Edi Ramës, Serbia t’ia akordoi “Çmimin Nobël” !

Edi Ramës, Serbia  t’ia  akordoi  “Çmimin Nobël” !
Edi Ramës, Serbia  t’ia  akordoi  “Çmimin Nobël” !

Mehdi Hyseni

  • 30 March 2022 - 18:10

Shkruan: Mehdi Hyseni

Duke qenë se,  në historinë dhe në politikën e derisotme të Serbisë së Madhe (1878-2022), Edi Rama ka meritat më të mëdha për daljen e Serbisë në Detin Adriatik përmes  projektit serbo-shqiptar-maqedonas “Ballkani i Hapur” (21 dhjetor 2021), nënshkruar nga kryeministri shqiptar Edi Rama, nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe nga Zoran Zaev, kryeministër i Maqedonisë Veriore. 

 

Ky është motivi, pse  presidenti Aleksandër Vuçiq (miku dhe aleati i Ramës), do të duhej urgjnetisht  ta nominonte  për  “Çmimin Nobël” për paqe, mbase është i PARI LIDER POLITIK, i cili me “Ballkanin e Hapur” ua tejkaloi të të gjithë politikanëve, diplomatëve, shkencëtarëve dhe propaganduesve serbomëdhnej, sepse asnjëri prej tyre as me mend, as me pushkë e as me gjenocid ndaj shqiptarëve dhe pushitmit të Shqipërisë nuk ia pati arrirë, që SERBISË t’ia siguronte DALJEN NË DETIN ADRIATI (1844-2022).

 

 

 Rama e mira e huaj, e zeza e vetëvetes

 

Ndryshe, nuk do të hynte në një “thes” aleator me Vuçiqin për të sjellë Serbinë në Detin Adriatik, e cila për këtë qëllim ka vrarë e masakruar me qindra e mijëra shqiptarë, duke i djegur për së gjalli në shtëpitë dhe në pasuritë e tyre, gjatë luftërave ballkanike (1912-1913).

 

Po  ritheksojmë se, deri më sot (1912-2022), asnjë shkencëtar, asnjë shtetar, asnjë pop serb, asnjë politikë, asnjë diplomaci antishqiptare e  Beogradit zyrtar (madje edhe me pushtimin e Shqipërisë deri në Durrës, Lumë, Elbasan, Lezhë, Shkodër e Krujë…. ,gjatë luftërave ballkanike (1912-1913), ku me qindra e mijëra ushtarë serbë e malazezë, ku bënë masakra dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar vetëm për t’ua gllabëruar Shqipërinë dhe, për të dalë lirshëm në Detin Adriatik)  nuk ia ka arritur qëllimit nacionalshovinist serbomadh, që Serbisë t’i sigurojë daljen në Detin Adriatik.

 

Miërpo, ja që pas 100 vitesh, doli një kryeministër shqiptar nga Tirana,Edi Rama, i cili, duke mos njohur historinë tragjike të marrëdhënieve serbo-shqiptare në Ballkan, hyri në pakt me Serbinë, dhe kështu i entuziazmuar  përqafoi kërkesat e presidentit serb Aleksandër Vuçiq, që ndër të tjera Serbia të  fitojë korridorin e saj për daljen në Detin Adriatik.

 

Pashiqi nuk mundi ta sjellë Serbinë e Madhe në Adriatikun shqiptar, por Rama me Vuçiqin ia përmbushën  këtë  “amanet”  politik pushtues !

 

Prandaj, Edi Rama, le të shpërblehet nga Serbia, jo nga Shqipëria (nuk mund të jetë kryeministër e as ministër i Shqipërisë), mbase ka mohuar vlerat e saj historike, naconale dhe shtetërore, duke sjellë Serbinë e Madhe në Detin Adriatik.

 

Pra, që nga luftërat ballkanike (1912-1913)  e deri më sot (XXI, 2022) të gjitha regjimet  e Beogradit, duke përfshirë edhe regjimin e sotëm të Aleksandër Vuçiqit së bashku me Kishën e tyre retrograde politike serbe, kanë bërë luftëra, dhe kanë pushtuar Shqipërinë për të dalë Serbia në Detin Adriatik., por, asnjëherë nuk ia kanë arritur këtij qëllimi pushtues militarist.

 

Mirëpo, këtë saldo negative të politikës pushtuese të Serbisë së Nikola Pashiqit dhe të pasuesve të tij të mëpasshëm, pa asnjë luftë dhe , pa asnjë kundërshtim ia arriti ta kthejë në saldon pozitive një shqipfolës nga Shqipëria, Edi Rama (kryeministër aktual), i cili përmes “Ballkanit të Hapur” me presidentin serb Aleksandër Vuçiq, Serbisë ia bëri të mundur që të realizojë ëndrrën dhe aspiratën e saj më se njëshekullore (1912-2022), të daljes në DETIN ADRIATIK SHQIPTAR.

 

Së më sipër, atë që s’mundi ta bënte  Nikola Pashiqi dhe Kisha Ortodkse Serbe : “ Serbia na jadransko more” (1912-2022), sot e bëri kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama !

 

Me projektin strategjik gjithëse ( që Serbia si “piedmont” i të gjithë sllavëve të Ballkanit, të dilte të “rrezitej” në Detin Adriatik) ish-kryeministri serbomadh Nikola Pashiq kishte për qëllim jo vetëm shfarosjen (fshirjen e entikumit shqiptar nga harta ilire e Detit Adriatik) e shqiptarëve , por edhe zhdukjes së përjetshme të rrënjëve shumëshekullore të Shqipërisë Etnike.

 

Fatkeqësisht, ky Program  i pushtimit kolonail gjenocidal të Serbisë së Nikola Pashiqit, përputhje plotësisht me interesat strategjike të fuqive të mëdha të Evropës (Rusia, Anglia, Franca, Italia), të cilat garonin për shtrirjen e ndikimit të sferave të interesit të tyre politik, diplomatik e ushtarak, me qëllim që të qepshin “harta të reja gjeopolitike” në territoret autktone të shqiptarëve dhe të Shqipërisë. Prej këtyre “hartave” antishqiptare, më së shumëti, do të përfitonin Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Bullgaria (si amalgamë e qëndrueshme  sllavo-bizantine).

 

S’ka dyshim se, një interesim dhe rreshtim i tillë strategjik i fuqive të mëdha të Evropës në anën e Serbisë së Madhe kolonialiste dhe militariste, bazohej kryekëput në Platformën historiko-politike nacionalshoviniste dhe gjenocidale  “NAÇERTANIA” të Ilia Garashaninit (1844).  

 

Pikërisht, kjo Platformë e Garashaninit ( e shpalosur nga mesi i shekullit XIX), është ALFA dhe OMEGA e politiikës së brendshme dhe të jashtme të Serbisë së Madhe, e cila, që atëherë, edhe në vitet ’90, kur Serbia bëri 3 gjenocide ndaj kroatëve myslimanëve boshnjakë dh shqiptarëve në Kosovë, e,edhe sot me “Ballkanin e Hapur” synon pushtimin e territoreve shqiptare dhe të krejt Shqipërisë Etnike .(Shembull konkret : Presheva, Bujanoci, Medvegja, 1878-2022).

Një politikë  e tillë serbomadhe, e sajuar që nga Ilija Garashanini (1844), e  miratuar dhe e mbështetur me të gjitha mjetet jolegale nga të të gjitha regjimet e Serbisë  së Madhe ( monarkike, mbretërore dhe jugosllave), që nga shekulli XIX, edhe sot ka mbështetjen e fuqishme nga Rusia dhe aleatët e saj, që Serbia të mos pushojë me pretendimet e saj ndaj territoreve shqiptare, që do të siguronin daljen e saj në DETIN ADRIATIK.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".