
Lexoni edhe:
Tahiri: Në programin +4 prioritet punësimi dhe përkrahja e grave
Shkruan: ANALISTI-Xhevat Meha
Zyra Kombëtare e Auditimit ka gjetur edhe në të kaluarën shkelje nga institucionet e ndryshme mirëpo prokuroria nuk vepron. Në rastet e rralla kur prokuroria dërgon ndonjë lëndë në gjyqësi, lëndët zakonisht i dërgon të papërpunuara si duhet dhe të gjitha këto refuzohen nga gjyqësia me përgjigjen e zakonshme "në mungesë të dëshmive....".
Tahiri: Në programin +4 prioritet punësimi dhe përkrahja e graveLexoni edhe:
Prokuroria dhe gjyqësia e Kosovës janë të mbushura me individ tepër të pa aftë e të dobët në pikëpamje profesionale. Përveç kësaj, sidomos krerët e këtyre institucioneve janë të lidhur me krimin. Individët e dobët profesionalisht dhe lidhja me krimin sidomos e krerëve që janë instaluar nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe. Ky instalim është kryer si mekanizëm për t'i mbajtur nën kontroll këto institucione. Pa ndryshime që shkëputin përmbajtësisht këtë kontroll, Zyra Kombëtare e Auditimit do të publikoj me gjetje të shkeljeve mirëpo nuk do të ketë ndëshkueshmëri të fajtorëve. Amnistia e plotë e shkelësve të ligjit është ndërtuar nga rrjeti i strukturave të fshehta serbe si mekanizëm për të mbajtur në funksion si të paprekur sistemet e kontrollit mbi institucionet e Kosovës e me këtë edhe kontrollin mbi Kosovën.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".