Gjykimi i aferës së madhe të plaçkitjes së 2.1 mil.€, vihet në pikëpyetje të madhe krimi i organizuar!

Gjykimi i aferës së madhe të plaçkitjes së 2.1 mil.€, vihet në pikëpyetje të madhe krimi i organizuar!

Hajrullah Tërnava

  • 08 April 2022 - 07:37

Shkruan: ANALISTI: Hajrullah Tërnava

Marrë në tërësi ndoshta është brishtësia e funksionimit në një fazë të mandatit transitor të ndryshimeve në KPK dhe KGJK, një arsye e tanishme që po zvarritet me hapin e “breshkës” procesi gjyqësor në rastin e aferës së madhe të plaçkitjes së 2. 1 milion euro nga arka e buxhetit të shtetit. Nga përvojat e deri tanishme është e kuptueshme se rrjeti i nëntokës se krimit te organizuar do të tenton për ta zhvlerësuar dhe minimizuar edhe këtë hajni të madhe, duke mos i ndëshkuar hajnat në mënyrën dhe masën e merituar.

-Tani kur është në procedurë e sipër përzgjedhja e Kryeprokurorit të shtetit, e kur dihet që edhe situata e kriminalizuar në Kosovë është shumë ngarkuar, nga profesionistët e kësaj fushe të sistemit të drejtësisë, pas konstituimit të përbërjes së re të Prokurorisë së Shtetit, KPK-s dhe KGJK-së këto institucione janë të obliguara të merren me një dinamikë më të shtuar aktive të përndjekjes dhe spastrimit të krimit në përgjithësi. Duhet pa asnjë kompromis që të çrrënjoset krimi nëpër institucionet e shtetit të Kosovës, e modeli më i freskët është afera e madhe e plaçkitjes se 2.1 milion euro nga arka e buxhetit te shtetit.

Marrë në tërësi ndoshta është brishtësia e funksionimit në një fazë të mandatit transitor të ndryshimeve në KPK dhe KGJK, një arsye e tanishme që po zvarritet me hapin e “breshkës” procesi gjyqësor në rastin e aferës së madhe të plaçkitjes së 2. 1 milion euro nga arka e buxhetit të shtetit. Nga përvojat e deri tanishme është e kuptueshme se rrjeti i nëntokës se krimit te organizuar do të tenton për ta zhvlerësuar dhe minimizuar edhe këtë hajni të madhe, duke mos i ndëshkuar hajnat në mënyrën dhe masën e merituar. Dy vjet pas kësaj afere të madhe, vetëm më 4 Prill, në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është filluar me dëgjimin e zëvendësdrejtoreshës për Operime në Thesarin e Shtetit, Medije Musliut, në procesin e shqyrtimit gjyqësor ndaj të akuzuarve Labinot Gruda dhe Kadri Shala, të akuzuar për vjedhjen e 2 milionë e 77 mijë e 995 eurove nga Thesari i Shtetit.

Seanca e fundit për këtë rast, u mbajt më 28 shkurt, në të cilën i akuzuari Kadri Shala u deklarua i pafajshëm lidhur me akuzat që i vihen në barrë. Ndërsa, në seancën e mbajtur më 11 shkurt, i akuzuari Labinot Gruda e kishte pranuar fajësinë. Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 tetor 2021, ka ngritur aktakuzë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë kundër të pandehurve Labinot Gruda dhe Kadri Shala. Në aktakuzë thuhet se Gruda, akuzohet për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Hyrja në sistemet kompjuterike”, “Vjedhja e identitetit dhe pajisja e qasjes” dhe “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e shpëlarjes së parasë dhe financimin e terrorizmit, në bashkëkryerje me të pandehurin Shala. Ndërkaq, thuhet se Shala, akuzohet për veprat penale “Shpëlarje e parasë” lidhur me nenin 56 të Ligjit për Parandalimin e Shpëlarjes së Parasë dhe Financimin e Terrorizmit, në bashkëveprim me të pandehurin Gruda, dhe “Ndihma”, në ndërlidhje me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Në aktakuzë thuhet se Labinot Gruda veprat penale që i vihen në barrë i kreu në cilësinë e personit zyrtar, me pozitë menaxher i tavolinës ndihmëse për Sistemin Informativ për Menaxhimin e Financave të Kosovës (SIMFK) në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve-Thesari i Shtetit. Ndërsa, Kadri Shala ishte i autorizuar ligjor në kompaninë “LDA Group SHPK”. Lidhur me këtë, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka kërkuar konfiskimin e katër (4) veturave, të cilat janë rrjedhojë e këtij aktiviteti kriminal, shumën e të hollave të cilat janë ngrirë me urdhër të gjykatës, si dhe nga ana e të pandehurve të bëhet kompensimi i humbjes apo dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës, deri në përmbushjen e vlerës së dëmit të shkaktuar si rezultat i veprave penale, ose në të kundërtën, gjykata lidhur me këtë të konfiskojë çdo pasuri të të pandehurve deri në kompensimin e plotë të dëmit të shkaktuar buxhetit të Republikës së Kosovës. Gjithnjë sipas aktakuzës, Labinot Gruda më 9 tetor 2020, me qëllim të përfitimit në mënyrë të kundërligjshme të dobisë pasurore për vete dhe të tjerët, dhe për t’i shkaktuar dëm buxhetit të Republikës së Kosovës, në kundërshtim me detyrat dhe përgjegjësitë e vendit të punës ka ndërhyrë në ndarjen buxhetore, dhe ka transferuar shumën prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë, në llogarinë bankare në emër të “LDA GROUP”, SH.P.K.

I akuzuari tjetër Kadri Shala, akuzohet se më 9 tetor 2020 me dashje dhe me qëllim të krijimit të kushteve dhe mundësive për realizimin e veprimeve inkriminuese të të akuzuarit Gruda, i ka ndihmuar të njëjtit duke i dhënë në dispozicion të dhënat e plota për subjektin juridik “LDA GROUP” SH.P.K, dhe llogarinë bankare të të njëjtës, ku person i autorizuar i të cilës me kompetenca të plota është i akuzuari Shala, me ç’rast i ka mundësuar të akuzuarit Gruda që paratë prej 2 milionë e 77 mijë e 995 euro e 90 centë t’i transferojë në mënyrë të kundërligjshme në llogarinë bankare të këtij subjekti. Prokuroria, gjithashtu pretendon se të akuzuarit Gruda dhe Shala nga 9 deri më 15 tetor 2020, me qëllim të fshehjes apo maskimit të natyrës, burimit, vendit, lëvizjes ose pronësisë së parave të transferuara në mënyrë të kundërligjshme fillimisht Gruda i ka transferuar këto para në llogarinë bankare të “LDA GROUP”, e më pastaj Shala në emër të blerjes, huazimit, avansit, donacionit dhe kryerjes së obligimeve, i ka transferuar në llogari të ndryshme bankare të personave fizik dhe juridik dhe atë brenda Kosovës shumën prej 1 milionë e 416 mijë e 413 euro e 64 centë dhe jashtë saj shumën prej 440 mijë euro, si dhe ka tërhequr nga banka shumën prej 221 mijë e 582 euro e 26 centë, gjoja për pagesa dhe nevoja të kompanisë.

Në këtë rast për këtë vepër kriminale të kryer nga zyrtari ligjor i cili ishte zyrtar dhe merrte rrogë të majme për këtë punë të përditshme, prandaj lidhur me këtë duhet të jetë Gjyqësori më aktiv në trajtimin dhe gjykimin e rasteve të tilla kur të gjitha provat dhe dëshmitë janë në dispozicion, nuk ka se çka të fshihet, të verifikohet dhe as të kontestohet, kur bëhet organizimin e plaçkitjes nga personat zyrtar, madje veprim ky i dëshmuar edhe nga personi i cili pjesërisht rastin e ka pranuar. Kur është fjala te ky rast i kësaj afere të paskrupullt, i kryer nga zyrtarët e institucionit, duhet të verifikohet se a mos edhe më herët këta persona kanë kryer vepra të tilla kriminale, si dhe të konstatohet se a është krye kjo vepër për përfitime personale apo mos dikush nga të „mëdhenjtë e shtetit“ kanë urdhëruar me u krye kjo vepër për përfitime të tyre.

Nuk duhet të harrohet assesi ish ministresha Bajrami kur e dha dorëheqjen dhe tha se „ kurrgjë s’është kjo aferë krahasuar me aferat tjera që janë krye më herët, kur të zbardhen dhe kur të njoftohet opinioni për to. Prandaj nëse duam që këtij institucioni ti kthehet reputacioni pozitiv, duhet që gjithsesi të zbardhen se a ka pasur në të kaluarën vepra kriminale të ngjashme në atë institucion edhe në të kaluarën, dhe nëse ka pasur vepra të tilla kriminale, të gjitha ato vepra kriminale të zbardhen dhe fajtorët të përgjigjen para gjyqit pavarësisht se kush janë ata.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".