Serbia nuk mundë të amnistohet, ka bërë gjenocid në Kosovë dhe duhet të përgjigjet- ndëshkohet

Serbia nuk mundë të amnistohet, ka bërë gjenocid në Kosovë dhe duhet të përgjigjet- ndëshkohet
Serbia nuk mundë të amnistohet, ka bërë gjenocid në Kosovë dhe duhet të përgjigjet- ndëshkohet

Muhamet Kelmendi

  • 15 November 2022 - 08:49

Shkruan: ANALISTI - Muhamet Kelmendi

E dhëna se tash mund të shqyrtohen lëndët edhe në mungesë është gjë shumë pozitive. Kosovës i duhet një pasqyrim i dhunës gjenocidiale të bërë. Me gjykimet e tilla dalin në dritë masat e krimit kolektiv dhe individual, si dhe vërtetohen krimet, planet raciste të shtetit serb në Kosovë.

Intensiteti i dhunës gjenocidiale pa një plan të shtetit nuk mund të ekzistoj.

Dështimet në kualifikimin e krimit serb në Kosovë, duke mos i vlerësuar në gjenocid, si dhe mos dhënia e përgjegjësisë nga ana e kriminelëve serb dhe të shtetit, ka treguar një qëllim shumë të keq të UNMIK-ut dhe të vetë EULEX-it. Dhuna e bërë në Kosovë kundër popullit shqiptar ka vetëm një kualifikim, atë të gjenocidit. Ky fakt del nga forma, intensiteti, mënyra dhe gjerësia e krimit të kryer kundër shqiptarëve. U vranë, u dogjën dhe u masakruan mbi 13 mijë civil shqiptar. Rreth 1500 fëmijë u masakruan. Mbi 20 mijë femra dhe meshkuj shqiptarë u përdhunuan. Mbi 1 milion shqiptar u detyruan ta lëshojnë Kosovën brenda një periudhe prej disa muajve. U bënë dëme materiale në miliarda, sepse mbi 150 mijë objekte shoqërore, shtëpi e dyqane,objekte fetare etj, u shkatërruan. Mbetën 1600 veta të masakruar nëpër varret masive në Serbi.

E dhëna se tash mund të shqyrtohen lëndët edhe në mungesë është gjë shumë pozitive. Kosovës i duhet një pasqyrim i dhunës gjenocidiale të bërë. Me gjykimet e tilla dalin në dritë masat e krimit kolektiv dhe individual, si dhe vërtetohen krimet, planet raciste të shtetit serb në Kosovë. Intensiteti i dhunës gjenocidiale pa një plan të shtetit nuk mund të ekzistoj. Masat shfarosëse, vrasjet dhe djegiet, dëbimet masovike, duke përdhunuar e dhunuar shqiptar, është gjë që tregon qartë për gjenocid shtetëror. Shteti bëri plan zhdukës dhe me një makineri të përgatitur bëri dhunë gjenocidiale mbi masa. Shkencërisht nuk ka mundësi që dhuna e krimi i intenzitetit të tillë të bërë të realizohet pa plan racist serb për zhdukjen e popullit shqiptar në Kosovë. Kjo donë pasqyrim.

Me procedurat gjyqësore në mungesë, sepse kriminelët gjinden në Serbi dhe shteti serb nuk po bashkëpunon, i duhen Kosovës për zbutjen e vuajtjeve psikike dhe morale. Kështu dihen kriminelët. Dëshmitarët shfrytëzohen sa janë në jetë për dëshmi. Përkufizohet gjenocidi dhe del qartë plani serbomadh për zhdukjen e kësaj pjese të kombit shqiptar nga Serbia. Zvarritjet e bëra kanë qenë të rënda. Nga UNMIK dhe EULEX u mohua gjenocidi serbomadh. U morën në përgjegjësi më shumë shqiptar se serbë, si dhe pa fakte u dënuan. Shumë pak, ose fare nuk u hapen procedura kundër kriminelëve gjenocidial serbë. Në Serbi u dha një përgjegjësi qesharake. U dënuan disa veta me dënime të ulëta dhe të tjerët u dekoruan me pozita të shtetit dhe me ndihma financiare. Shteti kështu tregoj dhe po del qartë se nuk ka pësuar ndryshim. Serbia udhëhiqet nga bashkëpunëtorët e kriminelit Millosheviq, nga Vuçiq, Daçiq, Vulin etj., e që në fakt e kanë vendin në burg, sepse ishin pjesë e makinerisë gjenocidiale në Kosovë.

Vuçiq ishte ministër në qeverinë e kriminelit Millosheviq. Daçiq ishte zëdhënës i Milloshevicit. Vulin ishte kriminel.

Të tre janë përgjegjës për gjenocid në Kosovë. Me dënimet që do të bëhen në mungesë pasqyrohet gjenocidi konkretisht. Kjo i jep fuqi vendit dhe masat çlirohen. Kosovës i duhet një pasqyrim real i gjenocidit. Me procedura dhe dënime të tilla ecet para. Me këtë krijohet baza juridike edhe për gjykime civile në fushën e dëmit material dhe moral. Këtu kemi dëme të larta. Mendohet në shumë deri në 30 miliardë euro. Marrë së bashku, gjykimet e tilla, janë pozitive. Ato i çlirojnë familjet nga vuajtja dhe tregojnë se shteti nuk i harron. Kështu epet edhe baza për dëme material dhe moral në vend.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".