Në pritje të zbardhjes së aferave korruptive me leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu!

Në pritje të zbardhjes së aferave korruptive me leje ndërtimi nga Shpend Ahmeti e Dardan Sejdiu!

Hajrullah Tërnava

  • 07 April 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Raste korruptive dyshohet se ka sa një mal të tërë në mandatin qeverisës në Prishtinë nga Shpend Ahmeti, mirëpo akoma asnjë rast i hetuar dhe asnjë kallëzim penal për futjen e thellë të gardës së Shpend Ahmetit me vartësit e tij në krim të organizuar. Gjithsesi që pritet dhe ka shpresë që së pakut me ndryshimet në pritje në kupolën e KPK-së të fillon të hallakatet edhe lëmshi i madh i krimit dhe korrupsionit, me leje ndërtimi, qoftë si model abuzimi me atë të Fushë Kosovës që është në proces, ose modeli tjetër ai tregtimit të lejeve si në rastin e Brezovicës, për të cilin janë arrestuar 17 persona, e në mesin e tyre edhe ish kryetari i Komunë së Shtërpcës Bratisllav Nikoliq.

-Prokuroria si institucion, në situatën në të cilën gjendet, deri në zgjedhjen e Kryeprokurorit, sipas të gjitha gjasave është në një situatë të palakmueshme, sepse me që institucioni i prokurorisë është në procedurën e zgjedhjeve. Është edhe kjo një situatë që donë stabilitet dhe që duhet të dihen përgjegjësit e ati institucioni sipas hierarkis që është e paraparë. Në atë institucion ka shumë lëndë në pritje që duhet të zgjidhen, prandaj të gjitha gjasat janë që po Prokurorja Speciale por kërkon një klimë më stabile me zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Shtetit kështu që akoma nuk po i nxjerr për ti trajtuar dosjet e kallëzimeve penale kundër ish kryetarit të Komunës së Prishtinës Shpend Ahmetit, dhe bashkë ortakut të tij Dardan Sejdiut.

Për të këta dy persona të ish udhëheqjes komunale , mandati i kaluar, r dihet botërisht, edhe opinioni publik ka informacione për dhjetëra dosje të deponuara nga qytetarët dhe bizneset për mega dallavere me lejet ndërtimore gjatë dy mandateve të kaluara në krye të Prishtinës. Për dallim nga rastet në komunën e Prishtinës, PSRK-ja ka vepruar pa shumë hamendje në komunat tjera, e kemi rastin e Brezovicës që është akoma në vazhdim hetimi, ndjekje dhe arrestimi të të dyshuarve për abuzime, krim e korrupsion. Po ashtu së fundi kemi rast të fillimit të procesit gjyqësor për dallavere me lejet e ndërtimit edhe në komunën e Fushë Kosovës. Në gjykatën Themelore të Prishtinës, është duke u zhvilluar procesi gjyqësor për dallavere me leje ndërtimi në komunën Fqinjë të Fushë Kosovës, derisa për rastet në Prishtinë, akoma nuk kemi asnjë aktakuzë të ngritur, e të mos flasim për ndonjë seancë, fillim të procesit për ndonjë të dyshuar dhe akuzuar.

Ndryshe në Gjykatën Themelore të Prishtinës, ishte caktuar seancë gjyqësore kundër ish-drejtorit të Inspektoratit në Komunën e Fushë Kosovës Afrim Krasniqi dhe inspektoreve të ndërtimit, Valbona Ferati, Doruntina Dumani dhe Mobere Hyseni, të cilët po akuzohen për dallavere me leje ndërtimore mirëpo në mungesë të pa paralajmëruar të gjykatëses, seanca është shtyrë për dy javë, 19 prill. Sipas aktakuzës së ngritur më 14 dhjetor 2016, të akuzuarat Mobere Hyseni dhe Doruntina Dumani, në cilësinë e inspektoreve të ndërtimit, në Drejtorinë e Inspeksionit në Fushë Kosovë, përgjegjëse për rrugën “Shefki Kuleta” dhe “Nëna Terezë”, në Fushë Kosovë, nuk e kanë përmbushur detyrën e tyre zyrtare që kanë qenë të obliguara ta kryejnë në bazë të detyrave të tyre zyrtare.

Dumani dhe Hyseni, gjatë vizitës së punishtes më 30 maj 2014, kanë marrë pjesë në vendosjen e pikave të ndërtimit për ndërtimin e objektit numër l, sipas lejes ndërtimore të kompanisë “Princesha Construstion”, dhe kanë bërë zhvendosjen e këtij objekti nga pikat e parapara sipas lejes dhe vijës ndërtimore të lëshuar nga Drejtoria për Planifikim Urban e Komunës së Fushë Kosovës. Po ashtu sipas aktakuzës, Valbona Ferati dhe Doruntina Dumani si inspektore të ndërtimit dhe Afrim Krasniqi në cilësinë e drejtorit të departamentit të ndërtimit, gjatë periudhës kohore 2015-2016, nuk i kanë ndërprerë punimet kundërligjore dhe nuk kanë nxjerrë vendim për rrënim, duke i mundësuar në këtë mënyrë “Princesha Construction”, të përfitojë nga ndërtimet kundërligjore në dy objekte banesore tetë katërshe, i cili ka pasur tejkalimit të lejes ndërtimore.

Si rrjedhojë e kësaj, të akuzuarat Hyseni, Dumani dhe Ferati, thuhet se i kishin mundësuar investitorit të vazhdojnë ndërtimin e objekteve me tejkalim të lejes, t’i përfundojnë ndërtimet dhe të pajisen me leje plotësuese, duke mos respektuar lejet ndërtimore, për të cilin tejkalim ka qenë në njohuri edhe i akuzuari Krasniqi, mirëpo i njëjti nuk ka ndërmarrë asgjë për të parandaluar këtë ndërtim. Po ashtu, në aktakuzë thuhet se të akuzuarat Ferati dhe Dumani kanë hartuar edhe procesverbale dhe vendime për rrënim edhe atë jo në fazën e hershme të ndërtimit, por këtë e kanë bërë në kohën kur objektet ishin në fazën e avancuar të ndërtimit.

E për të gjitha këto veprime dhe mosveprime ligjore, Prokuroria katër të akuzuarit i ngarkon me veprën penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”. Raste korruptive dyshohet se ka sa një mal të tërë në mandatin qeverisës në Prishtinë nga Shpend Ahmeti, mirëpo akoma asnjë rast i hetuar dhe asnjë kallëzim penal për futjen e thellë të gardës së Shpend Ahmetit me vartësit e tij në krim të organizuar. Gjithsesi që pritet dhe ka shpresë që së pakut me ndryshimet në pritje në kupolën e KPK-së të fillon të hallakatet edhe lëmshi i madh i krimit dhe korrupsionit, me leje ndërtimi, qoftë si model abuzimi me atë të Fushë Kosovës që është në proces, ose modeli tjetër ai tregtimit të lejeve si në rastin e Brezovicës, për të cilin janë arrestuar 17 persona, e në mesin e tyre edhe ish kryetari i Komunë së Shtërpcës Bratisllav Nikoliq.

Tani kjo garniturë e të rizgjedhurve në institucionin e prokurorisë, duhet të jenë shembull se si luftohen të gjitha të këqijat në shtetin tonë, dhe me këtë t’ia kthejnë reputacionin pozitiv këtij institucioni që deri më tani ishte i devalvuar duke punuar mirë e mbar dhe rreptë në luftimin e krimeve në përgjithësi, që luftimet e tilla të jenë shembull që mos të ripërsëriten krimet në vendin tonë si deri më tani.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".