Gjyqësori i dështuar është dorëzuar përballë jakave të bardha me krimit të organizuar, për 13 vjet pavarësi 298 bosa të akuzuar asnjë prej tyre burgun nuk e ka provuar

Gjyqësori i dështuar është dorëzuar përballë jakave të bardha me krimit të organizuar, për 13 vjet pavarësi 298 bosa të akuzuar asnjë prej tyre burgun nuk e ka provuar

Hajrullah Tërnava

  • 24 May 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava

Sipas raporteve të publikuara në baza vjetore nga ana e KPK-së dhe KGJK-së, të analizuara nga monitoruesit e OJQ-ve nxirret konstatimi se në këtë periudhë gati 13-vjeçare që nga shpallja e pavarësisë, kemi pasur 298 aktakuza për krim të organizuar dhe korrupsion, ndaj pjesëtarëve të nivelit të lartë të subjekteve politike, qoftë këta kandidatë, deputetë, apo ministra, raste të cilat nuk kanë rezultuar me ndonjë dënim të serioz të shqiptuar dhe ekzekutuar por nuk kanë reflektuar as në rrafshin moral personal, sepse dorëheqja në këto raste kanë qenë shumë të rralla dhe të njëjtët kanë vazhduar detyrën e tyre me aktakuza.

-Është tepër e domosdoshme që sa më parë sistemi i drejtësisë të këndellet dhe të filloj së funksionuari ashtu si duhet në një shtete të pavarur, ku të gjithë qytetarët e shtetit të jenë para ligjeve të Kosovës të barabartë, me të njëjtin tretman, pavarësisht funksioneve që i bartin si individ, e jo si deri më tani që të mëdhenjtë e shtetit ishin të privilegjuar para ligjeve të këtij shteti. Prandaj jo rastësisht jemi në këtë gjendje tani si shteti me i izoluar në botë, dhe për këtë shtrohet pyetja se deri kur do të tolerohet mbajtja peng e së drejtës, dhe gjithë sistemit të drejtësisë, nga nëntoka kriminale e jakave të bardha, nga mbajtja peng e drejtësisë nga figurat e profilit të lartë politike që e kanë kapur sistemin e drejtësisë.

Sipas raporteve të publikuara në baza vjetore nga ana e KPK-së dhe KGJK-së, të analizuara nga monitoruesit e OJQ-ve nxirret konstatimi se në këtë periudhë gati 13-vjeçare që nga shpallja e pavarësisë, kemi pasur 298 aktakuza për krim të organizuar dhe korrupsion, ndaj pjesëtarëve të nivelit të lartë të subjekteve politike, qoftë këta kandidatë, deputetë, apo ministra, raste të cilat nuk kanë rezultuar me ndonjë dënim të serioz të shqiptuar dhe ekzekutuar por nuk kanë reflektuar as në rrafshin moral personal, sepse dorëheqja në këto raste kanë qenë shumë të rralla dhe të njëjtët kanë vazhduar detyrën e tyre me aktakuza. Për 13 vite vëzhgim dhe monitorim të sistemit të drejtësisë raportohet se vetëm tetë persona kanë dhënë dorëheqje nga pozitat publike për shkak se ndaj tyre janë ngritur aktakuza. Sipas analizës së IKD-së del se politikat ndëshkimore ndaj rasteve të tilla kanë qenë thjeshtë improvizime sepse nga 298 aktakuza 55 prej tyre kanë qenë të profilit të lartë.

Asnjëri prej këtyre profileve, sipas monitoruesve të punës së Prokurorive dhe Gjykatave, nuk e kanë mbajtur asnjë ditë burg efektiv, por zakonisht edhe kur janë shqiptuar dënimet, ato kanë qenë me kusht dhe gjoba material, sepse edhe kur janë shqiptuar dënimet me burg efektiv në shkallën e parë, ato kanë kaluar edhe shkallën e dytë në apel dhe gjithqysh janë rrëzuar nga Apeli. Gjithsesi kjo gjendje flet mjaftueshëm për nevojën e ashpërsimit të masave disiplinore dhe llogaridhënies ndaj prokurorëve që qëllimisht ngritin kallëzime të dobëta penale, me skenar të qëllimshëm pa i mbledhur dhe administruar provat e mjaftueshme, me qëllim për ta ndihmuar palën e inkriminuar, por edhe kundër gjyqtarëve të cilët qëllimisht i zbutin dënimet duke e amnistuar krimin e organizuar.

Prandaj ky është edhe një fakt plus pse kërkohet Vettingu në Kosovë për ta hetuar dhe sprovuar gjithë sistemin e drejtësisë të ndërtuar në këto dy dekada, në të cilin është investuar edhe nga faktorët ndërkombëtar të cilët kanë ndihmuar profesionalisht por edhe materialisht, dhe ndihma e tyre është shpërfillur dhe është abuzuar. Pa një funksionim të barabartë të të gjitha ligjeve të Kosovës në territorin e sajë, për të gjithë qytetarët e këtij vendi, nuk mundë të flasim për shtetin tonë si shtet ligjor juridik dhe i barabartë me shtetet tjera të BE-së, dhe pa jetësimin e ligjeve të shtetit tonë në të gjithë territorin e vendit, që të vlej i njëjtë për të gjithë qytetarët e vendit tonë, asnjëherë nuk mundë të flasim dhe ta krahasojmë shtetin e Kosovës si shtet i barabartë juridikisht me shtetet e BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".