A thua do t’i lejoj Kurti zgjedhjet serbe të 3 prillit ne Kosovë?

A thua do t’i lejoj Kurti zgjedhjet serbe të 3 prillit ne Kosovë?
A thua do t’i lejoj Kurti zgjedhjet serbe të 3 prillit ne Kosovë?

Nexhat Haziri

  • 17 March 2022 - 16:52

Shkruan: ANALISTI: Nexhat Haziri

Përkundër qëndrimit unik të faktorit politik në Kosovë pozitë dhe opozitë dhe rezolutës së kuvendit për mos lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe në territorin e Kosovës, kam përshtypjen se kryeministri Kurti me fund do ta pranoj kërkesën e aleatëve tanë që zgjedhjet serbe të 3 prillit të mbahen edhe në territorin e Kosovës ku do të votojnë qytetarët serb që kanë dy nënshtetësi. Kjo është rezultat i presionit të madh mbi kryeministrin Kurti nga faktori ndërkombëtar, sidomos nga Amerikanët.

Arsyeja e këtij presioni është se SHBA dhe aleatët evropian duan ta ndihmojnë presidentin Vuçiq për ta fuqizuar pozicionin e tij në Serbi , që për ta është shumë i rëndësishëm pasi e shohin si të vetmin aktor politik në Serbi për t‘i dhënë epilog dialogut me Kosovën, proces ky që do të finalizohet me marrëveshje për njohje reciproke. Mbajtja e këtyre zgjedhjeve nuk e cenon integritetin territorial e as shtetëror të Kosovës, nuk e dobëson pozicionin e Kosovës në procesin e dialogut me Serbinë, ne anën tjetër ruan dhe forcon raportet tona me aleatët ndërkombëtar, në veçanti me SHBA-n. Edhe një herë dua ta potencoj se kërkesa e faktorit ndërkombëtar për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të 3 prillit është në funksion të forcimit të pozicionit të presidentit Vuçiq në Serbi.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online"