Të ndëshkohen matrapazët që për dy dekada zgjodhën kapjen e shtetit si rrugë e pasurimit të shpejtë në kurriz të popullit më të varfër në Evropë

Të ndëshkohen matrapazët që për dy dekada zgjodhën kapjen e shtetit si rrugë e pasurimit të shpejtë në kurriz të popullit më të varfër në Evropë
Të ndëshkohen matrapazët që për dy dekada zgjodhën kapjen e shtetit si rrugë e pasurimit të shpejtë në kurriz të popullit më të varfër në Evropë

Skender Mulliqi

  • 28 August 2021 - 16:43

Shkruan: ANALISTI- Skënder Mulliqi

 Disa njerëzve të  politikës ju  dukët së për gjithçka kanë të drejtë. Se  gjithçka kanë të drejtë edhe kur janë në pozita të larta pushtetare! Këta e konsiderojnë të drejtë të tyre morale , edhe kur vjedhin  edhe kur uzurpojnë pronën shoqërore! E mos t ë flasim për të drejta të tjera më të vogla.  Njerëzve të tillë edhe kjo ju dukët e bukur! Edhe pse janë betuar  para popullit, këta në praktikë kanë vepruar krejt ndryshe. I kanë harruar ligjet e shtetit duke u ngritur mbi to.

 -Janë betuar së do ta ruajnë sovranitetin dhe territoralitetin e Kosovës, e nuk ndodhi ashtu! Njerëzit me shumë arshina, mund të kenë miq edhe  kriminelët! Kjo miqësi e ngrohtë e tyre mundë të jetë më e rëndësishme së ligjet dhe vet Kosova! Parazitët e politikës që nuk janë të pakët sot në Kosovë, flasin dhe veprojnë çka ju bie ndërmend. Këtë e kemi pa dhe sprovuar gjatë këtyre viteve. Nuk kenë marre përgjegjësi madje as morale, e jo që është dashur të  përgjigjën para organeve të drejtësisë. Kush e kishte besuar së do të gjenden njerëz të tillë të politikës dhe të biznesit pas luftës, kur shumica ,kemi menduar së këta njerëz do të janë shumë më  ndryshe! Kur bëjnë fjalë për klasën politike retrograde që e kishim në pushtet që shumë kohë, gjithmonë  është e nevojshme të  theksojmë  rrugën që  shqiptarët e kanë trasuar. Kjo rrugë është e ardhmja jonë! Çdo kthim nga kjo rrugë është e rrezikshme .

Këtë gjë nuk guxon askush të lakon dhe as të harron. Shumë kemi dhënë viktima historikisht që dikush të marr guximin e eksperimentimeve. Të gjithë ata që kanë në zemër atdhedashurinë , luftojnë për shtet ndërtim, mirëqenie , për paqe dhe stabilitet .Këto fjalë kanë domethënie të madhe për secilin njeri. Popullit shqiptarë nuk i duhen sot politikanët diletant, mashtrues dhe matrapaz, të cilët shërbejnë si instrument i propagandave të huaja.  Të gjithë ata që mendojnë seriozisht për  shtetin e tyre, duhet ta shikojnë  në sy realitetin shoqëror dhe politikë. Vetëm kur gjerat merren më seriozitet , atëherë edhe mund ta dimë gjendjen ku jemi. Mashtrimet dhe fiksionet shumë na kanë kushtuar për këto vite.

Udhëheqësi i suksesshëm nuk u beson dogmave, mbanë qëndrime konstante ,nuk largohet nga realiteti, bashkëjeton më hallet dhe problemet e popullit të vet. Nga radhët e udhëheqësve të deritashëm të shtetit tone, nuk dëgjuam asnjë  ide konkrete për të ardhmen. Qytetarët mbeten duke e zënë buzën më dhëmb…U lanë anash politikat e aleancave. Kosova mbeti e izoluar, pa njohje të reja, madje patëm disa çnjohje, pa nisma për  integrime evropiane…Kosovën e bënë  vend të  vetmuar.

Garnitura e vjetër politike, pa politikë sipas të gjitha gjasave shumë do të ishin munduar për të siguruar  një kore bukë, në ndonjë punëtori .Por jo, se shumë patën fat më inkuadrimin e tyre në pushtetin e pasluftës .Ne fakt zgjodhën rrugën për tu pasuruar në kurriz të popullit  më të varfër në Evropë! Këta njerëz të cilët e kullotën pushtetin për 21 vite, nuk u treguan ambicioz për asgjë veç përfitimit personal. Ardhja e tyre në pushtet për një kohë të gjatë, ishte fatkeqësi e madhe , së i la qytetarët  dhe Kosovën pa  shpresa. Kështu funksionojë Kosova  nga sundimtarët tanë, të cilët zgjodhën metodat më të ndyta për të mbetur në pushtet. Për fatin tonë erdhi edhe koha e ndëshkimit të një klase politike e cila do të mbahen gjatë në mend për të keq. U ndëshkuan nga klasa e re politike më zgjedhjet nacionale të vitit të kaluar. Ikën nga pushteti duke lënë  dëme të mëdha mbrapa.

Dashtë  Zoti ,të ikën përgjithmonë së bashku më ideologjinë e tyre komuniste .Unë besojë shumë , por edhe shumica në Kosovë, së grushtin përfundimtar gjunjëzues politik, do ta marrin në zgjedhjet locale të tetorit .Shumë iu kemi besuar qorrazi valles së tyre politike, e cila na bëri vendin më të izoluar dhe më të varfër në Evropë. Për të ardhmen e popullit, nuk guxojmë  ti përsërisim gabimet nga e kaluara. Kjo nuk ishte dashur  ti ndodhë Kosovës. Një rënie tjetër përtokë do të ishte tepër e dhembshme për të gjithë neve. Nuk guxojmë të lejojmë  të shndërrohemi në kufoma të askujt! Sigurisht së tash ekziston një vetëdije e re. Është koha që të marrin frymë më lirshëm. Padituria është shakatare e turpit, e lidhur ngushtë më jo tolerancën dhe arrogancën. Koha bashkëkohorë kërkon klasë politike kualitative në mbarë sistemin shoqëror dhe politikë të vendit.  Nuk i duhet Kosovës padituria dhe jo kultura. Të arsimuarit dhe të përgatiturit do të duhej të janë bartësit e proceseve demokratike dhe zhvillimore në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".