Apo rrezikohet paqja dhe Siguria Globale në Botë?!

Apo rrezikohet paqja dhe Siguria Globale në Botë?!
Apo rrezikohet paqja dhe Siguria Globale në Botë?!

Ismail Muçiqi

  • 09 November 2021 - 09:35

Shkruan:Ismail Muciqi

Shekulli 21 në të cilin po jetojmë po përballet me sfida dhe fenomene më të ndryshme të cilat po e godasin ekuilibrin dhe rendin botëror. Nxemja Globale si fenomen natyror është njëra ndër sfidat më të ndryshme e cila po e atakon njerëzimin. Fenomeni tjetër shumë befasues dhe i panjohur që e goditi Planetin është padyshim edhe Covid 19 i cili ua morri jetën 5 milion njerëzve në Botë. Më thotë mendja se Bota është para një krize me plotë të panjohura për njerëzimin dhe për sigurinë. Luftërat e ndryshme të cilat po ndodhin gjithandej Botës që nga Afrika, Libia, Palestina dhe Izraeli dhe shumë konflikte tjera janë argument i mjaftueshëm për rrezikun që po i kanoset njerëzimit.  

Largimi i Britanisë së Madhe nga unioni Evropian ishte fatkeqësia më e madhe për Evropën e Bashkuar.  

Mjerisht Bashkimi Evropian si projekt ka mbetur rrugës i pa përfunduar. Vlerat e demokracisë Evropiane po atakohen vazhdimisht nga Rusia dhe aleatet e saj përmes luftës propagandistike, kibernetike dhe speciale për destabilizimin e Bashkimit Evropian. Rusia përmes luftës speciale me metoda subversive po bënë përpjekje që përmes aleatit të saj serbisë, ta destabilizoj Ballkanin. Kjo u vërtetua përmes protestave te qytetareve serbë te Malit të Zi ku përmes Kishës Ortodokse arriti ta formojë një Qeveri proserbe në Mal të Zi. Rusia përmes serbisë po nxitë konflikte edhe në Bosnje dhe Hercegovinë me qëllim të zhbërjes së kësaj Republike dhe bashkimin e Republikës serbska me serbin.

Një situatë e ngjashme ka kohë që po reflektohet edhe ndaj Republikës së Kosovës e sidomos në pjesën veriore ku serbia ka pretendime territoriale ndaj Kosovës. Lufta speciale Ruse dhe politika ekstreme e Putinit për interesat e ti dhe për destabilizim të Evropës ndodhi ndaj disa Shteteve të Botës Arabe duke përhapur konfliktin dhe luftën në Siri, e cila shkaktoj depërtimin e milionave njerëzve në drejtim të shteteve të Evropës. Qëllimi i Putinit dhe politikës Ruse ishte ruajtja e interesit strategjikë të rezervave të naftës në Siri dhe në Botën Arabe, e në anën tjetër përmes refugjateve destabilizimin e Shteteve të Bashkimit Evropian. Mjerisht Bashkimi Evropian me largimin e Britanisë së madhe ka mbetur i hendikepuar në ndërtimin e strategjisë për ruajtjen e paqes dhe sigurisë Globale.

Mjerisht sot pas largimit të Kancelares Merkel në krye të Bashkimit Evropian qëndrojnë figura enigmatike dhe të pa denjë për realizimin e një projekti madhor të Bashkimit Evropian. Edhe më shqetësuese dhe me plotë të panjohura qëndron situata në arritjen e ndonjë marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe serbisë, për njohje reciproke është shumë enigmatike integrimi i Kosovës derisa në krye të diplomacisë Evropiane qëndrojnë dy figura diplomatike Borel dhe Lajcak. Njëri Spanjoll e tjetri Sllovak të cilët nuk e kanë njohur Republikën e Kosovës. Rusia kohë pas kohe po e teston unitetin e Shteteve të Bashkimit Evropian.

Qysh tani Kryeministri i Hungarisë Orban po e shpreh qëndrimin e ti kundër shumë politikave të unionit Evropian. Këso tendencash kohë më parë janë vërejtur edhe në politikën e Qeverisë së Polonisë dhe të Presidentit Sllovak të cilët akoma kanë nostalgji të kaluarën e sistemit komunistë. Sigurinë Globale tani e kanë në dorë tri super fuqi botërore derisa Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Kina po bëjnë rivalitet përmes luftës ekonomike, Rusia ka zgjedhur mënyrën tjetër të luftës kibernetike dhe speciale përmes shërbimeve të inteligjencës të depërtojë deri në kongresin dhe Shtëpinë e Bardhë në Amerikë.

Kjo u vërtetua edhe me rastin e zgjedhjeve presidentciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku politika Ruse ishte e involvuar në institucionet shtetërore Amerikane. Në fund po theksojmë se rrethanat e kohës dhe proceset në Botë kanë ndryshuar. Sot janë të pakta figurat politike, të cilat kanë ndonjë kredibilitet, apo autoritet që do të kishin ndikim në ruajtjen e paqes dhe sigurisë. Vetëm Zoti mund ta shpëtoj Planetin nga rreziqet dhe arsenalet e armatimit bërthamor të cilat janë kërcënim permanent për njerëzimin. 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".