Asociacioni kjo formulë e rrezikshme e mbajtjes së Kosovës nën ombrellën e sovranitetit serb! 

Asociacioni kjo formulë e rrezikshme e mbajtjes së Kosovës nën ombrellën e sovranitetit serb! 
Asociacioni kjo formulë e rrezikshme e mbajtjes së Kosovës nën ombrellën e sovranitetit serb! 

Shefik Shkodra

  • 09 December 2021 - 18:04

Shkruan:ANALISTI-Shefik Shkodra

Në qoftë se partitë nuk bëhen me një zë për ti thënë jo Asociacionit të komunave  me shumicë serbe, me kompetenca ekzekutive, kuptohet një pjesë e atyre opozitarëve, Kosova me pranimin e Asociacionit do të mbetet nën Serbi. Ajo Shoqatë e bashkuar e serbëve do ta sjellë gjendjen më të keqe se para vitit 1999. Njeriu nuk di çka shkruan për këta njerëzit tanë.

Opozita,  e ashtuquajtur, e urrejnë  Albin Kurtin për dy arsye: E para për shkak të një politike të brendshme, eliminimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar,  ngase shumica e opozitës janë të korruptuar dhe të kriminalizuar.

Pra, kur kihet parasysh edhe ligji për konfiskim, këta s'munden me marrë me mend. Dhe e dyta, janë tepër ziliqarë, kur shefat e tyre për njëzet vjet s'mund kanë bërë asgjë (s'kanë dashur), veç në favor të Serbisë. Tash i kanë rekrutuar edhe militàntët nëpër media që ta ofendojnë dhe krahasojnë  Albin Kurtin me figura të para njëqind vjetësh  tradhtar! Njeriu ndalet edhe mendohet, para pak viteve iu dha tokë Maqedonisë  Veriore, asnjë fjalë, iu dha Malit të Zi asnjë fjalë veç zhurmë për primat subjektiv. Kush ishin këta, liderët e këtyre opozitarëve, e pse këta banalista mercenarë, këta nuk i quajtën tradhtarë. Po  përkundrazi!.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".