Ja pse matrapazi Behxhet Pacolli ishte shpallur person nongrata nga Presidenti Rugova, atij ju refuzuan të gjitha kërkesat për takime dhe bisedime!

Ja pse matrapazi Behxhet Pacolli ishte shpallur person nongrata nga Presidenti Rugova, atij ju refuzuan të gjitha kërkesat për takime dhe bisedime!

Hajrullah Tërnava

  • 19 November 2021 - 07:49

Shkruan:  ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sikur të kishim politikan të pastër në sistemin politik të Kosovës , tani nuk do të ishte Kosova në këtë gjendje çfarë ndodhet që nga çlirimi e deri më tani, prandaj disa politikanëve me kohë është dashur të ju ndalohet rreptësisht veprimtaria e tyre politike. Ishte Ibrahim Rugova që në asnjë rast nuk i patë dhënë shansin e vetëm, dhe as që e pranonte në bisedime Bexhet Pacollin, sepse ia dinte të kaluarën e tij. Vetëm pas vdekjes së Ibrahim Rugovës, atëherë u ngritën njerëzit pa vlera në politikat e Kosovës, dhe shumë nga ata që ishin të përafërt me Bexhet Pacollin ia dhanë shansin në biznis edhe në politikë!

-Ata që ia dhanë shansin Behxhet Pacollit që të futet në politikën kosovare dhe të zgjerohet me biznes ishin njësoj me të kaluar të ngjashëm dhe tepër të dyshimtë, sikur që është vet Bexhet Pacolli. Prandaj duke qenë kështu, në një moment të caktuar edhe ia dhanë shansin dhe u nominua e u zgjodh President i shtetit, ku fatmirësisht zgjedhja e tij ishte e kundërligjshme prandaj në atë pozitë – në pushtet, qëndroj vetëm rreth një muaj, deri sa intervenuan shtetet mike, u dërgua në Gjykatë Kushtetuese dhe u bë shkarkimi i tij.

Prandaj po ky njeri i bënë të gjitha “fiskulturat” përfituese dhe është i përgatitur për lojëra të tilla te ndyra , prandaj edhe po mundohet, dështaku në politikë, tyxhari i të gjitha mandateve të kaluara parlamentare, Behxhet Pacolli që t’i serviloset dhe mashtroi edhe Qeverinë Kurti, për ta korruptuar dhe mashtruar, në mënyrë që të fillon ta realizon biznesin e tij në mafiozo-politik, siç ka vepruar me të gjitha tjerat në të kaluarën, sado që deri tash ishte kritik dhe akuzues i ashpër ndaj politikës që e ka proklamuar dhe zbatuar Albin Kurti dhe Qeveria e tij në këto dy mandatet e fundit.

Para pak ditësh, Behxhet Pacolli i ndryshoi fjalët e ashpra dhe kritikat që kishte ndaj Qeverisë Kurti duke shprehur “vullnet” afrimi e bashkëpunimi, duke thënë se është i gatshëm t’i jap një pjesë të programit të tij për qeverisje zhvillimore Albin Kurtit vetëm për hir të Kosovës, edhe pse ka deklaruar që ka kohë që nuk ka zhvilluar asnjë takim dhe nuk ka asnjë lidhje kontakti me këtë qeveri dhe me kryeministrin.

Pacolli kishte deklaruar se me Kurtin nuk kanë kontakte, se kontaktet janë ndërprerë prej momentit kur ia ka dorëzuar detyrën në qeverisjen e parë, por është i gatshëm t’iu jap pjesë të programit për hir të Kosovë, për arsye se te kinse ndahet shapi prej sheqerit. “Kur flitet për interesat e Kosovës atëherë bien poshtë interesat ideologjike, partiake dhe personale. Këto janë synimet e mia. Nëse është diçka e mirë për Kosovën jam i gatshëm të kontribuoj edhe në të ardhmen”, kishte deklaruar tyxhari Pacolli.

Ky z. Bexhet Pacolli si gjithmonë flet ashtu si i teket dhe ashtu si i konvenon, prandaj ky ndryshim i kursit politik të Behxhet Pacollit tregon se kur është interesi i tij për zhvatje, sikur ishte në të kaluarën servilizmi dhe nënshtrimi ndaj PDK-së, LDK-s dhe AAK-së, ai është i gatshëm që të ulet në gjunjë para secilit lider politik vetëm për të vazhduar me tregtinë e tij në politikë dhe zhvatjen e shtetit për interesa puro biznesore e puro kriminale, të maskuara me program kinse të zhvillimit dhe interesit të shtetit, që nuk e ka sprovuar dhe dëshmuar asnjëherë deri më tani.

Por megjithatë edhe këtij personi ne politike iu kane zbulua te palarat, dhe formalisht ai thirret ne partine e tij, por kjo parti e tij asnjëherë nuk arriti te rritet si parti serioze, por gjithnjë nget mbas te fortëve dhe iu bashkëngjitet atyre, dhe gjithnjë bën pazare sipas interesave të tija, edhe nëse i ka fitua vetëm dy deputet kur është momenti për përfitime dinë mirë për t’i bërë ato pazare si llogari interesi, me qeveritë që hyn ne koalicion për t’ua bërë numrat qeverive në pushtet.

Prandaj s’është për tu habitë që tani Kosova gjendet në këtë situatë të mjerueshme sikur që është tani, e kur dihet se kush e ka qeverisur këtë vend dhe me ç’far njerëzish është qeverisur ky vend deri më tani, prandaj tani jemi në këtë gjendje të mjerueshme.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".