Të pastrohen urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të nxirren në bankën e të akuzuarve për abuzim me ligjin e shkelje të të drejtave të njeriut, gjyqtarët dhe kryegjyqtarët avokat të krimit, të instaluar nga SHIK-u

Të pastrohen urgjentisht nga sistemi i drejtësisë dhe të nxirren në bankën e të akuzuarve për abuzim me ligjin e shkelje të të drejtave të njeriut, gjyqtarët  dhe kryegjyqtarët  avokat të krimit, të instaluar nga SHIK-u

Gani Qarri

  • 30 August 2021 - 07:45

Shkruan: ANALISTI - Gani Qarri

Nën thjerrëzën e VETTING-ut, duhet të futen të gjithë drejtuesit e deritashëm dhe krejt mekanizmat e degjeneruar të drejtësisë, të mandateve të kaluara në mbarë sistemin juridik të vendit, përfshi vet Kryeprokurorin e shtetit, prokurorët, kryetarët e gjykatave dhe gjyqtarët e të gjitha niveleve, që nga Gjykata Themelore, ajo e Apelit e deri te vet Gjykata Supreme, pasi që në të gjitha këto institucione krimopolitika dhe SHIK-u ilegal, ka arritur ti instalonte masivisht mercenarët e vetë të cilët në emër të drejtësisë, për dy dekada me radhë abuzuan me ligjin duke shkelur me të dy këmbët edhe mbi të drejtat dhe liritë e njeriut, dhe përveç përvetësimit kriminal të pasurive kryesore në vend, vunë në rrezik edhe vet jetën e njerëzve të pafajshëm, si Marigona, Diana Kastrati e shumë raste tjera anë e mbanë Kosovës, duke i dërguar ato në vdekje të parakohshme.

-Siç dihet tanimë nga opinioni i gjerë, menjëherë pas marrjes së kompetencave nga ndërkombëtarët, në postet kryesore të institucioneve më të larta të drejtësisë së kalbur dhe prokurorisë së kapur, janë katapultuar njerëz të dyshimtë dhe të shantazhuar për gjithçka të cilët ishin të obliguar që të vepronin në vazhdimësi, sipas urdhrave të pushtetarëve të kriminalizuar, që kapën çdo pore të shtetit dhe sunduan mbi një dekadë këtë vend arbitrarisht.Kështu që gjyqësia, prokuroria dhe qindra gjyqtarë e prokuror të kapur e të shantazhuar nga mafio-politika, për vite të tëra, i kanë shërbyer krimit, u bënë avokatinë korrupsionit e krimit të organizuar, grupeve të interesit, kompanive mafioze e deri te rrjetet e nëntokës kriminale në vend.

Ndaj dhe jo rastësisht, tash e mbi një dekadë, qysh kur klani i personave të inkriminuar erdhën në pushtet, gjyqësia, prokuroria dhe qindra gjyqtarë e prokuror të shitur e të shantazhuar nga mafio-politika, për vite të tëra, kanë kooketuar me mafio-politikën dhe bashkëjetuar me korrupsionin masiv dhe krimin e organizuar, të cilat për dy dekada me radhë u thelluan e zgjeruan aq shumë, sa që kanë kapluan të gjithë shtetin.Kjo dëshmohet sidomos nga rasti barbar i vrasjes së vajzës 18 vjeçare në Ferizaj nga një kriminel ordiner i proceduar mbi 135 herë, për akte kriminale, por i pa dënuar asnjëherë nga gjyqtarët e kriminalizuar,ndaj kërkohet që procesit Vetting, dhe përgjegjësisë para ligjit, tu nënshtrohen urgjentisht të gjithë aktorët e deritashëm që abuzuan anë e mbanë Kosovës me ligjin dhe sistemin e drejtësisë.Të vendosen në bankën e të akuzuarve të gjithë ata gjyqtar e prokuror të katapultuar pa asnjë princip dhe kriter në këto pozita nga administrata e UNMIK-ut, në kooketim me Qeverinë e ashtuquajtur të Përkohshme, të vet instaluar aso kohe në Kosovë e cila bashkë me SHIK-un ilegal, i kanë infiltruar menjëherë pas luftës, në sistemin e "drejtësisë" njerëzit e tyre, të dirigjuar nga strukturat e veta kriminale për ta keqpërdorur ligjin dhe drejtësinë si mjet shantazhi ndaj rivalëve politik.Madje QPK dhe SHIK-u ilegal, sistemin e kapur të drejtësisë e kthyen në një ombrellë të sigurt për mbrojtjen nga ligji dhe vazhdimin e aktivitetit të tyre kriminal, pa asnjë pengesë, duke përdorur “avokatinë” e gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur, siç e dëshmoi edhe rast i fundit në Ferizaj dhe jo vetëm.

Siç dihet publikisht, në gjyqësorin e Kosovës dhe gjykatat e saj, janë të punësuar mese 405 gjyqtar, të cilët me futjen nën thjerrëzën e Vetingut, jo vetëm që do të përgjysmohen, por sipas asaj se si kanë abuzuar deri më tani me ligjin dhe detyrën zyrtare, as një e treta e tyre, nuk do të mund ta kalojnë testin e Vettingut. Ndaj edhe sot mbetet tejet e pakuptueshme se pse dhe për çfarë arsyesh Qeveria e re, me gjithë premtimet paraelektorale, është duke e vonuar kaq shumë fillimin e identifikimit dhe pastrimit të domosdoshëm të prokurorëve dhe gjyqtarëve të kapur e të korruptuar, të cilët ende abuzojnë me ligjin dhe detyrën zyrtare të institucioneve më vitale të shtetit.Gjyqtarëve e prokurorëve të kapur e të korruptuar të cilët edhe sot veprojnë padrejtësisht dhe në mënyrë kundërligjore, brenda për brenda gjyqësorit të Kosovës, ani pse përditë e më tepër, po dëshmohet se vet ata, janë të përfshirë në shumë skandale juridiko-penale dhe nuk e meritojnë të merren edhe më tej me ligjin, por që vazhdojnë ti mbajnë postet dhe detyrat e pamerituara zyrtare.

Për aq më tepër, siç është raportuar disa herë edhe në mediat vendore, menjëherë pas themelimit të Departamentit të Çështjeve Gjyqësore (DOJ) në korrik të vitit 1999, i cili në vitin 2001 u shndërrua në Departamentin e Drejtësisë, qysh në fillim SHIK-u dhe QPK-ja, janë përkujdesur që të zënë fillet e kapjes së sistemit të ri të drejtësisë në Kosovë, të cilin përveçse e kapën atëherë, vazhdojnë edhe sot ta mbajnë peng për plot dy dekada me radhë, megjithëse shpresohej se pas rrëzimit të PDK-së, LDK-së dhe AAK-së nga pushteti, Qeveria e re do ti spastronte trafikantët SHIK-ist të involvuar në prokurori dhe sistemin e drejtësisë si dhe të gjitha poret e shtetit të brishtë të Kosovës.

Ndaj, jo vetëm për ilustrim, por edhe për vërtetimin faktik të kapjes së gjithë sistemit të drejtësisë në vend nga SHIK-u dhe ish politika mafioze e qeverive të partive të inkriminuara, PDK, LDK, AAK, medoemos duhet të përmendet edhe rasti tragjik i vrasjes makabre të Diana Kastratit e cila, përveç Marigonës nga Ferizaj edhe ajo ishte viktimë e drejtpërdrejtë e mos funksionimit të sistemit të ashtuquajtur të "drejtësisë", prokurorisë së kapur dhe sigurisë së shurdhër, si dhe tërë sistemit të shthurur të drejtësisë, që me rastet si këto në Kosovë, po dëshmohet katërçipërisht se edhe pas ndryshimeve qeveritare në vend, “drejtësia” vijon të mbetet e kapur dhe e ndikuar nga rrjetet kriminale.Degradimi i një shkalle të tillë alarmante i ai i sistemit të drejtësisë në Kosovë përmes kapjes kriminale ka ndodhur qysh pas luftës, nga strukturat e SHIK-ut, duke zbarkuar me njerëzit e vetë fillimisht në Gjykatën Komunale të Prishtinës, për ta shtrirë pastaj rrjetin kriminal edhe në gjykatat tjera të këtij niveli në gjithë vendin, deri te Gjykata e Apelit dhe vet Gjykata Supreme e Kosovës, të cilat pothuajse asnjëherë nuk kanë nxjerr as prodhuar vendime të drejta dhe të pavarura ligjore.

Ngufatja e tillë e funksionimit të drejtësisë, pikësëpari nisi me Prishtinën, ku çelësin e kësaj gjykate e mori në dorë i pari Nuhi Uka , i dërguar aty nga vet SHIK-u, kurse në staf të grupit të parë të gjyqtarëve u katapultua edhe Hamdi Ibrahimi, i cili prej vitit 2002 deri në vitin 2008 ka qenë gjyqtar në Gjykatën Komunale në Prishtinë.Kurse nga viti 2008, Hamdi Ibrahimi fillimisht është emëruar gjyqtar në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë ndërsa pas 48 muajve, me porosi të organizatës ilegale SHIK, ai është ngritur në kryetar të kësaj Gjykate.Hamdi Ibrahimi postin e kryetarit të Gjykatës Themelore në Prishtinë e ka mbajtur nga data 01.01.2013,deri në përfundimin e mandatit të tij katër vjeçare me datën 31.12.2016 dhe nga kjo kohë është katapultuar në funksionin e gjyqtarit të Departamentit për Krime të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ndërkaq në vitin 2019 është emëruar edhe gjyqtar i DhPGjS, duke mbetur gjithmonë në shërbim të hienave që e kanë kontrolluar krejt sistemin e drejtësisë në vend.Se drejtësia në Kosovë ka shkelur në mënyrë brutale edhe të drejtat e njeriut, duke rrezikuar edhe jetën e njerëzve të pafajshëm, flet më së miri rasti i rëndë i Diana Kastratit, një rast shumë i pështirë dhe tepër kriminal i cili ndërlidhet kryekëput me mandatin ogurzi të MakifeteSaliukes Kryetare e Gjykatës Komunale të Prishtinës e cila u emërua padrejtësisht gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, qysh në vitin 2000, pozitë që me porosinë e mafio-politikës ajo e la ne vitin 2010, për tu ngritur në detyrë dhe marrë pozitën e kryetares se Gjykatës Komunale të Prishtinës, post të cilën e mbajti deri në fund të vitit 2012.

Mjerisht mandati i saj mbahet mend për shumë dështime, neglizhencë dhe mos veprime në zbatim të ligjit, si dhe për lidhje të ngushta me nëntokën kriminale, ndërsa kulmin e dështimit ajo e arriti me rastin e DianaKastratit studentes së pambrojtur 27 vjeçare të mjekësisë nga Prishtina, e cila megjithëse kishte kërkuar mbrojtje 24 orësh nga policia e Kosovës dhe organet e drejtësisë, pas kërcënimeve me vrasje nga ish-bashkëshorti, pavarësisht kërkesës së vazhdueshme të saj për mbrojtje, Gjykata Komunale e kryesuar nga MakifeteSaliuka, që edhe në bazë të ligjit për mbrojtje nga dhuna në familje, ishte e obliguar t`i siguronte studentes së pafajshme mbrojtje emergjente, nga momenti i paraqitjes, ajo nuk i ishte përgjigjur kërkesës së DianaKastratit fare.

Për aq më tepër lidhur me këtë rast tepër të rëndë, ka pasur edhe një opinion nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës e cila pati konstatuar se të ndjerës i ishin shkelur të gjitha të drejtat individuale, pasi Gjykata Komunale e Prishtinës dhe shteti i kapur, nuk i kishin ofruar asaj mbrojtje adekuate, ndonëse ajo në vijimësi kishte kërkuar mbrojtjen nga organet e rendit dhe të drejtësisë.Për tu bërë ky rast kaq tragjik edhe më i dyshimtë, gjyqtarja Saliuka jo vetëm që nuk është marr asnjëherë në përgjegjësi për këtë vdekje fatale, por për shërbimin që ua kishte bërë SHIK-ut dhe rrjeteve të nëntokës kriminale në pozitën e gjyqtares dhe kryetares së Gjykatës komunale në Prishtinë, që nga 1 janari i viti 2013, ajo është shpërblye me avancim në detyrë dhe katapultuar si gjyqtare edhe ne Gjykatën e Apelit.

Marifetet e krimit të organizuar nga SHIK-u dhe qeverisjet e Partive të kriminalizuara si PDK,LDK dhe AAK, vazhdojnë edhe matej, e shembull model i kapjes dhe degradimit total të drejtësisë nga lidhja e saj me krimin, është edhe mandati i ushtruar nga Afërdita Bytyqi në krye të Gjykatës Themelore të Prishtinës e cila për shërbimin e madh dhe avokatinë që i ka bërë nëntokës kriminale në rolin e gjyqtares, është shpërblyer me pozitë në Gjykatën e Apelit dhe nga 1 janari i vitit 2021, është hiq më pak se sa gjyqtare edhe në vet Departamentin Special të Gjykatës së Apelit.Afërdita Bytyqi nga viti 2002 deri në vitin 2003 ka ushtruar detyrën e udhëheqëses në Zyrën për Ndihmë Juridike në Drenas, ndërsa nga viti 2003 deri në vitin 2010 ka ushtruar detyrën e bashkëpunëtores profesionale në Gjykatën e Qarkut në Prishtinë.Në vitin 2010, ajo është emëruar gjyqtare në Gjykatën Komunale në Prishtinë, ku ka qëndruar deri me dt. 31.12.2012, kurse nga data 01.01.2013 është emëruar gjyqtare në Departamentin e Krimeve të Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë, për tu katapultuar nga 01.01.2017 deri më 01.01.2021, në kryetare të Gjykatës Themelore në Prishtinë.

E kur jemi te Gjykata Themelore e Prishtinës, shpresa e vetme për të ndryshuar pozitivisht dhe rikthyer rendin dhe ligjin në gjykata sidomos në kryeqytet, është emërimi i Albina Shabani-Rama për Kryetare në Gjykatën Themelore në Prishtinë, e cila ka diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës në vitin 2004, ndërsa provimin e jurisprudencës e ka përfunduar në vitin 2013, që njihet si gjyqtare korrekte dhe profesioniste e pa korruptuar. Nga viti 2005 e deri në vitin 2013,Albina ka punuar në Policinë e Kosovës si zyrtare e lartë për Ankesa, si dhe Zëvendës Kryesuese e Komisionit për Ankesa dhe Shpërblime në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë, është kuadër profesioniste e re dhe e pa përfolur për afera, ka mbaruar studimet post-diplomike në vitin 2008 dhe ka marr titullin Master i Shkencave Juridike-Penale.Albina Shabani-Rama ka punuar gjithashtu edhe si Inspektore Gjyqësore në Zyrën e Prokurorit Disiplinor nga viti 2013 deri në vitin 2015, ndërsa me 19.05.2015 është zgjedhur gjyqtare në Departamentin e Përgjithshëm - Divizioni për Çështje Penale në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ku edhe ka vazhduar ushtrimin e po kësaj detyre, deri me 30.06.2016 në këtë Departament me rëndësi.Nga data 01.07.2016 është caktuar gjyqtare në Departamentin për të Mitur ku ka punuar deri në qershor të vitit 2019, ndërsa në korrik të vitit 2019 është caktuar gjyqtare në Departamentin Special, pozitë të cilën e ka ushtruar deri me datë 23 qershor të vitit 2021, kurse me vendim të Këshillit Gjyqësorit të Kosovës me datë 23 qershor 2021 është zgjedhur Kryetare e Gjykatës Themelore në Prishtinë, dhe si kuadër i ri, shihet si profesioniste me perspektivë dhe besim të madh për ta filluar procesin e ndryshimit pozitiv dhe përmirësimin e imazhit të gjyqësorit në gjithë Kosovën.

Duke qenë se në vend të hetimit dhe ndjekjes së personave me precedencë kriminale, prokuroria dhe gjykatat e vendit, ende vazhdojnë t`ua bëjnë atyre avokatinë dhe mbrojnë nga ligji kriminelët dhe zyrtarët e kriminalizuar, vet rastet e lartcekura dhe shumë akte të tjera të fjetura në analet kriminale të gjyqtarëve të inkriminuar e obligojnë fort Qeverinë e re që për këto dhe malin me veprime të paligjshme, abuzimet e pafund me ligjin dhe keqpërdorimin e pozitës zyrtare, deri te shkelja më brutale e të drejtave të njeriut dhe humbja e jetëve të pafajshme, të femrave të pambrojtura nga shteti i kapur dhe sistemi i kalbur i drejtësisë, në të gjitha nivelet e Gjykatave, që tanimë të gjitha janë të ditura deri në detaje dhe të njohura mjaft mirë për Qeverinë,është koha e fundit që të veprohet dhe shkohet në spastrimin frontal dhe të tërësishëm të sistemit të kalbur të drejtësisë.

Prandaj, duke pasur parasysh se përkundër gjithë këtyre veprimeve makabër, dënimet ndaj zyrtarëve të lartë shtetëror të inkriminuar në korrupsion e krim të organizuar, dhe prokurorëve e gjyqtarëve të kriminalizuar, janë pothuajse baras me zero, për vënien në funksion të sistemit të drejtësisë inekzistene, vendosjes së një sistemi të mirëfilltë gjyqësor e prokurorial, drejtësi profesionale e të pa anshme dhe të pa ndikuar nga krimo-politika, Qeveria e re e vendit të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët e inkriminuar, duhet ti shkarkojë menjëherë dhe vendosë urgjentisht para ligjit, duke mos përjashtuar as përgjegjësit morale e penale për të kaluarën e secilit prej tyre, në mënyrë që përfundimisht ti hap rrugë nisjes formale të procesit të spastrimit gjeneral të sistemit të kalbur të drejtësisë përmes ligjit në ardhje të VETTING-ut.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".