Lexoni edhe:
Nota pozitive për ligjin Vetting nga Komisioni i Venecias ka krijuar trauma të frikshme dhe tërmet në sistemin e kalbur të drejtësisë
Shkruan:ANALISTI- Hajrullah Tërnava
Në 38 raste, nga 40 aktgjykimet e analizuara nuk ka pasur fare peshim/matje/ballafaqim të rrethanave lehtësuese karshi atyre rënduese, çka ka rezultuar me dënime shumë të buta që përbëjnë minimumin e dënimeve të parapara me Kodin Penal. Janë paraparë 49 rrethana rënduese dhe 163 rrethana lehtësuese! Paralelisht me dallimin evident mes rrethanave lehtësuese dhe atyre rënduese, edhe më shqetësuese është mungesa e gjithëmbarshme e arsyetimit cilësor siç kërkojnë udhëzuesit të pjesë së dënimeve në aktgjykimet e analizuara.
-Në një shtet ku nuk luftohet krimi në mënyrë permanente, në atë shtet ai krim lëshon rrënjë të forta, që tani edhe të gjitha institucionet e shtetit kur e kanë për qëllim edhe në mënyrën më serioze për ta luftue krimin, e kanë të vështirë ta arrijnë atë spastrim të krimit në atë shtet, sepse me vite të tëra ka dominuar krimi i organizuar dhe korrupsioni.- Tani e vetmja shprese për një luftim efektiv të krimit është ligji i Vetting-ut, i cili për tu jetësuar ashtu si duhet i duhet një kohë e tëre jo e shkurtë, dhe duhet që në ato poste të deritanishme, ata që këtë shtet e kanë pru në këtë gjendje të mjerueshme ata njerëz që kanë punuar aq gjatë duhet të largohen dhe të zëvendësohen me njerëz të pastër dhe të shkolluar, për një luftim serioz të krimit e korrupsionit, krimit të organizuar. Ata që deri më tani ishin dhe vazhdojnë të jenë në pozitat kryesore, janë të inkriminuar skajshmërisht sepse e kishin qëllimin për tu pasuruar vetë. Vetëm kur të caktohen në ato poste njerëzit profesional në përputhshmëri me ligjet pozitive të Kosovës, atëherë do të rriten shpresat se nga ato momente duhet të fillohet me spastrimin e institucioneve nga njerëzit e kriminalizuar, dhe nga ato momente do të filloj të funksionoj shteti i së drejtës.
BE do ta ketë këtë parasysh, dhe në një kohë jo të largët mbasi të bindet se po luftohet krimi në mënyrë permanente, edhe Kosovës do i hapen rrugët drejtë kësaj bashkësie në BE. Pa një ndërrim të këtyre administratorëve shtetëror që tani gjinden nëpër institucionet e Kosovës, nuk mundet të spastrohet Kosova, e kësaj do i kontribuon ligji në pritje i Vetting-ut, sepse këta të tanishmit që gjinden në pushtet e që janë përgjegjës për të gjitha këto të këqija që iu kanë bërë këtij vendi, nga ata nuk pritet diçka pozitive për ta pastrua këtë shtet nga krimet në fjalë, sepse ata vetë e sollën këtë vend në këtë gjendje të tillë të kriminalizuar, prandaj jo rastësisht po vazhdojnë të nënçmohen, dhe të mos trajtohen e dënohen në mënyrë meritore të ashpër, rastet e korrupsionit nga gjyqësori i korruptuar e nënshtruar nga krimi i organizuar. Gjithsesi që ligji Vettingut që do të miratohet, është armë e fortë kundër krimit në drejtësi.
Nga Vettingu do të goditen në rend të parë dhe me prioritet, gjyqtar dhe prokuror të lidhur me krimin që bashkëjetuan me rrjetet e krimit të organizuar, duke mos i ndëshkuar sipas ligjit por me dënime të buta e simbolike, vetëm për të mos thënë se i kanë amnistuar. Në një analizë të fundit të publikuar të kësaj fushe nga rrjeti ballkanik i gazetarisë hulumtuese, konstatohet se Gjetjet e analizës së 40 aktgjykimeve të rasteve të korrupsionit të shpallura nga gjykatat e Kosovës gjatë vitit 2021 evidentojnë se sistemi i drejtësisë, gjykatat në veçanti, por edhe prokuroria, nuk po arrijnë t’i përmbushin pritjet ligjore prej tyre.
Në veçanti, politika ndëshkimore jo-uniforme dhe jo proporcionale në rastet e korrupsionit shqetëson dhe ndjell pasiguri dhe pakënaqshmëri te qytetarët si dhe ndjell kritikat e organizatave të shoqërisë civile dhe raporteve ndërkombëtare. Edhe Orvatjet e Gjykatës Supreme të Kosovës për t’i dhënë zgjidhje problemit të mungesës së dënimeve adekuate në sistemin e drejtësisë, me theks të veçantë në rastet e korrupsionit, deri më tani nuk po rezultojnë të suksesshme. Udhëzuesi i përgjithshëm i Gjykatës Supreme për Politikë Ndëshkimore, Udhëzuesi për shqiptimin e gjobave dhe Udhëzuesi i veçantë për rastet e korrupsionit orientojnë drejt dhe saktë gjyqtarët dhe prokurorët lidhur për shqiptimin e dënimeve adekuate dhe proporcionale për rastet e korrupsionit.
Por nga analiza e 40 aktgjykimeve të korrupsionit të nxjerra në vitin 2021 rezulton se këto dokumente që u dedikohen gjyqtarëve dhe prokurorëve nuk po merren parasysh aq sa kërkohet dhe kjo reflekton në cilësinë e gjithëmbarshme të aktgjykimeve të korrupsionit, në efikasitetin dhe efektivitetin e sistemit të drejtësisë çka e kushtëzon edhe perceptimin e opinionit publik në sistemin e drejtësisë. Mungesa e rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit kur bëhet fjalë për dënimet meritore, konfiskimet e pasurisë, kompensimet e dëmit shkaktuar parasë publike, tjetërsimet e rasteve të profilit të lartë – madje atyre të shënjestruara për liberalizim të vizave - jep përshtypjen se dukuria e korrupsionit është bërë imune karshi çdo përpjekjeje të sistemit të drejtësisë në vend.
Në veçanti, si shumë shqetësues shihet përdorimi i tepruar dhe pothuajse tërësisht i paarsyetuar i rrethanave lehtësuese në rastet e korrupsionit dhe injorimi i rrethanave evidente rënduese në këto raste. Në 38 raste, nga 40 aktgjykimet e analizuara nuk ka pasur fare peshim/matje/ballafaqim të rrethanave lehtësuese karshi atyre rënduese, çka ka rezultuar me dënime shumë të buta që përbëjnë minimumin e dënimeve të parapara me Kodin Penal. Janë paraparë 49 rrethana rënduese dhe 163 rrethana lehtësuese! Paralelisht me dallimin evident mes rrethanave lehtësuese dhe atyre rënduese, edhe më shqetësuese është mungesa e gjithëmbarshme e arsyetimit cilësor siç kërkojnë udhëzuesit të pjesë së dënimeve në aktgjykimet e analizuara. Në 27 nga 40 aktgjykimet e analizuara numri i rrethanave lehtësuese ishte më i lartë se ai i rrethanave rënduese . Në 9 nga 40 aktgjykimet e analizuara numri i rrethanave lehtësuese ishte i barabartë me rrethanat rënduese. Në vetëm 4 nga 40 aktgjykimet e analizuara numri i rrethanave rënduese ishte më i lartë se ai i rrethanave lehtësuese. Në 18 nga 40 aktgjykimet e analizuara nuk është evidentuar asnjë rrethanë rënduese. Në 5 nga rastet e analizuara nuk është evidentuar asnjë rrethanë lehtësuese.
Vetëm 5 nga 40 aktgjykimet e analizuara janë arsyetuar në përputhje të plotë me kërkesat e Kodit të Procedurës Penale dhe në veçanti me Udhëzuesit e nxjerrë nga Gjykata Supreme e Kosovës në drejtim të evidentimit dhe arsyetimit të rrethanave lehtësuese dhe rënduese, llojit të dënimit, lartësisë së dënimit, shqiptimit të dënimeve me kusht dhe lejimit të konvertimit të dënimeve me burg efektiv në dënim me gjobë dhe mungesës së shqiptimit 4 të dënimeve plotësuese. Në vetëm 12 nga 40 rastet e analizuara aktgjykimi i shqiptuar ishte në përputhje me Udhëzuesit lidhur me lartësinë e dënimit. Në vetëm 10 nga 40 aktgjykimet e analizuara është shqiptuar dënim me burg efektiv ndërsa dënimi më i lartë i shqiptuar ishte me 3 vjet burg (1 rast i vetëm). Po ashtu, në 35 nga 40 aktgjykimet e analizuara, dënimi i shqiptuar përkon me kufirin minimal ose në disa raste është nën kufirin minimal të dënimit të paraparë për atë vepër penale. Në vetëm në 2 nga 40 rastet e analizuara, dënimi i shqiptuar është më i lartë se pikënisja e dënimit e paraparë me Udhëzuesin e Përgjithshëm të Politikës Ndëshkimore. Shqetësues evidentohet edhe përdorimi i paarsyetuar i dënimeve alternative në rastet e korrupsionit. Në 14 nga 40 aktgjykimet e analizuara është shqiptuar dënim me burg i kushtëzuar dhe asnjë nga këto raste nuk është arsyetuar në përputhje të plotë me Udhëzuesit se përse është shqiptuar dënimi alternativ.
Nuk ka çfarë na duhet njohja nga Serbia nëse Asociacioni bëhet me kompetenca ekzekutiveLexoni edhe:
Krahas dënimeve me kusht, në 12 nga 40 rastet e analizuara është lejuar kthimi i dënimit me burg efektiv në dënim me gjobë dhe në vetëm 1 nga 12 raste aktgjykimi ishte i arsyetuar në përputhje të plotë me Udhëzuesit. Në anën tjetër vetëm në 10 nga 40 aktgjykimet e analizuara është shqiptuar plotësues ndaj të dënuarve për korrupsion teksa në një nga rastet e analizuara është refuzuar propozimi për dënim plotësues me arsyetimin se dënimi plotësues nuk mund të shqiptohet në rastet e dënimit me kusht – qartazi në kundërshtim me përcaktimet e Udhëzuesve. Analiza e të dhënave statistikore në 5 rastet e fundit po ashtu nuk evidenton progres në trajtimin e rasteve të korrupsionit. Me jetësimin e ligjit të Vettingut në jetën e përditshme, është një shpresë se megjithatë Kosova fillon të spastrohet nga ato krime të deritashme. BE do ta merr këtë fakt parasysh, dhe Kosova në të ardhmen nuk do të jetë më njollë e zezë e izoluar për shkak të sundimit në sistemin e drejtësisë nga krimi i organizuar.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".