Lexoni edhe:
‘Ju kapën mbi 38 mijë kg mish me afat të skaduar, oligarku Ramiz Kelmendi e ka vendin në burg’
Shkruan: ANALISTI - Dardan Grapci
Punonjësit e administratës se Gjykatave Themelore, dhe disa nga prokurorit themelore të Kosovës, që u futen në greva dhe e bllokuan punën e tyre për tri javë, duhet menjëherë të japin dorëheqje nga posti i tyre, kurse organizatori duhet të dënohet dhe të largohet po ashtu nga puna. Dëmi që i është shkaktuar sistemit të drejtësisë me grevën tre javore është tepër i madh dhe i pa riparueshëm.
Me këtë grevë 18 ditore administrata e gjykatave dhe prokurorive ka bërë ka bërë shkelje serioze ligjore, ka shkelur të drejtat dhe liritë themelore të qytetarëve, sidomos janë dëmtuar ata që i kanë dosjet të hapura dhe janë në proces për gjykim dhe ri gjykim.
Prandaj si pasojë e kësaj greve ka ndodhë që në shumë raste serioze edhe të ju skadojë afati, rastet të tëra mundë të jenë parashkruar ku të akuzuarit në vend se të gjykohen për krim, ata mundë të mbeten “shpallen” të lirë dhe të veprojnë lirshëm nëpër Kosovë. Rebelët nuk duhet të amnistohen,ata që qëllimisht e kanë krijuar këtë situatë të bllokadës tre javore. Ministria e Drejtësisë duhet menjëherë ta hapë këtë rast si neglizhencë të punëtorëve dhe si synim për ti lënë të lirë kriminelët me arsyetimin se lënda tani është joaktive dhe që gjykimi anulohet për ta, ku në fund të shpallen edhe të pafajshëm.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online