Drejtësia të shkëputet nga lidhjet me SHIK-un për ti ndëshkuar Devollët e shpëtuar Telekomin!

Drejtësia të shkëputet nga lidhjet me SHIK-un për ti ndëshkuar Devollët e shpëtuar Telekomin!

Hajrullah Tërnava

  • 23 March 2022 - 07:38

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Tani është momenti i duhur që drejtësia e kapur nga SHIK-u dhe klani PRONTO, të shkëputet nga këto struktura dhe ta jep gjykimin e drejtë e meritor lidhur me aferën e dekadës, kontestin në mes të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile të Blerim Devollit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka aprovuar ankesën e Telekomit të Kosovës, duke e anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kthyer atë në rigjykim- kontestin me “Dardafone”. Lajmi për këtë vendim është konfirmuar nga Sindikata e punëtorëve të Telekomit.

Luftimi i dukurive kriminale nga kjo Qeveri, qe një vit e këndej, po e dëshmon premtimin e dhënë pa qytetarëve, se tashmë ka filluar së vepruari dhe s’ka të ndalur deri në çrrënjosjen e krimit në përgjithësi, dhe gjasat janë se nëse vazhdon ky luftim kështu, madje të ashpërsohet, atëherë shpresat e luftimit të krimit po realizohen. Kjo vlen edhe për krimin që është bërë me tendencë të shkatërrimit të ndërmarrjeve publike, sikur qe e kemi akoma në kujtesë aktin kriminal të tendencës për shkatërrimin e Telekomit. Tani është momenti i duhur që drejtësia e kapur nga SHIK-u dhe klani PRONTO, të shkëputet nga këto struktura dhe ta jep gjykimin e drejtë e meritor lidhur me aferën e dekadës, kontestin në mes të Telekomit të Kosovës dhe Z-Mobile të Blerim Devollit, pas vendimit të Gjykatës së Apelit e cila ka aprovuar ankesën e Telekomit të Kosovës, duke e anuluar aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe kthyer atë në rigjykim- kontestin me “Dardafone”.

Lajmi për këtë vendim është konfirmuar nga Sindikata e punëtorëve të Telekomit, përmes një komunikate për medie, në të cilën thuhet se aprovohet si e themeltë ankesa e të autorizuarit të debitorit “Telekomi i Kosovës” sh.a, me seli në Prishtinë, anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, PPP.nr.1486/19 i datës 06.07.2020 dhe çështja i kthehet të së njëjtës gjykatë në procedim të serishëm. Vendimi i Apelit vjen pasi Gjykata Kushtetuese, më 17 dhjetor 2021, ka konstatuar se Gjykata Themelore, Gjykata e Apelit dhe Gjykata Supreme, kishin shkelur barazinë e armëve ndaj debitorit Telekom, pasi Gjykata Themelore kishte nxjerrë vendim në favor të Dardafon, pa pritur përgjigjet dhe argumentet e Telekom. Andaj, rastin përmbarimor të “Telekomit” e ktheu në rivendosje në Apel. Gjykata Kushtetuese konstatoi se aktvendimi i Gjykatës Themelore ishte nxjerrë po në ditën kur “Telekomi” kishte pranuar dokumentet dhe papritur përgjigjen përkatëse të tij. Kushtetuesja kishte arsyetuar se edhe Gjykata Supreme, e veçanërisht Gjykata e Apelit, edhe pse kishte “juridiksion të plotë” për të vendosur lidhur me rastin, duke përfshirë kompetencën për të korrigjuar të metat e procedurës së ndjekur në Gjykatën Themelore, kishin dështuar të adresojnë të njëjtat, duke mos rikuperuar për pasojë, cenimin e parimit të “barazisë së armëve”.

“Rrjedhimisht dhe bazuar edhe në sqarimet e dhëna në Aktgjykimin e publikuar, Gjykata konstatoi se, Aktvendimi i kontestuar i Gjykatës Supreme dhe Aktvendimi i Gjykatës së Apelit, janë nxjerrë në kundërshtim me garancitë procedurale të përcaktuara me nenin 31 të Kushtetutës në lidhje me nenin 6 të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, duke e kthyer të njëjtin për rivendosje në Gjykatën e Apelit, marrë parasysh që kjo e fundit, siç është sqaruar në Aktgjykim, ka “juridiksion të plotë” për të adresuar të metat procedurale të cilat kanë rezultat në kontestimin e Aktvendimit të Gjykatës Themelore”, thuhej në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese. Kontesti në mes të kompanisë “Dardafon.net LLC” dhe ndërmarrjes publike Telekomi i Kosovës zanafillën e ka në marrëveshjen e lidhur më datë 16 janar 2009. Marrëveshja parashihte që “Z-Mobile” të jetë operator virtual i telefonisë mobile “Vala”.

Mospajtimet në mes të dy palëve nisën kur “Z-Mobile” kërkoi numeracion shtesë, pra më shumë se 200 mijë numra sa i ishin ndarë në fillim. Mospajtimet përfunduan në Arbitrazh. Në vitin 2015, “Z-Mobile” (Dardafon) iu drejtua Arbitrazhit pasi pretendonte se Telekomi i Kosovës po bënte shkelje të marrëveshjes pasi refuzonte t’i ndajë numra shtesë dhe të ofronte shërbime 3G dhe 4G. Tribunali i Arbitrazhit pranë Odës Ekonomike Ndërkombëtare sipas padisë së kompanisë “Z-Mobile”, më 9 dhjetor 2016 vendosi në favor të kësaj kompanie. Sipas vendimit të Arbitrazhit, Telekomi i Kosovës obligohej që t’i alokonte numeracion shtesë “Z-Mobile”-it, si dhe t’i ofronte shërbimet 3G dhe 4G. E për dëmin e shkaktuar, Arbitrazhi e obligonte Telekomin që t’i paguante rreth 30 milionë euro gjobë në emër të shpërblimit të dëmit, fitimit të humbur dhe shpenzimeve të procedurës së Arbitrazhit. Në maj të vitit 2017 Telekomi i Kosovës dhe operatori “Z-Mobile” kishin njoftuar se kishin arritur marrëveshje lidhur me vendimin e Arbitrazhit, i cili e obligonte Telekomin t’i paguante rreth 30 milionë euro dëmshpërblim operatorit “Z-Mobile”.

Ky është pikërisht tani testi më serioz I gjyqësorit të Kosovës, për ta provuar drejtësinë sipas ligjit dhe kushtetutës, për ta shpëtuar Telekomin e Kosovës nga skenari i zhvatjes me qëllim të falimentimit nga Devollët. Tani është rasti për ta fituar betejën ndaj zhvatëseve dhe grupeve kriminale të interesit që kanë pas vetëm një qëllim: vjedhjen e buxhetit, shkatërrimin e pasurisë së qytetarëve, fundosjen dhe falimentimin e Telekomit të Kosovës dhe largimin nga vendet e punës të punëtoreve të kësaj kompanie, dikur ndër më profitabilet, dhe kontribuese e rëndësishme në mbushjen e buxhetit të shtetit.

Luftimi i krimit në mënyra ligjore sikur që ka filluar në këtë rast, gjithsesi se do ti kontribuon spastrimit të krimit në përgjithësi edhe në të gjitha institucionet shtetërore, dhe me këtë do të filloj jetësimi i ligjeve pozitive të këtij shteti. Jeta e qytetarëve tani do të jetë në harmoni me ligjet, gjë që do të krijohen edhe kultura ligjore e sjelljes së qytetarëve, e jo si deri më tani që na humben shpresat se Kosova mund të spastrohet nga krimet e tilla që e patën kapluar vendin tonë që nga çlirimi e deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".