Skenari kriminal i diktatorit rus, Vladimir Putin, për të ja venë zjarrin Ballkanit!

Skenari kriminal i diktatorit rus, Vladimir Putin, për të ja venë zjarrin Ballkanit!
Skenari kriminal i diktatorit rus, Vladimir Putin, për të ja venë zjarrin Ballkanit!

Xhevat Meha

  • 22 March 2022 - 07:32

Shkruan: ANALISTI – Xhevat Meha

 Është e pritshme që Vladimir Putin si armë të tij ta përdor shtrirjen e destabilizimit edhe në Ballkan. Në Kosovë, mundësitë për destabilizim i ka të kufizuara, mirëpo kjo nuk përjashton mundësin e destabilizimit.

 Është e pritshme që forca paramilitare dhe qytetar nga pjesët veriore të Kosovës të kryejnë ndonjë veprim që do t'i detyronte forcat e sigurisë në Kosove për të  ndërhyrë . Një ndërhyrje e tillë potencialisht mundë të përdoret nga Serbia si pretekst për ndërhyrje me forca ushtarake gjoja në mbrojtje të serbëve, mirëpo nuk shoh shumë gjasa që kjo të ndodh. 

Më shumë gjasa shoh që ndërhyrja e forcave të sigurisë në Kosovë të përdoret si marketing politik nga Putini. Ndërhyrja e forcave të sigurisë në Kosovë, nëse është e domosdoshme, duhet të bëhet nga forcat e EULEX-it dhe të KFOR-it, kjo për faktin se përgjegjësinë për siguri në Kosovë e ka KFOR-i

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".