Lexoni edhe:
Kosova dhe Serbia vetëm si të barabartë dhe me guxim për të marr vendim në dialogun për njohje dhe normalizim
Shkruan: ANALISTI- Blerim Burjani
Nëse kryhet reforma e thellë kadrovike në gjyqësor, gjë që është e domosdoshme të realizohet, gjasat për një stabilizim dhe ngritje të efikasitetit e profesionalizmit në sistemin e drejtësisë në vend, për çka është tepër e domosdoshme të ndodhë . Pra, me reformën që synohet të realizohet në sistemin ë drejtësisë, duhet të demolohet struktura e sotme e njerëzve të lidhur me politikën si në prokurori edhe në gjyqësor. Ndryshe nuk ka drejtësi të pavarur.
-Përkrahja që po i jepet reformës në sistemin e drejtësisë nga ana e BE-së është shumë pozitive, është një moment ideal për të krijuar dhe ndërtuar një partneritet serioz bashkëpunimi për finalizim të këtij procesi, mes institucioneve të Kosovës dhe BE-së. Dihet mirëfilli se deri më tash ka pasur një lloj rezistence bashkëpunimi në këtë proces nga ana e KGJK-s dhe KPK-s.
Sa i përket qëndrimit të KPK-së dhe KGJK-së lidhur me Vettingun, ata mundë të marrin pjesë në grupin punues, por mundë të mos marrin pjesë fare sepse dhe nuk kanë nevojë të domosdoshme me qenë në grup punues sepse Kuvendi është organ legjislativ dhe vendos vetë për ligjet, pasi që tani më i ka të gatshme edhe komentet dhe udhëzimet nga ana e Komisionit të Venecias. E vërteta është që ndërhyrja eventuale në gjyqësor është e dëmshme, prandaj duhet të kemi një reformë serioze dhe shumë profesionale.
Nëse kryhet reforma e thellë kadrovike në gjyqësor, gjë që është e domosdoshme të realizohet, gjasat për një stabilizim dhe ngritje të efikasitetit e profesionalizmit në sistemin e drejtësisë në vend, për çka është tepër e domosdoshme të ndodhë . Pra, me reformën që synohet të realizohet në sistemin ë drejtësisë, duhet të demolohet struktura e sotme e njerëzve të lidhur me politikën si në prokurori edhe në gjyqësor. Ndryshe nuk ka drejtësi të pavarur. Gjendja po aq e rëndë është edhe në Gjykatën Kushtetuese ku po ashtu duhet të punohet dhe reformohet e profesionalizohet edhe ky institucion.
A do të arrihet ndonjë marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë brenda vitit 2023?Lexoni edhe:
Gjykata Kushtetuese duhet të jetë kryefjala e drejtësisë kosovare, sepse është interpretuese e të gjitha vendimeve që i drejtohen aty nga palët për probleme nga më të ndryshmet. Në gjendjen e tashme, në atë gjykatë është situatë kaotike. Nuk dihet as kush shkruan vendime e as kah ju vijnë ato vendime. Nuk është fakt i pa njohur që kryetarja aktuale e kësaj Gjykate ishte e përzier edhe në idetë e shkëmbimeve territoriale që janë raportuar nga gazetat e Shqipërisë prandaj nuk e meriton atë pozitë. Po ashtu është edhe Rasti i Manastirit të Deçanit ku e njëjta është përfshirë në atë problem, që është një problem skandaloz por deri më tash nuk e ka kërkuar dorëheqjen e saj askush nga politika dhe as nga shoqëria civile.
Reforma me procesin Vetting dhe ristrukturim të sistemit të drejtësisë nuk duhet ta anashkalon as gjykatën Kushtetuese. Pra ligji Vetting është një proces që duhet të realizohet, që duhet ta përfshij gjithë sistemin e nivelit nga më i ulëti e te lartë, deri në Gjykatën Kushtetuese e cila nuk është e pamundshme të reformohet në pikëpamje kadrovike, institucion gardian I mbrojtjes së ligjshmërisë dhe kushtetutës. Pas sinjaleve pozitive nga Bashkimi Evropian dinamika e finalizimit dhe miratimit në Kuvend të ligjit Vetting duhet të përshpejtohet.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".