Qeverisë Kurti i duhen dy mandate të plota për ta rinovuar degradimin e qeverisjeve të kaluara, për ta zhbërë krimin dhe korrupsionin dhe kthimin e besimit të plotë qytetar në institucionet e shtetit

Qeverisë Kurti i duhen dy mandate të plota për  ta  rinovuar degradimin e qeverisjeve të kaluara, për ta zhbërë krimin dhe korrupsionin dhe kthimin e besimit të plotë qytetar në institucionet e shtetit
Qeverisë Kurti i duhen dy mandate të plota për  ta  rinovuar degradimin e qeverisjeve të kaluara, për ta zhbërë krimin dhe korrupsionin dhe kthimin e besimit të plotë qytetar në institucionet e shtetit

Arsim Haziri

  • 29 August 2021 - 08:46

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri


Se a mund të bëhen ndryshime radikale për një periudhë të shkurtër kohore, kjo është e pamundshme dhe e pabesueshme, pasi Kosova si shteti më i ri për afro dy dekada është keq qeverisur në masë dhe mbi këtë premisë nuk mund të pritet përmbyllja e procesit të shtet ndërtimit.


Është shpresëdhënës ndërrimi i garniturës politike, njëherë kjo përbën edhe mundësinë për ndryshim në sferë multi  dimensionale, përfshirë edhe ndryshimet që do të vijnë edhe përgjatë këtyre zgjedhjeve lokal, ku klasa e vjetër do të pensionohet për të mos u kthyer më. Kosova konsideroj se është liruar prej kthetrave kelptokratike të të gjithë atyre që publikja ishte parë si private dhe çështje e diskutueshme për çdo pretendim dobiprurës, dhe ky hap do t’i shërbej shtrimit të rrugës për ndërtimin e një gjendje ku do të mund të fuqizohej sfera  e përgjithshme. Tashmë dihet se kush përfaqëson mendësi korruptive, dhe zhvatëse dhe një mentalitet  i tillë gjatë do t’i përcjellë pavarësisht pse do të thirrën në krijimin e hendekut politik që I kanë dhënë të kaluarës, përfshi edhe ndryshimet në mënyrën e udhëheqjeve të partive. Qeveria Kurti ka legjitimitetin politik të  pa sprovuar deri më tash nga qeverisjet e kaluara,  është e gatshme për ti realizuar ndryshimet, ka pastërtinë morale dhe përgatitjen e lartë politikë për t’iu dhënë dritë çështjeve shqetësuese për qytetarin. Kjo agjendë e plotë  konsideroj se do të mund të arrihet vetëm në mandatin e dytë qeverisës prandaj qytetarët duhet që tash të përgatiten për ti dhënë edhe një mandat tjetër pas përmbylljes me sukses të mandatit të tanishëm.  Është ndoshta e vonshme, ama është dobiprurëse për trupin publik, dhe një mendësi e tillë do të mund t’’ shërbej partive tjera në të ardhmen për standardin e qeverisës, që ta përmirësojnë atë dhe ta orientojnë përtej interesave të ngushta politike, të  prodhojnë standard qeverisës që ndikon drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve.
 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".