01.2013 është emëruar kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe këtë pozitë e ka mbajtur deri në përfundimin e mandatit të tij katër vjeçare me dt.31.12.2016. Më pas, ka ushtruar funksionin e gjyqtarit në Departamentin për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërkaq në vitin 2019 është zgjedhur gjyqtar i DhPGjS, por gjithmonë duke qenë në shërbim të hienave që e kanë kontrolluar sistemin e drejtësisë. Se drejtësianë Kosovë ka shkelur edhe të drejtat e njeriut, duke rrezikuar jeta njerëzish, flet më së miri rasti i Diana Kastratit, një rast i rëndë kriminal i cili ndërlidhet me mandatin ogurzi të Makifete Saliukës Kryetare e Gjykatës Komunale të Prishtinës. Saliuka u emërua gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, në vitin 2000, pozitë të cilën e la në vitin 2010, për ta marrë detyrën e kryetares së këtij institucioni. Me Gjykatën Komunale të Prishtinës udhëhoqi deri në fund të vitit 2012.

Mandati i saj mbahet mend për shumë dështime dhe mos veprime në zbatim të ligjit, për lidhje me nëntokën, por kulmi është rasti i Diana Kastratit 27 vjeçare nga Prishtina, studente e mjekësisë, e cila kishte kërkuar mbrojtje 24 orësh nga policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë, pas kërcënimeve me vrasje nga ish-bashkëshortit. Pavarësisht kërkesës që kishte bërë ajo, Gjykata Komunale në atë kohë e kryesuar nga Makifete Saliuka, që kishte qenë e obliguar me ligjin për mbrojtje nga dhuna në familje, t`i sigurojë mbrojtje emergjente që nga momenti i paraqitjes, nuk i ishte përgjigjur fare. Lidhur me këtë rast ka pasur edhe një opinion nga Gjykata Kushtetuese të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese pati konstatuar se të ndjerës i ishin shkelur të drejtat individuale, kur shteti nuk i kishte ofruar mbrojtje asaj, ndonëse mbrojtjen e kishte kërkuar në organet e rendit dhe të drejtësisë.Sidoqoftë̈ Saliuka nuk është marr në përgjegjësi për këtë rast fatal. Ajo madje që nga 01 janari i viti 2013 është gjyqtar në Gjykatën e Apelit, pra ndodhë një avancim si shpërblim për shërbimin që ia kishte bërënëntokës kriminale në pozitën e gjyqtares dhe kryetares së Gjykatës komunale në Prishtinë përgjatë̈ viteve të mandatit të saj. Shembull model i kapjes dhe degradimit të drejtësisë nga lidhja me krimin, është edhe mandati në krye të Gjykatës Themelore të Prishtinës i ushtruar nga Afërdita Bytyqi, e cila përshpërblimin e madh në rolin e avokatisë̈ që ja ka bërënëntokës kriminale është shpërblyer me pozitë në Gjykatën e Apelit. Afërdita Bytyqi aktualisht është̈ gjyqtare në Departamentin Special të Gjykatës së Apelit nga 1 janari i vitit 2021.

Nga viti 2002 deri në vitin 2003 ka ushtruar detyrën e udhëheqëses në Zyrën - Byron për Ndihmë Juridike në Drenas, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë. Në vitin 2010 është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku ka punuar deri me dt. 31.12.2012. Me dt. 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Nga 01.01.2017 deri më 01.01.2021, ka qenë kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Kur jemi te Gjykata Themelore e Prishtinës, shpresa e vetme për të ndryshuar pozitivisht, në kthimin e rendit dhe ligjit, është ardhja në krye të saj, respektivisht emërimi i Albina Shabanit- Rama për Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë. Gjyqtarja Shabani-Rama ka diplomuar në Fakultetin Juridik, Universiteti i Prishtinës në vitin 2004, kurse provimin e jurisprudencës e përfundoi në vitin 2013.

Nga viti 2005 e deri në vitin 2013 ka punuar në Policinë e Kosovës si zyrtare e lartë për Ankesa pastaj edhe Zëvendës Kryesuese e Komisionit për Ankesa dhe Shpërblime në Drejtorinë̈ e Përgjithshme të Policisë̈. Gjyqtarja Shabani-Rama, është̈ kuadër i ri dhe i pa përfolurpër afera, ka mbaruar studimet post-diplomike në vitin 2008 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Penale. Gjithashtu ka punuar edhe si Inspektore Gjyqësorë në Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga viti 2013 deri në vitin 2015. Me 19.05.2015 është̈ emëruar gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë dhe ka vazhduar punën në këtë Departament deri me 30.06.2016. Nga 01.07.2016 është̈ caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur ku ka punuar deri në qershor të vitit 2019.

Në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special,pozitë të cilën e ka vazhduar deri me datë 23 qershor 2021, pasi që me vendim të Këshillit Gjyqësorit të Kosovës me datë 23 qershor 2021 është̈ zgjedhur Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe si kuadër i ri shihet me besim të madh për ta filluar procesin e ndryshimit pozitiv dhe përmirësimin e imazhit të gjyqësorit në vend. Sa e obligojnë̈ tash këto raste, por edhe shumë të tjera të ngjashme e me specifika të ndryshme të abuzimit me ligjin dhe shkeljen e të drejtave të njeriut janë̈ të ditura e të njohura për Qeverinë̈, në të gjitha nivelet e Gjykatave, që në funksion të fillimit të vendosjes së një sistemi gjyqësor e prokurorial-ligjor, drejtësi profesional dhe të pa ndikuar nga krimo politika, që të tillët ti thërret në përgjegjësi para ligjit dhe të lirohen nga detyra, duke mos përjashtuar edhe përgjegjësit morale e penale për të kaluarën e tyre, për ti hapur kështu rrugë fillimit të procesit të gjatë të pastrimit gjeneral të drejtësisë̈ nëpërmes ligjit në ardhje të VETTING-u.

Ligji Vetting që pritet të miratohet dhe tëfunksionoj tani, është e vetmja shpresë për shtetasit e Kosovës, që njëherë e përgjithmonë të spastrohet sistemi i drejtësisë në përgjithësi, dhe të fillojnë të jetësohen ligjet në këtë shtet ashtu si duhet, dhe që ky shtet tani e tutje të konsiderohet shtet ligjor, dhe tjerat shtete të kuptojnë se shteti i Kosovës është shtet ligjor. Situata e pas luftës e deri më tani e ka katandisur këtë vend dhe e ka radhitur ndër shtetet më kriminale të botës, prandaj jemi të detyruar që të lëvizim drejtë përmirësimit të imazhit që së shpejti të trajtohemi si shtet i barabartë në mesin e shteteve ligjore të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".