Pastrimi dhe strukturimi i KPK-së dhe KGJK-së nga pika zero!

Pastrimi dhe strukturimi i KPK-së dhe KGJK-së nga pika zero!
Pastrimi dhe strukturimi i KPK-së dhe KGJK-së nga pika zero!

Dardan Grapci

  • 15 March 2022 - 16:59

Shkruan:Analist- Dardan Grapci

KPK dhe KGJK- si institucione shtetërore dhe ligjore të korruptuara e të dështuara, duhet të pastrohen dhe reformohen me themel, kurse në sistemin e ri të drejtësisë profesionale e të pa varur të hapet mundësia  punësimit të  Prokurorëve dhe Gjyqtarëve  të  rinj të cilët dinë dhe dëshirojnë që ta zbatojnë ligjin në përpikëri.



Kjo përbërje e KPK-së dhe KGJK-së kanë dështuar që nga viti 2008,  për ti sjellë para drejtësisë ata te cilët janë të akuzuar për krime serioze, trafikim të drogës, pastrim të parave të pista , krim të organizuar të të gjitha llojeve të mundshme etj. Deri në reformimin dhe ristrukturimin e organeve të reja, kryesuesi i KGJK-s Albert Zogaj duhet urgjentisht të ju jap urdhër nga grevistet që menjëherë ta ndërpresin grevën si dhe ti largon nga puna organizatorët me sjellje ekstremiste,  që nuk janë komunikativ dhe nuk kanë gatishmëri që kërkesat e tyre, nëse janë të ligjshme, ti adresojnë në mënyrë të qytetëruar në institucionet përkatëse. Ministria e drejtësisë duhet të paralajmëron KGJK-në dhe KPK-në me mundësi të shpërbërjes  shkaku i skandaleve që kanë ndodhur dhe po ndodhin brenda objektit të KGJK-s. Raporti i vlerësimit për KGJK-ne sipas mendimit tim është për te ardhur keq, sepse punët qe po kryen KGJK-ja është duke u bere shkel e shko.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"