Kosova dhe Serbia vetëm si të  barabartë dhe  me guxim për të marr vendim në dialogun për njohje dhe normalizim

Kosova dhe Serbia vetëm si të  barabartë dhe  me guxim për të marr vendim në dialogun për njohje dhe normalizim
Kosova dhe Serbia vetëm si të  barabartë dhe  me guxim për të marr vendim në dialogun për njohje dhe normalizim

Blerim Burjani

  • 17 October 2022 - 16:16

Shkruan:ANALISTI- Blerim Burjani

 

Serbia është sjell shumë keq deri më tani, ka refuzuar ta trajtoj Kosovën si palë të barabartë me vetën. Nuk ka pranuar  të respektoj marrëveshjet dhe ka punuar tërë kohën në mënyrë jo konstuktive për të kërkuar  tërheqjen e njohjeve të Kosovës nga shtete të ndryshme. Pra Serbia ka treguar armiqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës përgjatë gjithë fazës së  dialogut.

 

 

Palët e përfshira në dialog për arritjen e marrëveshjes finale, me ekipet e tyre, si ajo e Kosovës edhe e Serbisë, duhet të jenë shumë  serioze e jo destruktive në të gjitha fazat dhe temat e dialogut.  Përfaqësuesit e  të dy shteteve në bisedime duhet të jenë seriozisht dhe sinqerisht të  interesuar për zgjidhje edhe në momente të vështira. Duhet të tregohen të guximshëm për të nxjerr një marrëveshje fitimprurëse të interesit të stabilitetit dhe prosperitetit ndërshtetëror dhe paqes rajonale. Pra nuk duhet të ketë sjellje të pa përgjegjshme që e rrezikojnë këtë nismë serioze me mbështetje dhe ndërmjetësim ndërkombëtar. Nuk duhet sjellë  me papërgjegjësi  dhe mos respekt për njëri tjetrin. Palët në tavolinë të dialogut duhet të  ndihen të barabartë dh të kujdesshëm, të mos e rrezikojnë paqen dhe marrëveshjet e deritashme. Serbia është sjell shumë keq deri më tani, ka refuzuar ta trajtoj Kosovën si palë të barabartë me vetën. Nuk ka pranuar  të respektoj marrëveshjet dhe ka punuar tërë kohën në mënyrë jo konstuktive për të kërkuar  tërheqjen e njohjeve të  Kosovës nga shtete të ndryshme. Pra Serbia ka treguar armiqësinë e vazhdueshme ndaj Kosovës përgjatë gjithë fazës së  dialogut.  Kjo ka rrënuar sensin normal për marrëveshje, e ka stimuluar në tërësi konfliktin dhe vazhdimin e konfliktit. Serbia është toleruar jashtë formatit diplomatik dhe serioz të sjelljes.

 

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".