Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me krimin

Të gjitha skandalet në drejtësi po e zbulojnë lidhjen e fuqishme me krimin

Hajrullah Tërnava

  • 16 September 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI – Hajrullah Tërnava

Shtylla me dobët e funksionimit në Gjykatën Speciale por edhe në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është ballafaqimi me veprat e krimit të organizuar e korrupsionit, pasi që nga të gjitha aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit për të cilat është shpallur aktgjykimi, vetëm 12.5% e tyre kanë qenë të suksesshme në gjykatë.

-Kur institucionet shtetërore zhyten në krime për vite të tëra, ato të cilat janë më kompetente për ta luftuar krimin, është e kuptueshme se do të vjen koha për tu pastruar ato institucione. Tani kur gjatë hulumtimeve të qeveritarëve për zbardhjen e krimeve të deritashme nga ana e prokurorisë, po konstatohet se ata që i kanë neglizhue ato vepra kriminale, edhe më tutje gjenden në ato poste shtetërore. Duke mbajtur peng sistemin e drejtësisë, të inkriminuarit në pozitat kyçe po gjejnë akoma metoda dhe mënyra që të vazhdojnë ti neglizhojnë dhe të mos merren me zbardhjen e krimit, edhe pse për ta realizuar këtë obligim ligjor e kushtetues, ata janë më të paguarit, me rrogat më të larta që i kanë zyrtarët shtetërore nëpër institucione të Kosovës.

Tani po vazhdon të zbulohet akoma edhe më thellë, ditë e përditë, lidhja e Prokurorisë Speciale me krimin, duke vazhduar mos punën dhe me neglizhimin e qëllimshëm të zgjidhjes së lëndëve që janë grumbulluar. Edhe raporti më i freskët i IKD-së për monitorimin e institucioneve të drejtësisë konstaton se Prokuroria Speciale po vazhdon që të shënon akoma më shumë regres në trajtimin e lëndëve, pavarësisht numrit të njëjtë të prokurorëve që ka pasur edhe në vitin e kaluar. Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan – Byrosë për Çështje të Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Zbatimit të Ligjit, të mërkurën, ka prezantuar raportin: “Performanca e sistemit të drejtësisë në trajtimin e krimeve speciale”, i cili raport paraqet gjetjet nga monitorimi që IKD i ka bërë enkas Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) dhe Departamenteve Speciale.

Analiza e detajuar i referohet performancës së dobët të Prokurorisë Speciale për vitin 2021, e krahasuar dhe vlerësuar në raport me një vit paraprak, vitin 2020. Hulumtuesit e IKD-së kanë listuar të dhëna sipas të cilave gjatë vitit 2021 ka pasur regres të madh në efikasitetin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës në krahasim me vitin paraprak. Kjo pasi që PSRK gjatë vitit 2021 ka zgjidhur më pak lëndë sesa në vitin 2020. Sipas IKD-s, kjo rënie ka rezultuar serioze megjithëse numri i prokurorëve gjatë këtij viti ka qenë i njëjtë dhe nuk ka arsye tjera objektive që arsyetojnë këtë regres përveç papërgjegjësisë së prokurorëve në punën e tyre. Gjatë vitit 2021, prokurorët specialë (në mesatare) nuk kanë arritur të përmbushin normën orientuese në zgjidhjen e lëndëve.

IKD ka evidentuar një rast tepër skandaloz kur një i akuzuar për krim të organizuar nuk ka arritur të gjykohet në mënyrë meritore për faktin e vetëm se, sipas gjykatës, prokurori që kishte ngritur aktakuzën, nuk kishte nxjerrë fare aktvendim për fillimin e hetimeve. Dështimi i Prokurorisë në punën e saj dhe në përgjegjësit që i janë besuar sipas ligjit dhe kushtetutës, kanë reflektuar në mënyrë zingjirore edhe tek gjykatat. Raporti konstaton se edhe Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, njësoj sikurse Prokuroria Speciale ka shënuar regres në efikasitetin e tij gjatë vitit 2021, në krahasim me vitin 2020. Për dallim nga viti 2021, në të cilin kanë qenë të angazhuar 12 gjyqtarë, në vitin 2020 kanë qenë të angazhuar vetëm gjashtë gjyqtarë në këtë Departament. Monitoruesit e IKD-s kanë zbuluar se këta gjashtë gjyqtarë të DS në vitin 2020 kanë zgjedhur më shumë lëndë sesa dymbëdhjetë gjyqtarë në vitin 2021.

Ky regres gjatë vitit 2021 pothuajse ka dyfishuar numrin e lëndëve të pazgjidhura në fund të periudhës raportuese (nga 59 në 101). Prandaj ky është edhe një argument tjetër i pa diskutueshëm dhe i pa kontestueshëm që duhet të përdoret nga institucionet e shtetit, Qeveria, Ministria ne Drejtësisë, Kuvendi e Presidenca, por edhe shoqëria civile, për ti kërkuar KPK-së dhe KGJK-së në mënyrë ultimative për të vepruar dhe pastruar të gjitha hallkat e sistemit një individ që ja bëjnë avokatinë krimit të organizuar, duke “harruar” pse janë emëruar aty dhe për këtë marrin paga të majme nga buxheti i shtetit, në rajon janë zyrtarët, prokurorë e gjyqtarët më të paguar. Shtylla me dobët e funksionimit në Gjykatën Speciale por edhe në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë është ballafaqimi me veprat e krimit të organizuar e korrupsionit, pasi që nga të gjitha aktakuzat e ngritura në rastet e korrupsionit për të cilat është shpallur aktgjykimi, vetëm 12.5% e tyre kanë qenë të suksesshme në gjykatë”.

Notë të dobët ka marr edhe Departamenti Special i Gjykatës së Apelit i cili ndonëse ka një stabilitet të caktuar në punën e tij, në fund të vitit 2020 ashtu edhe në fund të vitit 2021, i kanë mbetur të pazgjidhura nga 5 lëndë. Megjithatë, në vitin 2020 tha se kanë qenë të angazhuar tre gjyqtarë në këtë Departament, ndërkaq në vitin 2021 ky numër është ngritur në gjashtë. Por, rezultati prapë ka qenë i njëjtë. Raporti në fjalë zbulon se ishte i paarsyeshëm avancimi i tre gjyqtarëve shtesë në këtë Departament, sepse duke vepruar në këtë mënyrë, KGJK pa nevojë ka rritur numrin e gjyqtarëve në këtë Departament, duke dobësuar kështu departamentet dhe gjykatat prej nga vijnë gjyqtarët e avancuar.

Se gjykatat dhe prokuroritë nuk e zbatojnë si duhet ligjin në luftë kundër krimit, sipas IKD-së e zbulon e dhëna me rastin e analizimit të aktgjykimeve të nxjerra nga Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ku IKD ka gjetur se në dhjetë prej tyre kishte palë të dëmtuara nga veprat penale dhe të njëjtat nuk janë kompensuar fare me vendim gjykate, me përjashtim të dy rasteve. “Nga këto dhjetë raste, në vetëm dy prej tyre Departamenti Special e ka obliguar të akuzuarin që palës së dëmtuar t’ia kompensojë dëmin e shkaktuar nga kryerja e veprës penale, ndërsa në tetë rastet tjera pala e dëmtuar është udhëzuar në kontest civil. Kështu, në këto raste, palët e dëmtuara janë udhëzuar që realizimin e kërkesës së tyre pasurore juridike ta bëjnë në kontest civil, në vend se gjykata të vendosë vetë në procedurë penale”, thuhet aty.

E kur bëhet fjalë për korrupsion të thellë, sipas analizës së IKD-s del se edhe pse në një anë Ligji për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë mundëson aplikimin e procedurës së verifikimit dhe konfiskimit civil të pasurisë së të pandehurit në rastet kur i pandehuri shpallet fajtor në një procedurë penale, përkundër kësaj mundësie të dobishme ligjore për luftim të kriminalitetit, IKD ka gjetur se gjatë vitit 2021 në asnjë rast nuk është aplikuar kjo procedurë nga ana e Prokurorit të Shtetit. Për aplikimin e këtij Ligji nga ana e Prokurorit të Shtetit, pra, mjafton vetëm shpallja fajtor e të pandehurit nga gjykata, andaj, mungesa e zbatimit të këtij Ligji ndaj personave të shpallur fajtorë flet për një shpërfillje të kompetencave nga Prokurori i Shtetit në këtë fushë”, thuhet në raportin e IKD-se. Pa një luftim serioz dhe detal të krimeve në përgjithësi nga institucioni më kompetent, sikur që është Prokuroria, Kosova nuk do të ketë një perspektivë për të ecur drejt shteteve të BE-së.

Perspektiva evropiane e Kosovës merë rrugë të dukur vetëm atëherë kur në këto institucione punojnë njerëz meritor dhe të pastër para ligjit, të cilët e luftojnë krimin në mënyrë të pamëshirshme, atëherë shpresat për të ecur drejtë shteteve të BE-së do të rriten, në të kundërtën nëse vazhdon si deri më tani Kosova do të ballafaqohet me problemet akute të tanishme dhe perspektiva drejtë BE-së do të jetë e pa perspektivë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".