A do të arrihet ndonjë marrëveshje finale në mes Kosovës dhe Serbisë brenda vitit 2023?

A do të arrihet ndonjë marrëveshje finale në mes  Kosovës dhe Serbisë brenda vitit 2023?
A do të arrihet ndonjë marrëveshje finale në mes  Kosovës dhe Serbisë brenda vitit 2023?

Drizan Shala

  • 17 October 2022 - 07:46

Shkruan: ANALISTI -  Drizan Shala

Bashkësia ndërkombëtar do të bëjë të pa mundurën për të gjetur një zgjedhje optimale për ta duke bazuar në frymën dhe veprimet që i ka marrë deri më tani që palët e konfliktit (Kosovë/Serbi ) të joshen qoftë me investime kapitale ( Serbia ) mbi 10 miliard euro , qoftë liberalizimi i vizave ( Kosovë ) si adut të zbatimit të dy pikave të sipërshënuara.

-Nëse i referohemi dhe bëjmë analizë të veprimeve që kanë ndodhur që nga fillimi i bisedimeve në vitin 2011 e tutje vërehet një forme e një modeli që gjuhen diplomatike njihet edhe si : Bisedimet rreth çështjeve por esesi për problemin. Pra gjatë kësaj periudhe 1 dekadë fokusi primar dhe ai sekondar i bashkësisë ndërkombëtare ka qene që fokusi të mbetet në orbitën e bisedimeve mbi “ çështjet” duke shpresuar që formimi dhe qëndrueshmëria shtetërore e Kosovës të dështojë dhe kështu bashkësia ndërkombëtare (disa shtete të BE-se) të mund të fillojnë një proces të ri duke trajtuar “problemin” që në rastin tonë do të ishte modeli i dy gjermanive ( pra rikthim në një konfederatë specifike Serbi/Kosove). Por bazuar në fakte që nga shpallja e pavarësisë se vendit dhe ndihma kryesore e sponsorit tonë SHBA, Kosova arriti që të marrë mbi 100 njohje nga vendet edhe brenda BE-se , në kohe ku interesat e ndryshëm kanë gërshetuar me politikat e atyre shteteve që kanë sponsorizuar pavarësisë.

Situata aktuale është tejet e pa qartë në formën dhe mënyrën e vepruarit qoftë nga bashkësia ndërkombëtare si dhe qeveris aktuale të Kosovës , sepse nuk do të këtë ndryshime para që Kosova të marrë veprime në lidhje më dy çështje jetike të cilat Serbia ka ditur mirë ti parashtroje përgjatë gjithë procesit të dialogut siç janë :

Asociacioni i Komunave Serbe-ASK ( ku sipas informacioneve të mija brenda zyrës se Kryeministrit , ekipa e cila është duke trajtuar këtë pikë që në afatin sa më të shpejt të dalin më një draft propozim mbi këtë çështje si kërkesë eksplicite e sekretarit amerikan, mund të themi që ekipa e “ekspertëve” ( emrat e njohur për mua ) që janë duke trajtuar këtë segment janë vetëm e njohuri modeste dhe që rezultati mbi këtë draft le të mbetet për të analizuar).

Vendimi i Gjykatës Kushtetues për Manastirin e Deçanit ( bazuar në informacionet e fundit kreu i manastirit të Deçanit , e ka refuzuar dhe nuk e ka pranuar që të takohet me Kryeministrin e vendit edhe pas insistimit të ti të fundit që të arri një zgjedhje e cila e tejkalon zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për Manastirin ).

Situata është në stazin e asaj që qeveria duhet të kërkojë një unitet brenda subjekteve politike shqiptare që janë të përfaqësuar në kuvend por edhe jashtë tyre duke marr mbështetjen adekuate ndaj presionit që do të ballafaqohet në fillim vitin 2023. Bashkësia ndërkombëtar do të bëjë të pa mundurën për të gjetur një zgjedhje optimale për ta duke bazuar në frymën dhe veprimet që i ka marrë deri më tani që palët e konfliktit (Kosovë/Serbi ) të joshen qoftë me investime kapitale ( Serbia ) mbi 10 miliard euro , qoftë liberalizimi i vizave ( Kosovë ) si adut të zbatimit të dy pikave të sipërshënuara.Mos të harrojmë një fakt interesant në këtë mese është nëse vije momenti që të zbatohet ASK-ja do të duhej që në sistemin e brendshëm juridik të ndryshohen disa ligje të cilat janë :

Ligji për administrimin e pushteti lokal

Ligjin për financa publike

Ligji për Arsim

Ligji për Shëndetësi

Ligji për Urbanizëm dhe Planifikim hapësinorë

Pra nëse analizohen gjitha këto ndryshime që do të ndodhin atëherë mund të nënkuptohet që ASK-ja ka elemente të brendshme të cilat e atakojnë sistemin politik/juridik të vendit me tendencë të cenimit të kushtetushmeris. Por në gjithë këtë mese dhe presion diplomatik për gjetjen e një zgjedhje përfundimtare në mese Kosovës dhe Serbisë , Kosova ( Qeveria ) duhet që një teme të jete në tavolinë para që të fillojë jetësimi i ASK-se apo Vendimin i Kushtetuese dhe ajo është :

Statusi i personave të pagjetur në luftën e fundit ( sepse ka tendencë nga bashkësia ndërkombëtare që kur të vihet kjo në tavolinë të bisedimeve mos të trajtohet në kontekstin e statusi i personave të pagjetur pra duke tentuar ta largojnë në një forme apo tjetrën pjesën e luftës si element kryesor ) . Nëse një veprim i tillë do të ndodh atëherë mund të themi që do të dëmtohet statusi shtetëror i Kosovës sepse kjo kategori nuk është çështje teknik siç po potencon Beogradi dhe Brukseli por këtu kemi bëjmë më çështje ( Politike, Ligjore dhe Penale ).

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".