Hajnat e fondit 3% dhe Vendlindja Thërret janë kundër fondit për Ushtrinë e Kosovës

Hajnat e fondit 3% dhe Vendlindja Thërret janë kundër fondit për Ushtrinë e Kosovës

Hajrullah Tërnava

  • 24 April 2022 - 09:04

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Ternava

Duke e pas parasysh këtë qëndrim të opozitës që janë kundër këtij fondi, arrihet përshtypja se opozita e kanë dëshirën për ta prolongua këtë kërkesë që ndoshta në një kohë të ardhshme vijnë vetë në pushtet këta që po e kundërshtojnë fondin në fjalë, dhe nëse vijnë në pushtet atëherë do kërkojnë që ky fond të ndihmohet rreptë, sepse atëherë do të bëjnë çfarë të duan  me këtë fond sepse i kanë mësimet e së kaluarës sikur që kanë bërë me ato fonde të mëparshme  për përfitimet e tyre, si me Fondin 3% njashtu edhe me Vendlindjen Thërret. Duke abuzuar në të kaluarën me fondet e luftës, këta që deri dje ishin në pushtet, sot janë në opozitë , pikërisht nga ato  fonde u bënë multi milionerë dhe  e kanë bërë Kosovën të veten e po bëjnë çfarë të duan me ato pasuri. Janë bërë aq të pasur sa që edhe stërnipat e tyre e kanë jetën e siguruar me standarde të forta.

Serbia edhe pse është shtet i pavarur shumë vjeçar, tërë kohën është duke u armatosur nga Kina e më parë nga Rusia, dhe shtete tjera, kurse ne qysh më 2018 e kemi formuar FSK-në  si ushtri të Kosovës, e cila duhet që në të ardhmen të përgatitet shpejtë, me ushtrimet ushtarake dhe armatimet moderne që të armatoset, dhe me ushtrime ushtarake që të perfeksionohet për qëllim të mbrojtjes së territorit të Kosovës. Duke e pasur parasysh çështjen ekonomike të shtetit tonë, Qeverisë po i imponohet që të kërkoj nga diaspora që ta ndihmoj këtë fond të FSK-së për armatimin e sajë, sepse sikur të ishim shtet materialisht i fort nuk do të kishte pas nevojë për një veprim të tillë, sepse do të ekzistonte fondi special i ushtrisë për çështje të tilla, edhe që krahasuar me vitet e kaluara edhe në këtë vite është rritur dukshëm fondi i ushtrisë për qëllimet e armatimit të ushtrisë, por megjithatë prapë nuk është i mjaftueshëm ky fond i tanishëm për nevojat e armatimit me armë moderne për ushtrinë tonë. Kjo Qeveri po mundohet t’iu përmbahet premtimeve që ua ka dhënë elektoratit kur i fitoj zgjedhjet me shumicë absolute, tani për këtë shkak opozita është e tërbuar sepse ende si ka realizuar të gjitha premtimet ndaj elektoratit edhe që është në realizim e sipër, prandaj shumë nga opozitarët do të ballafaqohen me gjyqe të ndryshme në të ardhmen. Ky është njëri nga arsyet pse opozita s’pajtohet edhe me fondin e ushtrisë dhe dalin haptas në mos përkrahjen e kësaj iniciative, si në shtetin e Kosovës që bëjnë apel që mos të përkrahet ky fond, njashtu edhe në shtetet e BE e ftojnë diasporën që mos ti përgjigjen ftesës së ndihmës të fondit në fjalë. Duke e pas parasysh këtë qëndrim të opozitës që janë kundër këtij fondi, arrihet përshtypja se opozita e kanë dëshirën për ta  prolongua këtë kërkesë që ndoshta në një kohë të ardhshme vijnë vetë në pushtet këta që po e kundërshtojnë fondin në fjalë, dhe nëse vijnë në pushtet atëherë do kërkojnë që ky fond të ndihmohet rreptë, sepse atëherë do të bëjnë çfarë të duan  me këtë fond sepse i kanë mësimet e së kaluarës sikur që kanë bërë me ato fonde të mëparshme  për përfitimet e tyre, si me Fondin 3% njashtu edhe me Vendlindjen Thërret. Duke abuzuar në të kaluarën me fondet e luftës, këta që deri dje ishin në pushtet, sot janë në opozitë , pikërisht nga ato  fonde u bënë multi milionerë dhe e kanë bërë Kosovën të veten e po bëjnë çfarë të duan  me ato pasuri. Janë bërë aq të pasur sa që edhe stërnipat e tyre e kanë jetën e siguruar me standarde të forta. Prandaj tani nga këndvështrimi i kësaj kohe dhe qeverisë së tanishme në pushtet janë absurde dhe në dëm të interesit të shtetit, kundërshtimet që po i bëhen Fondit të Sigurisë të themeluar nga Qeveria Kurti, në mënyrë institucionale, me qëllim të  përshpejtimit të forcimit profesional material dhe kadrovik të Ushtrisë së Kosovës FSK, në frymën e forcimit të sigurisë dhe të mbrojtjes dhe hapjes më të shpejtë të perspektivës për anëtarësim në NATO. Kundërshtimet për Themelimin dhe kërkimin e mbështetjes qytetare për fondin e Sigurisë e kanë bërë vetëm dy subjektet e mëdha politike Opozitare LDK dhe PDK, të dyja këto parti të identifikuar nga e kaluara për abuzim me fondet e luftës, Fondin 3% që kryesit është menaxhuar nga LDK dhe ish qeveria Bukoshi në ekzil, dhe Fondi Vendlindja Thërret që është krijuar nga strukturat e krahut politik të LPK-së e UCK-së, struktura këto të cilat që kanë kaluar pas lufte thuajse  komplet në Qeverinë e përkohshme dhe PDK. Për dallim nga LDK dhe PDK, Fondi i sigurisë për FSK-në është mbështetur nga AAK-ja e Ramush Haradinajt dhe është kundërshtuar nga NISMA e Fatmir Limajt që po ashtu konsiderohet krah i shkëputur i njerëzve që po shërbejnë si satelit të PDK-së. Këto janë pikërisht strukturat që abuzuan  me ato fonde në mungesë të kontrollit të mirëfilltë ligjor e institucional, gjatë dhe pas lufte me ato fonde të mbledhura nga qytetarët, ata që tash i frikësohen veprimit transparent dhe të bazuar në ligj, dhe nga frika e zgjimit të interesit qytetar nga diaspora për të kontribuar, janë nisur në fushatë edhe përtej kufijve të shtetit për të propaganduar dhe kundërshtuar, për të penguar dhe pamundësuar krijimin dhe funksionimin e një fondi të tillë mbështetës plus për Ushtrinë e shtetit të Kosovës. Në situatën në të cilën tani grindemi e që e kemi ushtrinë tonë dhe policinë, duhet të gjenden mënyrat e mundshme, qoftë edhe me kredi ndërkombëtare,  të blihen armatimet më modern të kohës, për mbrojtjen e vendit tonë sa  nuk është vonë, sepse për mbrojtjen e Kosovës asgjë nuk është e tepërt apo e shtrenjtë.

 Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".