Gjyqësori i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga gjyqtarët vegla te mbetura të kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe rrjetit kriminal të instaluar me shërbëtorë të SHIK-ut!

Gjyqësori i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga gjyqtarët vegla te mbetura të kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe rrjetit kriminal të instaluar  me shërbëtorë të SHIK-ut!
Gjyqësori i Kosovës të pastrohet urgjentisht nga gjyqtarët vegla te mbetura të kohës së Sllobodan Millosheviqit dhe rrjetit kriminal të instaluar  me shërbëtorë të SHIK-ut!

Naim Miftari

  • 29 August 2021 - 16:40

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari


Një VETING apo pastrim të gjykatave të Kosovës nga sekserët e politikanëve  të korruptuar dhe të krimit të organizuar ka shumë vite rresht pa ndalur që e kërkojmë me ngulm. Po e kërkojmë ndodhjen e Vettingut sidomos përmes të përditshmes Kosova Sot. Që nga pas lufta nga koha e UNMIKUT kur filloi të riformohet institucioni i  gjykatave dhe prokurorisë, ky formim është bërë  keq pasi u instaluan si gjyqtar prokuror të ish -strukturave, njerëz  të sistemit komunist,  pra nëpunës të ish sistemit Jugosllav edhe të kohës së Sllobodan Millisheviçit. Ata u pranuan në një numër shumë të madh, kurse u pranua një numër shumë i vogël  i kuadrove të quajtur si të reja,  por që në fakt ata ishin vetëm njerëz dhe sekser të QPK-së dhe  SHIK- ut.

Që në fillim të ditëve të para të formimit të institucioneve të reja të drejtësisë, pas përfundimit të luftës,  Gjykatat u mbushën me gjyqtarët OKB-së, me  njerëz shumica burokrat dhe të korruptuar edhe nga stafi ndërkombëtar që fare nuk e dinin as nuk donin ta dinin gjendjen reale në Kosovë,  dhe në anën tjetër ishin prokurorët e gjyqtarët vendor,  shumica sekserë të LDK dhe PDK-së, SHIK- ut që në fakt ishin aty që  ta mbronin me çdo kusht nga ligji kupolën politike të PDK-së dhe LDK-së, por ishin aty edhe që t’i ndiqnin  kundërshtarët dhe konkurrentët e brendshëm politik,  sikurse të PDK-së po ashtu edhe të LDK-së dhe pas shumë vitesh normal që rezultatet e drejtësisë së UNMIK-ut  dështuan  rëndë. Pothuajse  nuk u zbardh kur deri në fund asnjë  krim serioz, edhe pse po ndodhnin dhjetëra mijëra krime nonstop. Për ta pastruar ndërkombëtarët veten dhe OKB-në formuan pastaj misionin tjetër të ligjit,  EULEX-in por në këtë mision  nën stol ishin shefat e EULEXIT, që ishin ish gjenerala Francez dhe te shërbimi sekret Francez DGSE që përcaktonte se kush nuk duhej prekur nga prokuroria,  gjyqësia dhe drejtësia e EULEXIT. Këtë implikim Francez dhe të korrupsionit në EULEX e shpjegon  mirë prokurorja Angleze e Eulex- it Marije Bamijeh. Por pasi edhe misioni i sundimit të ligjit EULEX dështoi tepër keq  u bënë kinse gjykatat shtetërore tonat, të pavarura. Edhe aty shume shpejt ndodhi masakrimi i drejtësisë në vend që tani si shtet i pavarur të bëjmë gjykata e prokurori shtetërore të pa varura. Ndikimi përsëri u bë nga krimo-politika SHIK-iste. Ishin  ato parti politike si  PDK dhe LDK deri dokun,  pastaj edhe AAK-ja që i bënë gjykatat si te tyre private, si prona private të disa liderëve politik ne institucionet me te larta  sepse  që të gjithë ishin po ashtu njerëzit më të korruptuar dhe bosët më të implikuarit në krimin e organizuar. Pra në vend që Kosova ta bëj sistemin e drejtësisë mburojë të shtetit ata gjyqësinë e bënë mburojë të Mafies dhe mburojë të politikanëve të korruptuar e mafioze deri në palcë qe kishin zënë zyrat e shtetit, Kosova ka sot dikun afër 400 e më tepër  gjyqtar por po të bëhej VETINGU i mirëfilltë sot nuk e besoj se i mbijetojnë as 5 % të këtyre gjyqtarëve procesit VETTING. Pra do  të shkonin menjëherë në shtëpi por edhe shumica,  95% të gjyqtarëve dhe prokurorëve , por edhe KGJK dhe KPK do të përfundonin në burg. Dhe kur dihet se një lënde gjyqësore i duhen 7- 8 vite për ta marr formën e prerë dhe kur dihet publikisht paraprakisht se kush dënohet me kusht e me dënime simbolike,  e kush përfundon në burg, se kush guxon me dënua e kush nuk guxon me dënua nga drejtësia e Kosovës,  atëherë zgjedhje e vetme  mbetet  vetëm një VETTING i shpejtë,  i mirëfilltë dhe i fuqishëm që vendosë pikën në Sundimin e ligjit. Në këtë kuadër është jetike formimi edhe i një dhome speciale hetuese, që të jetë hetuesi jo politike që do të hetonte vetëm krimo-politikanet e korruptuar,  zyrtarët shtetëror,komandantët tonë multimilioner, hetuesit dhe oligarkët e klaneve politike kryekëput klane mafioze të familjeve mafioze te  korruptuara të Kosovës sepse pa u pastruar prokuroria, gjyqësia ,policia, AKI- ja KGJK dhe KPK... Kosova kurrë nuk do të jetë shtet i lirë dhe as shtet sovran e as shtet ligjor ku sundon  vetëm ligji.


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"