Autorët e grusht shtetit kundër Qeverisë Kurti 1 nuk kanë argumente vlerësimi për dështim

Autorët e grusht shtetit kundër Qeverisë Kurti 1 nuk kanë argumente vlerësimi për dështim
Autorët e grusht shtetit kundër Qeverisë Kurti 1 nuk kanë argumente vlerësimi për dështim

Arsim Haziri

  • 01 September 2021 - 17:47

Shkruan: ANALISTI-Arsim Haziri


Ata që sot kritikojnë,  janë përgjegjës që në mandatin e parë të Qeverisë Kurti, e pamundësuan funksionimin e sajë duke organizuar grusht shtet në kohën më të rrezikshme të pandemisë. Nuk arritën të funksionojnë qe qeveri antikushtetuese e dalë nga grusht shteti dhe lakmia për pushtet, u detyruan të  dalin para votuesit për ri legjitimim, dhe ky ishte vullneti i popullit që e zgjidhi këtë qeveri me një mal problemesh I mbetën trashëgimi. Tash le të heshtin dhe le të shohin si qeveriset vendi, nëse nuk duan ose nuk dinë të ndihmojnë është në interesit ë shtetit dhe të qytetarëve që të mos pengojnë.


Është jo etike të përdorën gjitha mjetet, përfshi edhe ato të pandërgjegjshme vetëm nëse eventualisht mund të sjellin rezultat konkret në zgjedhjet lokale të tetorit. Qeveria aktuale konsideroj se përbën mendësi tjetër, si në formë ashtu edhe në përmbajtje, dhe tendencat për nxjerrë fajtore qeverinë Kurti të dështuar në menaxhim me COVID-in, janë dashakeqe, kur dihet se ky problem është global, dhe sikur ka gjunjëzuar edhe shtetet më të forta ekonomikisht, e lërë më Kosovën. Dikur partitë e ish-sistemit kleptokratik akuzonin qeverinë Kurti, për mos sigurim të vaksinës anti-COVID, dhe këtu sikur pretendonin se e shpallnin të dështuar, që dual  të jenë të pamundshëm në kritikë. As kështu as ashtu. Hipokritët nuk duan qetësi dhe punë. Duan pushtet. Dëshira më e madhe, e partive që ishin me decenie në pushtet, tash kanë mbetur në opozitë, që të bëhet çdo ditë zullum në popull. Çfarëdo veç të kërcet diçka. Pastaj me argatët mercenarë të mediave, të thërrasin: "Qe qeveria i ka fajet! Vdiqën njerëzit! “Njeriu habitet me ta. Më shumë gëzohen që bëhet dëmi, të gatshëm për revansh atyre në qeveri. Këta njerëz janë armiku i Kosovës, ndoshta nuk po e dinë mirë. Si opozitë, edhe kur duhet e kanë mundësi, nuk flasin as nuk veprojnë. Ata presin qeverinë ta ngarkojnë. Se Vdiqën e po vdesin njerëzit, por në anën tjetër, çdo gjë e bojkotojnë. Po mirë, a ishin të gjithë këtu? A u pa sa dasma u organizua gjatë korrikut dhe gushtit? Po të ndaloheshin ato gazmende britma të mëdha do të lëshon jo veç ata qytetarë, por edhe opozita...kush ka faj? Ata që po çojnë çefe!. Ato u siguruan, dhe gjithë ata çfarë po dalin të jetë të infektuar po rezultojnë të pa  vaksinuar dhe këtu nuk është assesi fajtore qeveria përkatësisht ministria e shëndetësisë. Është tejet e padrejtë që te  deklarohen strategji nga partitë tjera sesi të luftohen pandemia, ose sesi të qeveriset, kur vet ato kanë keq qeverisur për 20 vjet me radhë. Ata që sot kritikojnë,  janë përgjegjës që në mandatin e parë të Qeverisë Kurti, e pamundësuan funksionimin e sajë duke organizuar grusht shtet në kohën më të rrezikshme të pandemisë. Nuk arritën të funksionojnë qe qeveri antikushtetuese e dalë nga grusht shteti dhe lakmia për pushtet, u detyruan të  dalin para votuesit për ri legjitimim, dhe ky ishte vullneti i popullit që e zgjidhi këtë qeveri me një mal problemesh I mbetën trashëgimi. Tash le të heshtin dhe le të shohin si qeveriset vendi, nëse nuk duan ose nuk dinë të ndihmojnë është në interesit ë shtetit dhe të qytetarëve që të mos pengojnë. 


Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".