
Lexoni edhe:
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijim
Shkruan: ANALISTI-Muhamet Kelmendi
Ndërtimin shtetit ligjor pa funksionim të KGJK-së dhe të KPK-së nuk mund të realizohet. Prokurorët dhe gjyqtarët janë bartësit e tërë sistemit të së drejtës. Nga prokuroret fillon, ndërtohet dhe mbrohen të drejtat dhe ligjet, ndërsa nga gjykatësit caktohet drejtësia mbi bazën e ligjit.
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe ditët në vijimLexoni edhe:
Mos funksionimi i këtyre mekanizmave ose shkeljet që mundë të bëhen nga këto dy organe të shtetit ligjor, nga KPK dhe i KGJK, e dëmtojnë sistemin dhe krijojnë shtet despotik dhe autoritar. Në këtë shtet nuk ka më ligje, përveç diktaturë. Shkeljet e të drejtave të njeriut dhe të qytetarëve bëhen të rënda dhe jashtë çdo ligji. Riorganizimin i KPK në bazë të vërejtjeve dhe propozimeve të Komisionit të Venecias është i domosdoshëm. KPK i dalë vetëm nga prokurorët dhe te KGJK nga gjyqtarët nuk janë treguar të suksesshëm. Shkaqet janë të ndryshme. Por ajo që është esenciale është mos suksesi i KPK-së dhe i KGJK-së në ndërtimin e një sistemi funksional ligjor. Përbërja e tyre me prokurorë dhe me gjyqtar, si dhe me profesione tjera, duke i dhënë mundësi Kuvendit që të merr pjesë në përzgjedhjen e dy anëtarëve është gjë pozitive. Ky kombinim i KPK-së, me tre anëtar që janë prokuror, me tre jo prokurorë, duke përzgjedhur Kuvendi dy anëtar dhe një Avokati i Popullit, si dhe një nga detyra zyrtare, përkatësisht Kryeprokurori i Shtetit, është përcaktim i mirë i KPK-së. Kjo formë e rregullimit dhe e përzgjedhjes duhet të realizohet edhe në KGJK. Këtu është dhe qëndron edhe përgjegjësia për mos funksionimin e gjykatave apo për neglizhencën dhe përsëritjen e gjykimeve për veprat e njëjta nëpër gjykatat e shkallëve të ndryshme në Kosovë. Kjo duhet të ndalet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".