Pritjes së gjatë nga BE-ja duhet ti vije fundi, është koha e liberalizmit të vizave edhe për Kosovën

Pritjes së gjatë nga BE-ja  duhet ti vije fundi, është koha  e  liberalizmit të vizave edhe për Kosovën
Pritjes së gjatë nga BE-ja  duhet ti vije fundi, është koha  e  liberalizmit të vizave edhe për Kosovën

Muhamet Kelmendi

  • 06 October 2022 - 07:47

Shkruan: ANALISTI: Muhamet Kelmendi

Me agresion rus në Ukrainë dhe me pozitën e rrezikshme të Serbisë në raport me agresionin, duke mos i aprovuar sanksionet e BE kundër Rusisë dhe duke bërë marrëveshje me shtetin rus për unifikim të politikës së jashtme, sikundër edhe duke rrezikuar me luftë Ballkanin Perëndimor, duket se kemi një reflektim nga disa shtete në raport me Kosovën. Këtu buron edhe prognoza për liberalizim të vizave me 13. Tetor!

-Nga gjendja në BE-së duhet të besohet që është koha për liberalizim të vizave edhe për Kosovën. Këtu, natyrisht, çështja është te Franca, Holanda, Spanja e disa shtete, të cilat Kosovën nuk e kanë njohur. 5-a e BE-së është tërësisht kundër. Mirëpo, duke qëndruar nën presionin e RF të Gjermanisë dhe të Austrisë, mendohet se Franca do të jep dritën e gjelbër për liberalizim të vizave.

Ndërsa, fakti se a do të nxirret vendimi tash në tetor, më 13 në Prag të Çekisë, është ende e pa qartë. Kosova i ka përmbushur kushtet për liberalizim tash e disa vite. Mos liberalizimi ka ardhur për shkak të mos suksesit të dialogut me shtetin serb. Pa ndonjë vendim, de-fakto të ndërlidhur nga Franca liberalizimi me dialog. Me agresion rus në Ukrainë dhe me pozitën e rrezikshme të Serbisë në raport me agresionin, duke mos i aprovuar sanksionet e BE kundër Rusisë dhe duke bërë marrëveshje me shtetin rus për unifikim të politikës së jashtme, sikundër edhe duke rrezikuar me luftë Ballkanin Perëndimor, duket se kemi një reflektim nga disa shtete në raport me Kosovën. Këtu buron edhe prognoza për liberalizim të vizave me 13. Tetor! Por, edhe nëse nxirret ky vendim, deri te realizimi kalojnë muaj të tërë pa u zbatuar. Është në praktikën e BE-së një zvarritje e gjatë zbatimit të vendimit të BE-së.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".