Telekomi po rrezikohet me falimentim nga mos ndëshkimi i krimit të lidhur me oligarkët Devolli!

Telekomi po rrezikohet me falimentim nga mos ndëshkimi i krimit të lidhur me oligarkët Devolli!
Telekomi po rrezikohet me falimentim nga mos ndëshkimi i krimit të lidhur me oligarkët Devolli!

Naim Miftari

  • 25 September 2021 - 09:16

Shkruan: ANALISTI-Naim Miftari

Personalisht nuk besoj se kjo prokurori dhe kjo gjykatë që kemi sot, e që 99 % janë sekser të vendosur nga PDK, LDK, e pak më pak nga AAK , nuk besoj se guxojnë ta dënojnë ndonjë figurat e mëdha të krimit të organizuar, edhe ato që lidhen me zhvatjen dhe dërgimin drejtë falimentimit të Telekomit të Kosovës, pasi shumica e krimeve skandaleve të korrupsionit janë bërë nga politikanët e Kosovës, sidomos nga PDK ,LDK ,AAK. Dhe tani kur e digjmë se gjyqtarët dhe prokurorët, duke filluar nga Aleksandër Lumezi janë lodra të Hashimave, Grabovcave, Isave dhe Ramushave, prandaj nga të tillët nuk pres dënime.

Edhe nëse ndodhin do dënime të lehta, ato kanë me qenë dënime qesharake pasi në Kosovë sot për sot duhet me u kujdese e mos me vjedhë pak ose mos me u korruptua me pak para sepse dënohesh me dënime maksimale përtej ligjores dhe normales, derisa aty ku vidhen milionat e ku korrupsioni shkon në dhjeta milion euro, kurrë mos u frikëso se ju dënon ndokush. Kështu ndodhin këto gjëra pasi duke filluar nga polici hetues, nga prokurori, nga gjyqtari, nga këshilli prokurorial e gjyqësor edhe inteligjenca, ata janë vetëm lodra, kukulla të politikanëve të korruptuar të Kosovës.

Sa ju përket dhjetëra e qindra milionave të vjedhur e keqpërdorur në PTK mundet me u dënua vetëm ndonjë peshk i vogël pasi po u dënuan ish drejtorët apo Oligarkët Devolli atëherë edhe Hashim Thaçi, nëse ndodhë me u lirua nga Haga, duhet me u burgos nga Prokuroria e Kosovës për korrupsion dhe pos Hashim Thaçit, në një rast të tillë, në burg do të përfundonin edhe shumica e ish kryeministrave dhe ministrave të qeverive të mëhershme, në mandatin e të vilave PTK dikur vlente 2 milordë dollar, kurse sot e kanë shndërrua në një formë kufomë ku pritet vetëm falimentimi. Prandaj unë them që pa u pastrua policia, prokuroria, gjyqësia dhe inteligjenca nuk ka as ndjekje dhe as dënim të krimit të organizuar në nivelin e lartë të krimit të organizuar brenda politikës dhe brenda shtetit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".