Të gjithë së bashku kundër Qeverisë Kurti për ta rrëzuar, këta opozitar të korruptuar dorë e zgjatur e krimit të organizuar

Të gjithë së bashku kundër Qeverisë Kurti për ta rrëzuar, këta opozitar të korruptuar dorë e zgjatur e krimit të organizuar

Hajrullah Tërnava

  • 14 November 2022 - 07:46

Shkruan: Hajrullah Tërnava

Qeverisja e LVV në krye me Albin Kurtin qe një vit e gjysmë në pushtet, mandatin e mori me zotimin për luftimin e krimit, atyre të këqijave që iu kanë bërë këtij shteti, qysh nga çlirimi e këndej nga opozita që dikur ishte pozitë. Kjo opozitë që ishte në pushtet për dy dekada në mandatin e kaluar është e frikësuar nga angazhimi serioz i kësaj qeverie për luftimin e krimit në përgjithësi, deri në spastrimin e plotë të Kosovës nga mbeturinat kriminale në të gjitha nivelet, nga ato qendrore deri në më të ulëtat lokale.

- Opozita e frikësuar me këto veprime të Kurtit, tani janë bashkuar të gjithë së bashku dhe në mënyrë të pamëshirshme po mundohen me i gjet gabime, prandaj edhe janë gjithnjë në ofensivë për të kundërshtuar gjithçka që ndërmerr dhe vepron kjo qeveri, por elektorati po i përcjell këto ndodhi, dhe nëse shkohet në zgjedhje të parakohshme, prapë se prapë sondazhet po e qesin si fituese LVV-në. Gjithsesi sulmet e opozitës ndaj kësaj qeverie janë të nxituara, të pa matura dhe të motivuara për përfitim të shpejtë elektoral nga situata.

Reagimet tashme të opozitës kosovare cila është duke e kundërshtuar mazhorancën në pushet, në të gjitha thirrjet për tu bashkuar dhe koordinuar në ballafaqim me situatën dhe përballjen me dialogun i cili ka ardhur në fazën kritike, politike e diplomatike, madje duke u kushtëzuar me vendimet dhe marrëveshjet të cilat opozitarët e tashëm sa ishin në pushtet, në mandatin e kaluar, vetë i kanë nënshkruar por i kanë zvarritur ato dhe nuk i kanë zbatuar, po e rrezikojnë seriozisht interesin e shtetit, sepse qëllimi i opozitës është marrja me çdo kusht e pushtetit.

Me këto veprime të deritashme po vihen në pikëpyetje dhe rrezik serioz interesat politike e strategjike të shtetit. Vetë mënyra e angazhimit të opozitës për çdo imtësi që po mundohet ta devalvon qeverisjen e Kurtit, ato të bëra do ti kthehen me një bumerang opozitës nëse shkohet parakohshëm në zgjedhje, sepse elektorati është ai i cili vendos për votën se kujt do ia jep, dhe elektorati është i irrituar në sjelljet e opozitës, prandaj me këtë mënyrë të angazhimit të saj, opozita po shkakton edhe më shume irritime, sepse ende për asnjë rast nuk ka dëshmi se kjo qeveri është duke e keqpërdor pushtetin si qëllim të pasurimit të tyre, sikur që bënin qeveritë e mëparshme.

Ata vetëm duke abuzuar janë pasuruar brenda natës, dhe nga skamnorët e skajshëm që ishin, ish qeveritarët tani janë multi-milionerë, prandaj ligji i Vettingut si dhe ligji i konfiskimit të pasurive të pajustifikuara që priten të miratohen dhe të jetësohen, po shqetësojnë dhe tmerrojnë këta politikan të korruptuar që shumë shpejtë do ti kenë dosjet e mbushura për tu hetuar Kjo është arsyeja pse opozita po bënë çmos që ta rrëxoj këtë qeveri.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".