Sistemit të Drejtësisë i duhet një reformë e gjerë me çelës procesin e Vetting-ut

Sistemit të Drejtësisë i duhet një reformë e gjerë me çelës procesin e Vetting-ut
Sistemit të Drejtësisë i duhet një reformë e gjerë me çelës procesin e Vetting-ut

Muhamet Kelmendi

  • 25 September 2021 - 09:22

Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi

Sistemi i drejtësisë, si ai prokurorial, ashtu edhe ai gjyqësor, kanë qenë para pensioneve të mëdha dhe kështu shpesh herë kanë dështuar në luftë kundër krimit të organizuar, sidomos në nivel të lartë.

Dështimet janë në prokurori dhe nëpër gjykata. Në të dy nivelet bashkërisht ka mossuksese në hetimin e rasteve dhe në luftimin e tyre me masa juridike.

Në Prokuroritë e Kosovës ka disa fakte pse kemi mos suksese: 1. Mos dija në nxjerrjen e fakteve dhe te dëshmitë për krimin e hetuar, 2. Frika nga grupet e ndryshme informale dhe shumë të forta në vendimmarrje, deri në nivel qendror të shtetit, si dhe 3. Vetëdija në mos ushtrimin e profesionalitetit të prokurorit në punë, kuptohet për përfitime individuale, duke u lidhur me grupet informale.

Të tri këto elemente kanë bërë që prokuroritë mos ti kryejnë detyrat në nivel dhe dështimet në dhënie të aktgjykimeve adekuate me veprën penale janë rritur. Baza tjetër pse kemi mos suksese janë vetë gjykatat. Edhe këtu kemi tri baza për gjendjen e njëjtë: a. Mos profesionalizimi në kryerjen e detyrës së gjyqtarit, b. Frika nga grupet e ndryshme informale të forta në pushtet dhe C. Vetëdija në mos ushtrimin e detyrës së gjyqtarit për përfitime individuale të detyrës së dhënë. Mbi këto çështje kemi mos sukses. Lëndët kalojnë nga prokuroria në gjykatë. Atje shqyrtohen edhe rikthehen në prokurori. Kërkohen fakte. Këtu përsëri vazhdon avazi i vjetër.

Gjykata vendos dhe lënda kalon me ankesë më lartë. Nga atje rikthehet lënda në rishqyrtim të përsëritur. Kështu është jeta e lëndëve të krimit të lartë në Kosovë. Lëndët mbesin me vite, ndoshta edhe me decenie nëpër gjykata, pa u zgjidhur. Shumë edhe parashkruhen dhe krimi mbetet pa u ndëshkuar. Gjendja e tillë kërkon masa konkrete. Atë gjendje nuk e zgjidhin dy këshillat, KPK dhe KGJK. Të dy këto këshilla kanë dështuar në punën e tyre. Kosovës dhe sistemit të drejtësisë i duhet një reformë e gjerë dhe e thellë. Kjo nuk realizohet me intervenime kozmetike. Plasaritjet dhe dështimet janë të mëdha. Kërkohen masa tjera shëruese. Këtu kryesisht mendohet në VETTING.Si mjet është treguar i suksesshëm në shumë vende. Mendohet dhe mbetet mjeti i fundit në sistem.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".