Institucionet e drejtësisë në Kosovë të mbushura me juristë të kontrabanduar nga universitetet “INDUSTRI” për diploma pavlerë në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni!

Institucionet e drejtësisë në Kosovë të mbushura me juristë të kontrabanduar nga universitetet “INDUSTRI” për diploma pavlerë në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni!
Institucionet e drejtësisë në Kosovë të mbushura me juristë të kontrabanduar nga universitetet “INDUSTRI” për diploma pavlerë në Bosnjë, Shqipëri dhe Maqedoni!

Muhamet Kelmendi

  • 26 January 2022 - 08:08

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

Nëpër provime krijohet gjendja e të kopjuarit me teste që janë të njëjta provim pas provimit, deri në diplomim. Nuk kemi as edhe një diplomë të fakultetit në këtë apo atë fakultet. Këta juristë me ndonjë praktikë që marrin futen në provime të jurisprudencës. Kalojnë aty dhe kështu me disa mësime plotësuese, përsëri nga kuadri i papërgatitur, konkurrojnë dhe bëhen gjyqtar dhe prokurorë. Në provimet pranuese për punën e tillë kemi përsëri komisione jo adekuate provuese. Testet e provimeve janë jo të përgatitura siç duhet dhe dalja nga testi me pozitivitet është e rëndë.

Gjyqtarë dhe prokurorë të mirë kualifikuar është vështirë të gjinden sot në Kosovë sepse dija e arritur për gjyqtarë dhe për prokurorë në Kosovë është çështje që nuk krijon kualifikimi e duhur dhe në nivelin që e kërkon detyra. Nëpër fakultetet juridike në Kosovë, qoftë publike, qoftë private, nuk ka nxënie adekuate të mësimit. Aty nuk punohet sa duhet dhe kuadri mësimor është i pa përgatitur për të krijuar juristë të aftë dhe profesional. Kualifikimet me tituj për doktor të shkencave të arriture në decenien e fundit në Shqipëri, në Maqedoni, në Bosnje e Hercegovinë etj., është aq i papërgatitur, sa që doktorët e tillë nuk janë në lartësinë e kualifikimit që e kanë marrë. Në fakultete ka shumë studentë. Mësimet janë të formës klasike dhe pa një punë sistematike teorike dhe praktike. Edhe literatura është jo adekuate.

Mësimi bëhet vetëm në formë ligjërimi që nuk nxënë dije. Nëpër provime krijohet gjendja e të kopjuarit me teste që janë të njëjta provim pas provimit, deri në diplomim. Nuk kemi as edhe një diplomë të fakultetit në këtë apo atë fakultet. Këta juristë me ndonjë praktikë që marrin futen në provime të jurisprudencës. Kalojnë aty dhe kështu me disa mësime plotësuese, përsëri nga kuadri i papërgatitur, konkurrojnë dhe bëhen gjyqtar dhe prokurorë. Në provimet pranuese për punën e tillë kemi përsëri komisione jo adekuate provuese.

Testet e provimeve janë jo të përgatitura siç duhet dhe dalja nga testi me pozitivitet është e rëndë. Këto teste merren nga librat universitare që nuk përgatiten fare kandidatët dhe kështu krijohet gjendja e keqpërdorimeve në kalimin e tyre. Thjeshtë provimet e tilla janë dhe zhvillohen si provimet që bëhen për patentat e shoferëve, duke e vënë shabllonin mbi test. Kjo mënyrë krijon keqpërdorime të mëdha. Këtu ka mundësi që të kemi asi rezultati, ku në fakt konkurrentët e paditur dalin fitues dhe anasjelltas.

Mirëpo kjo nuk është zgjidhje dhe nuk mund të ecet kështu, prandaj Kosovës i duhet urgjentisht një formë tjetër e përgatitjes së gjyqtarëve dhe të prokurorëve. Nëpër vendet në BE kemi formën adekuate, të veçantë të një shkollimi për gjyqtar dhe për prokurorë. Pas studimit i diplomuari kalon në praktikë punë në gjykatë apo në prokurori, si praktikantë.

Nga gjykatat e prokuroritë pastaj dërgohen në shkollat ku bëhet përgatitja e kandidatëve për kualifikim për gjyqtarë dhe për prokurorë. Shkollimi i tyre zgjatë dy vjet. Pas shkollimit ata kthehen në vendet nga janë dërguar dhe tash futen në provim të jurisprudencës. Pra, shkollimi dhe provimi i kandidatëve është i veçantë për fusha të veçanta, jo i përgjithshëm dhe në çdo fushe juridike sepse dihet që gjyqtarë dhe prokurorë të dijes së gjithanshme nuk ka askund.

Zgjedhja e kandidatëve për praktikë dhe shkollim bëhet pas fakultetit nga gjykatat dhe prokuroritë, sipas konkurseve të përgatitura nga komisioni i veçantë. Zakonisht pranohen në praktikë dyfishi i kuadrit të nevojshëm, sepse gjatë punës praktike ku bëhet përzgjedhja dhe shkollimi diskualifikohen kandidatët apo ata ikin vetvetiu. E nëse kjo nuk shkon kalon kandidati nga një gjykatë a prokurori në tjetrën.

Kjo formë e shkollimit krijon kualitet të mirëfilltë dhe e ndalon mundësinë e luajtjes me konkurs, duke futur shabllonizimin në provim, si dhe krijon bazament që mos të kemi keqpërdorime me shabllonizim të provimit përzgjedhës. Në formën e tashme krijohen grupe të shumta informale. Kjo shihet edhe aktualisht. E keqja është se për të treguar kinse kualitet në përzgjedhje, nga 200 a 300 konkurrentë lëshohen vetëm 4,5 a 6 veta. E tërë kjo bëhet për të treguar se po punohet për kualitet. E mu kjo në realitet tregon keqpërdorimet që bëhen në këtë fushë.Forma e tillë në Kosovë po vazhdon.

Me këtë përsëri kemi mungesë të kualitetit profesional në gjykata dhe në prokurori. Përsëri do të kemi edhe informalitet dhe keqpërdorime. Prandaj e gjithë kjo tregon së Kosovës, pavarësisht nga kuadri i ri, i duhet VETTING-u. Është një gjendje shumë e keqe, sepse gjyqësori dhe prokuroritë gjenden në pozitë të rëndë. Këtej nuk ka rëndësi mosha, por kualifikimi dhe profesionalizmi i kuadrit që pranohet. Sidoqoftë forma e tashme e përgatitjes dhe kualifikimit nuk po premton kualitet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".